Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Cilën PD po vr*t Sali Berisha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Turizmi po falimenton”, Berisha paralajmëron Ramën: Në shtator do marrë përgjigjen e merituar

Nga: Mero Baze

Historia e “demokrates së orëve të fundit” që u jep zemër opozitarëve të Berishës të qëllojnë mbi zyrtarët e shtetit ka marrë përmasa tragjikomike. Disa ditë më parë kjo zyrtare deklaroi se nëse demokratët do të vepronin si ai qytetari që qëlloi mbi zyrtarin e IKMT, situata do të ishte ndryshe.

Ana komike e problemit është se në vitin 2013-2014, kjo zonja ka qenë socialiste, kurse viktima, që sot është inspektor në IKMT, ka qenë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në Berat.

Në vitin 2022, kjo socialiste pasi kaloi, “hu më hu” siç thotë populli, ka ngecur tek Berisha, ndërsa ky demokrati i vjetër ka mbetur inspektor i IKMT dhe tani është nën kërcënimin të vritet nga parti e Berishës.

Polica e ka thirrur sot këtë zyrtare të jap shpjegime dhe duket se ajo po përpiqet ti zbut deklaratën duke e shpjeguar si metaforë shprehjen e saj, ndërsa demokrati i plagosur, është ende në gjendje të rëndë.

E gjithë kjo ngjarje tregon realisht se çfarë përfaqëson sot Sali Berisha dhe pse ka mbledhur gjithë llumin e Shqipërisë pas vetes, për të poshtëruar demokratët shqiptarë.

Ekipi më i afërt i Sali Berishës janë sot një grumbull sharlatanësh, mitomanësh, dhe në shumicë të dukshme të çmendur ose histerikë si kjo zonja, të cilët janë aty jo se janë demokratë apo opozitarë të vjetër, por se janë të gatshëm të mos kenë turp për të qenë me Sali Berishën. Në grumbullin e tij rreth “Foltores” ai ka thirrur skalione të tilla pikërisht për të poshtëruar dhe nënshtruar demokratët, për tu treguar atyre që ai nuk ka nevojë për rregulla loje apo njerëz që ndjekin karrierë në PD, por për njerëz që janë gati të vdesin për të.

Po të kishte rregulla karriere në PD, ai inspektori i plagosur i IKMT, që është demokrat i vjetër, mund të ishte sot në vend të kësaj histerikes që bën thirrje për vrasje. Në fakt ai është në gjendje të rënd në spital, kur se zonja në fjalë, përdridhet para policëve për ti shpëtuar ndjekjes penale.

Kjo flet shumë se kush është rrethi i njerëzve që mbështesin Sali Berishën, dhe akoma më shumë tregon se pse ka mbetur rrugëve fati i çdo demokrati shqiptar, të cilët tani në shumicë janë më të rrezikuar nga Sali Berisha se sa nga mosha apo ndonjë sëmundje. Rasti në fjalë tregon se cilën PD po vret Sali Berisha, dhe për kë po bën thirrje të qëllohet me armë.

Tags: Berishamero bazePD

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel? Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel? Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

Paralajmërime për krizë energjetike në sezonin e dimrit, vazhdojnë kufizimet në Kosovë

Paralajmërime për krizë energjetike në sezonin e dimrit, vazhdojnë kufizimet në Kosovë

Sezoni turistik, suksesi dhe debati

Sezoni turistik, suksesi dhe debati







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

by mirseda
21:27 | 28/02/2026
0

Protesta e opozitës ka përshkallëzuar. Gjatë marshimit të protestuesve, janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së...

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

20:36 | 28/02/2026
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

20:32 | 28/02/2026
Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë

Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë

20:17 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com