Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë rreziqesh sjell për NATO-n, marrëveshja Turqi-Rusi për sistemin anti-raketor

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Çfarë rreziqesh sjell për NATO-n, marrëveshja Turqi-Rusi për sistemin anti-raketor

Nga Jonathan Marcus, “BBC”

SHBA dhe Turqia – një nga aleatët kryesore të NATO-s në Uashington – duket se janë në një kurs përplasjeje mes tyre këtë verë. Turqia këmbëngul se do të blejë një sistem të avancuar rus të mbrojtjes ajrore, S-400. Raketat e para dhe radarët e lidhur me to, mund të fillojnë të dorëzohen që në muajin korrik.

SHBA-ja po i kërkon Ankarasë ta rishqyrtojë këtë vendim, dhe paralajmëron që nëse ecet përpara me këtë marrëveshje, atëherë Turqia do të përjashtohet nga programi i avionit të avancuar luftarak amerikan F-35, që do të forcojë shumë forcat ajrore të NATO-s gjatë dekadës së ardhshme.

Pra, kjo është një mosmarrëveshje, që ka brenda dimensionet e sigurisë, strategjike dhe industriale. Ajo ngre pikëpyetje rreth besueshmërisë së Turqisë, si një partnere e NATO-s dhe kursit diplomatik që ajo po ndjek kohët e fundit. Dhe duke pasur parasysh vendndodhjen e saj gjeografike në krahun jugor të aleancës – për të mos përmendur rolin e saj në krizën siriane – Turqia nuk është një vend që NATO mund t’ia kthejë shpinën.

Shqetësimet e Uashingtonit, rreth blerjes nga Turqia të sistemit rus S-400, rrjedhin nga konsideratat praktike dhe ato të sigurisë. S-400, është një emër i përgjithshëm për një sërë sistemesh të mbrojtjes ajrore, të konfiguruara në mënyra disi të ndryshme. Por çfarëdolloj versioni që do të blejë Turqia, fakt është se sistemi rus nuk mund të përfshihet lehtësisht në sistemin më të gjerë të mbrojtjes ajrore të NATO-s në rajon.

Kjo ka rëndësi për shkak se mbrojtja ajrore – dhe këtu po flitet për mbrojtjen si ndaj avionëve me raketa, ashtu edhe raketave balistike – përbëhet nga një shumëllojshmëri radarësh dhe raketash, secili i përshtatur për trajtimin e llojeve të veçanta të kërcënimeve në lartësi të caktuara.

Pra, e tëra është më shumë se vetëm shuma e pjesëve të veçanta. Hiqni një element thelbësor nga sistemi në tërësi, duke këmbëngulur për një sistem të pavarur, dhe mbrojtja e përgjithshme dobësohet. Rusia prodhon sisteme mbrojtjeje ajrore shumë të mira.

Por instalimi i një sistemi të ri tek një anëtare e NATO-s si Turqia, do të kërkojë trajnues rusë dhe mbështetje në terren, dhe kjo ngre të gjitha llojet e shqetësimeve mbi sigurinë. Çfarë tjetër mund të mësojnë rusët, ndërsa do të ndihmojnë turqit në instalimin dhe kalibrimin e këtyre armëve?

Dhe kjo është veçanërisht shqetësuese për amerikanët, pasi Turqia po planifikon të përdorë avionët e avancuar F-35 të ndërtuar nga SHBA-ja. Në fakt, 2 avionët e parë tashmë kanë mbërritur në Turqi, dhe pilotët turq janë trajnuar tashmë për përdorimin e tyre.

SHBA-ja frikësohet se një prani e rusëve, dhe përfshirja e tyre në mbrojtjen ajrore të Turqisë,

që vepron së bashku me F-35, mund t’i japë mundësi Moskës të grumbullojë të gjitha llojet e informacioneve së dobishme. Turqia këmbëngul se raketat dhe bazat ku do të operojë F-35, janë gjeografikisht të ndara.

Është gjithashtu e qartë, që Rusia zotëron tashmë mjetet, për të mbledhur të gjitha llojet e të dhënave të dobishme për F-35. Ky lloj avioni, është tashmë në shërbim të Forcave Ajrore të Izraelit, dhe aktivitetet e tij po monitorohen nga afër nga radarët rusë në Siri. Por SHBA nuk është shumë e lumtur me vendimin e Turqisë.

Dhe nuk është e gatshme, siç tha një komandant amerikan, “që të ndajë me rusët aftësitë e reja të F-35”. Përpjekjet për të integruar sistemet S-400 në mbrojtjen ajrore turke, mund të zbulojnë të gjitha llojet e detajeve rreth mbrojtjes ajrore të NATO-s, dhe aftësitë e avionëve të saj.

Dhe në fillim të këtij muaji administrata Trump, dha një përgjigje të prerë. Një letër nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, drejtuar homologut të tij turk, paralajmëron se nëse marrëveshja zbatohet plotësisht, atëherë pilotët turq që po trajnohen aktualisht në SHBA, do të duhet të largohen nga vendi brenda datës 31 korrik.

Ndërkohë, SHBA ka pezulluar edhe ofrimin e pajisjeve të lidhura me programin F-35, teksa kjo mosmarrëveshje do të ketë implikime të tjetra në rrafshin industrial. Kjo është një zënkë e jashtëzakonshme midis dy aleatëve të NATO-s, dhe nëse Turqia këmbëngul të ecë përpara me marrëveshjen, kjo do të ngrejë çdo lloj pikëpyetjeje rreth qëndrimit të Ankarasë në kuadër të aleancës së Atlantikut.

Kjo në vetvete nuk do të sjellë largimin e Turqisë nga NATO. Por Turqia, është tashmë në konflikt me SHBA-në, edhe lidhur me mbështetjen e Uashingtonit ndaj kurdëve në Siri. Ndërsa stili gjithnjë e më autoritar i udhëheqjes turke, e bën atë të bjerë në kundërshtim me vlerat liberale të shumë anëtarëve të tjerë të NATO-s. Flirti taktik i Turqisë me Rusinë – padyshim një lojtar tjetër kryesor në Siri – vetëm sa i shton tensione shtesë mosmarrëveshjes aktuale./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: anti-raketorMarrëveshjaNATOrreziqesistemiTurqi-Rusi

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Ekspertët: Nga Shqipëria po ikin njerëzit me standard jetese

Ekspertët: Nga Shqipëria po ikin njerëzit me standard jetese

Shifrat tronditëse/ Zhdukja e personave në Kosovë, bien pre e trafikimit

Shifrat tronditëse/ Zhdukja e personave në Kosovë, bien pre e trafikimit

Meta: Me pasoja për ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë!

Meta: Me pasoja për ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë!

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com