Real Madrid është duke kaluar një formë mjaft të dobët në këtë fillim sezoni, pasi është 10 pikë më pak në LaLiga, se kryesuesit e Barcelonës, po ashtu ka humbur edhe vendin e parë në grupin në Champions League. Sonte “los blancos” do të jetë përballë APOEL-it në Qipro për të siguruar biletën për të kaluar fazën e grupeve. Formacioni i Zidane edhe pse është duke kaluar një formë të dobët në kampionat, në Champions ka qenë më konkret dhe ka arritur të shënojë më shumë. Tottenham që është koka e grupit do të udhëtojë drejt Gjermanisë për tu përballur me Dortmund. Anglezët vijnë nga një formë jo e mirë, pasi u mposhtën në derbi nga Arsenal, por edhe Dortmund është në një krizë rezultatesh që vazhdon prej disa javësh. Në rast se Tottenham arrin të triumfojë ne “Signal Iduna Park”, atëherë do të konfirmohet si kokë grupi.
Napoli i Sarrit do të luaj shansin e fundit sonte në “San Paolo”, përballë Shakhtar Donetsk, në rast gabimi atëherë ata do ta shohin jashtë Champions League veten. Në rast fitoreje të napolitanëve duhet të shpresojnë që në ndeshjen e fundit që ka Shaktari, përballë Manchester City të mposhtet nga këta të fundit, atëherë skenari i këtyre do të vihej në jetë. Ndërsa ekipi i Guardiolas do të presë në “Etihad Stadium” Feyenoordin e vendit të fundit, që deri tani nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë. Një ndeshje e lehtë për “cityzen” që nuk e diskutojnë fitoren, duke parë edhe formën e mirë që janë duke kaluar këtë sezon.
Në grupin G gara është mjaft e nxehtë, pasi janë tre ekipe që luftojnë për të marrë vendin e dytë. Monaco do të presë në “Stade Louis II”, gjermanët e Leipzig, ku do të kërkojnë fitoren me çdo kusht. Por nuk varet gjithçka nga fitorja e ekipit të principatës, por ata do të shpresojnë që edhe Besiktas të mos humbasë në përballjen me Porton në orën 18:00 dhe gjithçka të vendoset në ndeshjen e undit që do ti vërë përballë portugezëve.
Në grupin E do të kemi një superpërballje mes dy vendeve të para, Sevilla do të presë në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán”, Liverpoolin e vendi të parë që vjen nga një fitore mjaft e bukur në kampionat. Cilido që të jetë rezultati i kësaj përballje, do të ketë një luftë të hapur për vendin e dytë, në rast së Spartaku i Moskës do të arrijë të mposhtë Mariborin në sfidën e orës 18:00. Pasi rusët qëndrojnë ë vendin e tretë me pesë pikë, dy më pak se Sevilla dhe tre më pak se Liverpool. TIRANA TODAY