Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tuneli në det, qeveria në zjarr

Nga: Klodian Tomorri

Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar kompaninë koncesionare SGS që të transferojë në pronësi të shtetit Qendrat e Kontrollit Teknik të mjeteve, si dhe të gjitha asetet e tjera të koncesionit për kolaudimin e makinave.

Në të njëjtën shkresë urdhërohet Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, që të marrë në pronësi asetet e koncesionarit brenda datës 31 dhjetor të këtij viti për shkak të përfundimit të kontratës.

Por rikthimi i aseteve në shtet, është vetëm fillimi i një afere tjetër të çmendur. Nën petkun e liberalizimit, kolaudimi i automjeteve do të jepet sërish me koncesion, por me një faturë të dyfishtë për qytetarët.

Sipas skemës së përgatitur nga qeveria, shërbimi i Kontrollit Teknik të automjeteve do të ndahet në dy procese. Procesi i parë është ai kontrollit Teknik, që aktualisht kryhet nga kompania SGS. Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, kolaudimi i automjeteve do të kryhet nga disa kompani njëherësh, që do të licencohen për këtë qëllim duke dhënë kështu idenë e liberalizimit të tregut.

Por të gjitha këto kompani apo servise që do të licensohen për të bërë kolaudimin e makinave, do mbikqyren nga një koncesion monopol. Në relacionin e buxhetit të vitit 2021, qeveria ka zbuluar se kompania, e cila do të marrë monopolin e mbikqyrjes së infrastrukturës dhe bazës së të dhënave të privatëve që do të bëjnë kolaudimin, do të paguhet plot 200 milionë dollarë. Ende nuk eshte e qarte nese keto para do te paguhen nga buxheti apo permes tarifave, por me shume gjasa ka kjo e dyta.

Pra skema e qeverisë i ngarkon qytetarët me pagesë dyfishe për kolaudimin e makinave. Së pari, kur të bëjnë kolaudimin e makinave do të paguajnë tarifë tek kompanitë private njësoj si sot. Por veç tarifës së kolaudimit, do te paguhen edhe miliarda lekë të tjera për kompaninë koncesionare, e cila do të mbikqyre kompanitë e kolaudimit.

I gjithë ky projekt është një marrëzi e mirëfilltë ekonomike. Për ta ilustruar këtë mjafton vetëm një fakt i thjeshtë. Vetëm fatura 200 milionë dollarë, që do të paguhet për koncesionarin e mbikqyrjes së kolaudimit është më e madhe se sa e gjithë fatura që qytetarët kanë paguar në 10 vjet për koncesionin ekzistues të SGS-së. Nëse shtohet edhe fatura që qytetarët do të paguajnë përmes tarifës tek kompanitë e kolaudimit pas 1 janarit, atëherë shërbimi i kontrollit Teknik të mjeteve në dhjetë vitet e ardhshme do të kushtojë të paktën 2 herë më shumë nga sa kushton tani.

Nga ana tjetër urdhri i Ministrisë së Infrastrukturës, që detyron Drejtorinë e Shërbimit të Transportit të marrë në pronësinë e shtetit asetet e koncesionit ekzistues deri në datën 31 dhjetor të këtij vitit, sinjalizon se koncesioni i ri mund të jepet përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky është një koncesion, pa asnjë llogjikë ekonomike dhe financiare i shpikur vetëm për të zhvatur qytetarët. Si i tillë, ky projekt duhet penguar me çdo kusht dhe me çdo formë.

Koncesioni ekzistues i kolaudimit u dha si monopol dhjetë vjeçar tek kompania SGS, me argumentin se kompania private do të investonte 8 milionë euro për të ngritur qendrat e kontrollit teknik të mjeteve.

Tashmë Shqipëria ka 13 qendra moderne për kontrollin Teknik të mjeteve, në çdo rajon. Dhënia e një monopoli të ri pa kryer asnjë investim dhe me faturë dyfishe për qytetarët nuk ka asnjë shpjegim racional apo logjikë ekonomike, përveçse atë të aferës përpara zgjedhjeve.

Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve mund të liberalizohet, por mbikqyrja duhet të mbetet shërbim shtetëror. Ky është një shërbim që fare mirë mund ta kryejë edhe vetë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, pa patur nevojë që qytetaret te paguajne 200 milionë dollarë.

Tags: klodian tomorrikolaudimQeveria

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Rama: Italia na mbështet për hyrjen në BE! Mbyllja e kufijve, sfidë e vërtetë

Rama: Italia na mbështet për hyrjen në BE! Mbyllja e kufijve, sfidë e vërtetë

Zyrtare/BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

Zyrtare/BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

“Janë shumë hapa pas”/ Vasilit nuk i del inati, sulmon ndërkombëtarët

"Rriten 64% vdekjet nga COVID-i”, Vasili nxjerr prapaskenat







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

by mirseda
19:44 | 10/03/2026
0

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për...

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com