Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë pritet ndryshe nga opozita në shtator?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë pritet ndryshe nga opozita në shtator?

Nga: Ervis Iljazaj

Opozita shqiptare, gjatë gjithë këtyre ditëve post 30 qershorit, vazhdon të ketë po të njëjtën betejë, e cila nuk ka më dyshime që është një kauzë e drejtë. Dhe me sa duket, edhe në rifillimin e sesionit të ri politik në shtator do të ketë po të njëjtën betejë. Çështja është se me çfarë mjetesh do ta zhvillojë aksionin e saj opozitar. Në çdo ide tjetër duket e paqartë, përveçse instrumentit të protestave.

Mirëpo, a mjafton kjo rrugë për të arritur qëllimin?

Për 6 muaj me radhë, si asnjëherë më parë në politikën shqiptare, opozita e bashkuar arriti të mbajë frymën e kauzës së saj gjallë, duke u treguar shqiptarëve se zgjedhjet në Shqipëri, paradoksalisht janë problemi dhe jo zgjidhja e problemeve. Dhe pa zgjidhur këtë problem, asnjë nga shqetësimet e shqiptarëve nuk mund të adresohet ashtu siç duhet.

Edhe pse aksioni opozitar rezistoi në kuptimin e frymës dhe kauzës, duke shtuar këtu edhe 30 qershorin, i cili i dha të drejtë në pretendimet e saj, situata politike vazhdon të jetë po njësoj. Opozita shqiptare, duhet pranuar, nuk e ka arritur deri më tani qëllimin për të cilin e filloi betejën e saj, që ishte qeveria tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Duke shtuar këtu dhe largimin nga pushteti lokal, pozitat e saj janë akoma edhe më të vështira në raport me qeverinë dhe mazhorancën, duke qenë se kjo e fundit tashmë ka në dorë të gjitha pushtetet.

Prandaj, aksioni opozitar duhet rikonceptuar, strategjia dhe mjetet duhen rithemeluar, sepse protestat, të cilat sigurisht janë të domosdoshme, nuk mjaftojnë. Për 6 muaj me radhë, opozita ka qenë konsistente në veprimet e saj, por asnjëherë nuk e arriti pikën kulminante për të detyruar Edi Ramën dhe qeverinë të zmbrapsej. Jo vetëm kaq, por kjo qeveri, në mënyrë arbitrare, arriti të zhvillonte një palë zgjedhje për nga forma dhe nga përmbajtja jo të legjitimuara. Tashmë që forca e qeverisë ka arritur kulmin, opozita shqiptare nuk mund të jetë po njësoj në veprimet e saj.

Megjithatë, opozita shqiptare ka korrur një fitore jo pak të vogël përgjatë këtyre 6 muajve. Ka arritur që nëpërmjet aksionit të saj të vërtetojë të gjitha denoncimet ndaj qeverisë, sidomos ato që i përkasin shitblerjes së votave.

Në këtë kuptim, kauza dhe e drejta është në anën e saj, por që nuk po kapitalizohet në kredite politike të mjaftueshme.

Në këtë situatë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim, sepse kjo është një nga periudhat më të paparashikueshme të politikës shqiptare në vitet e fundit. Por e sigurt është se opozitës shqiptare i duhet një energji shtesë, një dinamikë e re, një strategji ndryshe, e cila të mundësojë një kapërcim të gjendjes konstante ku ndodhet.

Dhe këtë energji shtesë, opozita shqiptare mund ta gjejë vetëm të qytetarët shqiptarë, duke u folur atyre dhe jo Edi Ramës. Lidershipi opozitar duhet të kapërcejë radhët e veta dhe duhet të penetrojë në opinionin e gjerë publik, sepse i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë, me një kauzë dhe betejë që ia vlen të bëhet. Vetëm nëse arrin të krijojë një komunikim direkt me opinionin publik dhe qytetarët shqiptarë mund të arrijnë ta kthejnë aksionin e saj në kredit politik. Mirëpo, për të arritur aty, lipset një aksion më shumë sesa një protestë. Kërkohet një hapje me aktorët dhe faktorët shoqërorë, me artistë, intelektualë dhe me çdo pjesë të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo nuk bëhet vetëm me protesta, por me fjalime, diskutime, ide, të cilat duhet ta mbështesin gjithmonë aksionin e saj. Në të kundërt, mënyra e protestave të opozitës do të vazhdojë të jetë një instrument për të shtrënguar radhët e saj, por që asnjëherë nuk do të krijojë momentin politik për të detyruar këtë qeveri të zmbrapset.

Sepse, në rrugën e saj, ka edhe një pengesë jo të vogël, që është faktori ndërkombëtar dhe sidomos Shtetet e Bashkuara. Për të kapërcyer këtë pengesë, ka vetëm një rrugë. Ajo e mobilizimit të shoqërisë shqiptare në kauzën e saj të drejtë. Dhe nëse bind shqiptarët, opozita me patjetër që mund të bindë edhe ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk janë as me Ramën dhe as me Bashën, por me interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe nëse opozita arrin të krijojë idenë se kjo betejë është në interes të shqiptarëve, atëherë çdo gjë tjetër është më e lehtë. /Gazeta Liberale

 

Tags: “Opozita e re”edi ramakuvendiSHBA

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
“Goditje në zemër, ndërron jetë Erdogan”, lajmi që shkaktoi konfuzion

“Goditje në zemër, ndërron jetë Erdogan”, lajmi që shkaktoi konfuzion

“T’i ngulën thikat në shpinë ata që nuk e prisje!” Për kë e ka fjalën këshilltarja e Haradinajt?

“T’i ngulën thikat në shpinë ata që nuk e prisje!” Për kë e ka fjalën këshilltarja e Haradinajt?

‘Sulm në zemër, vdes Erdogan’, zbulohet media që shpërndau lajmin e rremë

‘Sulm në zemër, vdes Erdogan’, zbulohet media që shpërndau lajmin e rremë

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”
Aktualitet

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”

by mirseda
10:26 | 18/09/2025
0

Fjalën e parë në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi me një urim për kryeparlamentarin Niko Pelehi....

Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut

Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut

10:22 | 18/09/2025
Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

09:48 | 18/09/2025
Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë

Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë

09:42 | 18/09/2025
Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

22:44 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com