Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Nga: Andi Bushati

Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij për të kuptuar se gjendja e mediave në Shqipëri është katastrofike. Konsumatorët gjithnjë me të zhgënjyer të saj nuk kanë nevojë për ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit që të çuditen me faktin se kemi humbur 20 vende në klasifikimin botëror, se jemi renditur të fundit në rajon, madje as për të mësuar se, në ato gjysëm demokraci ku ndodh që qeveritë të ndryshohen, hapsira për gazetarët bëhet automatikisht më e madhe.

Njërëzve që reken të mendojnë u mjafton të shohin me sy atë që mediat e mëdha, të shndëruara në megafonë të pushtetit, trasmetojnë përditë. Ata dinë ta dallojnë fallcitetin e një kryebashkiaku që shfaqet non stop në ekrane duke mbjellë pemë, ndonëse qyteti i tij po betonohet frikshëm. Ata janë mësuar ti lexojnë heshtjet e turpshme, që pason dhënien e çdo koncesioni të madh, apo të çdo lejeje ndërtimi në qendër. Ata janë të ndërgjegjshëm se si po bien liçensat televizive, njëra pas tjetrës, në dorë të oligarkëve dhe si po involvohet drejtpërdrejt shefi i qeverisë me emërimet e drejtorëve të informacionit. Ata arrijnë ta kuptojnë se pse gazetarët qëndrojnë si pula para Ramës, kur ai dërgon për “riedukim” kolegen e tyre, që i bën një pyetje më shqetësuese sesa duhet.

Pra, në këtë kuptim, as raporti i sivjetëm i organizatës prestigjoze “Reporters sans frontieres”, që kryen prej 20 vjetësh klasifikimin e lirisë së medave në afro 200 shtetet të botës, nuk përbën një lajm surprizë.

I tillë është në fakt qëndrimi i kryeministrit Rama. Po të lexosh reagimin që ai bëri menjëherë pas publikimit të të dhënave nga “Reporterët…”, kupton gjithçka. Rama jo vetëm nuk pranon asgjë, por në të kundërt e paraqet situatën përmbys. Sipas tij këtu jo vetëm nuk kemi të bëjmë me mungesë lirie, por ekziton një liri aq e madhe, sa është kthyer në një të keqe të pakontrollueshme.

Natyrisht këtu nuk është vendi të merresh me sofizmat e kryeministrit. Eshtë e kotë të biesh në grackën e tij për të shpjeguar se edhe shpërdorimi i lirisë, përhapja e lajmeve të rreme, mbipopullimi me media që sa më shumë financohen, aq me alergji kanë për faktet, janë efete të mjedisi me liri të cunguar. Thelbi është tjetër kund. Eshtë tek këmbëngulja e Edi Ramës, për të anashkaluar, shpërfillur, injoruar apo tallur një tjetër raport të rëndësishëm të njohur botërisht. Ai po sillet edhe me klasifikimin e “Reporterëve pa kufij”, njësoj sikurse bëri me gjetjet e fundit të Departamentit të Shetetit, që fliste për një korrupsion kapilar në të gjitha hallkat e qeverisë. Ai po përdor të njëjtin standart sikurse bënte dikur me 15 kushtet për hapjen e negociatave nga BE, apo me të gjitha shkrimet kritike që mediat prestigjoze botërore kanë bërë gjatë qeverisjes së tij.

Dhe ky mohim këmbëngulës e ka një domethënie. Ai nuk vjen as nga budallallëku, as nga symbylltësia inatçore. Sepse Rama nuk është i pafatë, por thjeshtë manipulator. Ai e di se e kontrollon sistemin propogandistik që ushqen dhe menaxhon vetë deri në atë pikë sa statusit të tij në Twitter ti bëhet më tepër jehonë sesa një raporti ndërkombëtar.

Shembull ilustrues për këtë është një ngjarje e ndodhur vetëm pak kohë më parë, kur në Shqipëri erdhën, njëra pas tjetrës, edhe ish kancelarja Merkel edhe presidentja e BE-së, Ursula Von der Leyen. Të dyja me të njëtat tone e bënë të qartë se Europa nuk e përkrahte idenë e “Ballkanit të hapur” në dëm të nismës së procesit të Berlinit. Nuk kaloi shumë kohë dhe një nga ekrantet tona prezantoi rezultatet e një prej sondazheve mw serioze në vend. Konkluzioni i tij qe se shumica e shqiptarëve mendojnë se “Open Balkan” ka mbështetjen e plotë të BE-së.

Ky pra është efekti i shtrëmbërimit të realitetit ku propaganda e atij që kontrollon aparatin e informacionit mbyt dhe zërin e kancelares gjermane apo shefes së komisionit europian.

Me të njëjtin stil, tashmë të shndërruar në art, Rama u rek të vrasë sot me një Twitter, rokullisjen skandaloze të lirisë se mediave që çertifikuan Reporterët pa kufij. Në pamje të parë kjo mund të jetë një gjellë e mirë për për shumicën e mendjeve përtace. Por, për këdo që do ta vërë trurin sadopak në punë, postimi i shefit të qeverisë është një autogol, që e bën më të besueshëm klasifikimin që na rendiste të fundit në rajon. Sepse në çdo vend ky kryeministri mendon se mund të mbysë me një cicërimë gjetejet e një organizate prestigjoize ndërkombëtare, hapsira e informimit të lirë ka vdekur. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIramareporteret pa kufij

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Rusia ndalon hyrjen e 63 shtetasve japonezë, përfshirë kryeministrin

Rusia ndalon hyrjen e 63 shtetasve japonezë, përfshirë kryeministrin

Paga maksimale rritet në 141.1 mijë lekë, sa do të paguhet më shumë

Paga maksimale rritet në 141.1 mijë lekë, sa do të paguhet më shumë

Rriten ndjeshëm temperaturat, ja si parashikohet moti për sot

Rriten ndjeshëm temperaturat, ja si parashikohet moti për sot







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent
Aktualitet

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

by mirseda
19:35 | 11/11/2025
0

Besar Bajraktaraj: Pranë spitalit janë familjarë të të plagosurit dhe jo të viktimës. I plagosuri nuk rezulton...

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

19:21 | 11/11/2025
Shembet ura në Kinë, shikoni pamjet dramatike

Shembet ura në Kinë, shikoni pamjet dramatike

18:58 | 11/11/2025
E shkrumbuar plotësisht, publikohet fotoja e makinës së djegur në Krujë

E shkrumbuar plotësisht, publikohet fotoja e makinës së djegur në Krujë

18:33 | 11/11/2025
Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

17:45 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com