Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë po ndodh me trafikun dhe konsumin e drogës gjatë pandemisë?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant

Periudha e pandemisë së Covid-19, nuk e ka ndalur aspak trafikimin dhe konsumimin e drogave. Ajo ka ndryshuar modalitetet dhe ka rindërtuar rrjetet e këtij trafiku, duke e theksuar më tej vetminë e atyre që përballen me varësinë nga droga, dhe duke kultivuar një treg që premton të lulëzojë, falë marrëdhënieve sociale të prishura, dhe vështirësive ekonomike 18 muajve të fundit.

Çdo vit, 26 Qershori është Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogën dhe Trafikimit e Paligjshëm, e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, si një ditë sensibilizuese për të forcuar masat dhe bashkëpunimin ndërkombëtar drejt një shoqërie të lirë nga abuzimi me substancat.

Dhe të dhënat e Zyrës e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit, na ofrojnë një panoramë të përditësuar të ndikimit të pandemisë në prodhimin dhe përdorimin e substancave.

Trafiku i drogës pësoi një pengesë në fazën e parë të pandemisë, dhe kjo për shkak të mbylljes së trafikut ajror. Por e mori shpejt veten, duke ndryshuar mjetet e transportit: anije më të mëdha, përdorim më të madh të rrjeteve rrugore dhe detare, përdorim të avionëve privatë dhe atyre të mallrave, përdorim të dërgesave postare në shtëpi etj.

Gjatë periudhave të bllokimit, përdorimi i kanabisit dhe droga benzodiazepinat, u rrit ndjeshëm. Konsumi i madh dhe i zgjatur në kohë i tyre, shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të çrregullimeve psikotike (iluzione, halucinacione, skizofreni).

Ndërkohë gjatë 25 viteve të fundit përqindja e adoleshentëve që e konsiderojnë kanabisin si të rrezikshëm, ka rënë me 40 për qind. Prodhimi i kokainës u ngadalësua në fazën e parë të pandemisë, por shumë shpejt u rikthye në nivelin e tij të mëparshëm.

Madje vërehet një evolucion në trafikun e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, me një konkurrencë më të madhe midis furnitorëve, me një rritje të cilësisë së drogave dhe një ulje të çmimeve, me pasoja akoma më të dëmshme për konsumatorët.

Kështu pas fillimit të pandemisë, pati një rritje të vdekjeve nga mbidoza me opioide në Kanada dhe Amerikën e Veriut. Në Kanada, midis prillit dhe qershorit 2020, ato ishin 58 për qind më të larta se sa në të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Vështirësitë ekonomike dhe izolimi social, kanë kontribuar në rritjen e përdorimit të opioideve, ndërsa kriza ekonomike ka bërë që popullatat ku kultivohen këto substanca të bëhen edhe më të varura prej saj.

Kjo është shumë e vërtetë në Afganistan, ku pandemia erdhi pas dy viteve thatësirë, të pasuara nga përmbytjet që dëmtuan rëndë bujqësinë, dhe ku të korrat e opiumit u shndërruan në një burim edhe më tërheqës për të ardhurat.

Në vitin 2019, 18 milion njerëz vdiqën nga sëmundje të lidhura me drogat; 70 për qind e këtyre vdekjeve i atribuohen opioideve. Vdekjet nga abuzimi me substancat janë dyfishuar gjatë dekadës së fundit, dhe po rriten në mënyrë jo proporcionale me rritjen e përdoruesve. Droga po bëhet më e rrezikshme.

Gjithsesi, pandemia ka inkurajuar forma të reja të trajtimit dhe mbështetjes për ata që duan të dalin nga varësitë nga droga: konsultime, vizita në distancë dhe receta, linja këshillimi dhe trajnimi përmes internetit; shpërndarja në shtëpi e gjilpërave, shiringave dhe naksolonit (një ilaç që përdoret për të bllokuar efektet e opioideve).

275 milion, ishte numri i njerëzve në botë që përdorën drogën në vitin 2020 (në vitin 2010 ishte 226 milion). Një rritje me 22 për qind, pjesërisht për shkak të rritjes së popullsisë gjatë së njëjtës periudhë (plus 10 për qind).

Burimi i lajmit: Focus. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: lende narkotikepandemia

TË LIDHURA

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal
Bota

Stamboll, mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, Erdogan vlerëson bashkëpunimin rajonal

16:31 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Next Post

OBSH: Delta plus, rrezik i ri

Disa mite dhe disa të vërteta mbi metabolizmin

Disa mite dhe disa të vërteta mbi metabolizmin

Rusia shënon numrin më të madh të viktimave me koronavirus këtë vit

Rusia shënon numrin më të madh të viktimave me koronavirus këtë vit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com