Dikur, Enca dhe Çiljeta ishin mikesha të ngushta. Ato shoqëroheshin shpesh me njëra-tjetrën, edhe për faktin që të dyja ishin pjesë e grupit OTR.
Por siç duket, pas largimit të Encës nga grupi, shoqëria mes dy këngëtareve është prishur.
E ftuar në emisionin “Mirage”, Çiljeta është pyetur kë zgjedh midis Encës dhe Oriolës.
Përgjigjja e këngëtares ishte e prerë: “Oriola”, duke mos e diskutuar më shumë zgjedhjen e saj.