Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë pritet nga takimi i Gjenevës Biden-Putin?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi rus Vladimir Putin takohen të mërkurën në Gjenevë për herë të parë që kur zoti Biden mori detyrën në janar. Siç njofton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Charles Maynes nga Moska, të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë rreth mënyrave për të normalizuar marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara mes dy vendeve.

Gjatë dy dekadave në pushtet, Presidenti rus Vladimir Putin është përballur me premtimet e presidentëve amerikanë, demokratë apo republikanë, për të rindërtuar marrëdhëniet me Moskën, por në fakt mosmarrëveshjet janë shtuar.

“Axhenda është kaq shumë komplekse dhe e mbingarkuar me çështje të ndryshme… ndaj besoj se dialogu për hir të dialogut është i nevojshëm“, thotë Pavel Sharikov, i Institutit Amerikano-Kanadez.

Presidenti Biden nxiti këtë përpjekje më të fundit duke thënë se ai dëshiron t’i vendosë marrëdhëniet SHBA-Rusi në themele më “të qëndrueshme e të parashikueshme”.

Por ai e bëri një gjë të tillë pasi në muajin mars gjatë një intervistë televizive, e etiketoi zotin Putin “vrasës”, duke shkaktuar zemërim në Moskë si dhe ndërsa Kremlini po zhvendoste me dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën.

Vëzhguesit politikë thonë se zhvillimet vërtetojnë se Presidenti Putin nuk mund të injorohet nga Presidenti Biden.

“Pse duhet të takohesh me një “vrasës”?! Takimet bëhen me ata udhëheqës me të cilët nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të takohesh për hir të sigurisë globale. Pra Putini është i kënaqur pasi ka fituar këtë raund… dhe një takim, çfarëdo që të bëjnë apo pavarësisht atyre që nuk do t’i diskutojnë (në takim)“, thotë analisti politik Kirill Rogov.

Presidenti Putin shpreson që takimi i nivelit të lartë të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve.

“Do të diskutojmë rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe mendoj se duhet të përpiqemi të gjejmë gjuhën e përbashkët. Për momentin ato (marrëdhëniet) janë në një nivel jashtëzakonisht të ulët“, ka thënë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Pas armiqësisë mes dy vendeve qëndron zemërimi amerikan rreth dyshimeve për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, çka shkaktoi masa hakmarrëse nga palët me sanksione e dëbime diplomatësh.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë gjithashtu Rusinë se qëndron pas sulmeve kibernetike të kohëve të fundit ndaj infrastrukturës amerikane, gjë që Moska e ka hedhur poshtë.

Ndërkohë Kremlini akuzon Uashingtonin për ndërhyrje, një akuzë që e ka përdorur për të justifikuar goditjen ndaj pakënaqësive në rritje brenda vendit si dhe protestave pro-perëndimore në shtetet fqinje, sikurse Bjellorusia.

“Ajo që unë kuptoj është se Putini ka nevojë ta ketë Amerikën si një armik për qëllime të brendshme, por në të njëjtën kohë ka nevojë për Amerikën si një partner ndërkombëtar“, thotë Ivan Kurilla, i Universitetit Evropian në Shën Petersburg.

Por realisht të dyja palët kanë treguar se mund t’i kapërcejnë dallimet kur bëhet fjala për çështje globale, të tilla si kontrolli i armëve bërthamore, duke zgjatur Traktatin e quajtur Fillimi i Ri në ditët e para të administratës Biden. Duke arritur kështu një marrëveshje të befasishme që shumë e shohin si mundësi për kthimin e diplomatëve të dëbuar dhe një mënyrë për të vazhduar bisedimet përtej Gjenevës e drejt një të ardhmeje më të mirë./VOA

Tags: GjeneveJoe Bidentakimvladimir putin

TË LIDHURA

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Next Post
Elbasan/ Një person i armatosur terrorizon banorët dhe qëllon drejt policisë

Forcat RENEA ''zbarkojnë'' në Vlorë, arrestohen disa persona

Denoncimi/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa kartë anëtarësie

Denoncimi/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa kartë anëtarësie

U rizgjodh në krye të PD/ Basha-rivalëve: Të bashkohemi, armiku ynë është Rama

U rizgjodh në krye të PD/ Basha-rivalëve: Të bashkohemi, armiku ynë është Rama







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, zbardhet axhenda
Aktualitet

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, zbardhet axhenda

by mirseda
11:19 | 17/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë, më 17 janar do të zhvillojë një mbledhje në Golem. Mësohet...

Kontrollet e SPAK për call center-at, dhjetë të arrestuar. Shpallen në kërkim dy pronarët

Kontrollet e SPAK për call center-at, dhjetë të arrestuar. Shpallen në kërkim dy pronarët

11:06 | 17/01/2026
Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

22:10 | 16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com