E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Çfarë po ndodh me trafikun dhe konsumin e drogës gjatë pandemisë?

Periudha e pandemisë së Covid-19, nuk e ka ndalur aspak trafikimin dhe konsumimin e drogave. Ajo ka ndryshuar modalitetet dhe ka rindërtuar rrjetet e këtij trafiku, duke e theksuar më tej vetminë e atyre që përballen me varësinë nga droga,  dhe duke kultivuar një treg që premton të lulëzojë, falë marrëdhënieve sociale të prishura, dhe vështirësive ekonomike 18 muajve të fundit.

Çdo vit, 26 Qershori është Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogën dhe Trafikimit e Paligjshëm, e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, si një ditë sensibilizuese për të forcuar masat dhe bashkëpunimin ndërkombëtar drejt një shoqërie të lirë nga abuzimi me substancat.

Dhe të dhënat ë Zyrës e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit, na ofrojnë një panoramë të përditësuar të ndikimit të pandemisë në prodhimin dhe përdorimin e substancave.

Trafiku i drogës pësoi një pengesë në fazën e parë të pandemisë, dhe kjo për shkak të mbylljes së trafikut ajror. Por e mori shpejt veten, duke ndryshuar mjetet e transportit:anije më të mëdha, përdorim më të madh të rrjeteve rrugore dhe detare, përdorim të avionëve privatë dhe atyre të mallrave, përdorim të dërgesave postare në shtëpi etj.

Gjatë periudhave të bllokimit, përdorimi i kanabisit dhe droga benzodiazepinat, u rrit ndjeshëm. Konsumi i madh dhe i zgjatur në kohë i tyre, shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të çrregullimeve psikotike (iluzione, halucinacione, skizofreni).

Ndërkohë gjatë 25 viteve të fundit përqindja e adoleshentëve që e konsiderojnë kanabisin si të rrezikshëm, ka rënë me 40 për qind. Prodhimi i kokainës u ngadalësua në fazën e parë të pandemisë, por shumë shpejt u rikthye në nivelin e tij të mëparshëm.

Madje vërehet një evolucion në trafikun e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, me një konkurrencë më të madhe midis furnitorëve, me një rritje të cilësisë së drogave dhe një ulje të çmimeve, me pasoja akoma më të dëmshme për konsumatorët.

Lexo edhe :   45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Kështu pas fillimit të pandemisë, pati një rritje të vdekjeve nga mbidoza me opioide në Kanada dhe Amerikën e Veriut. Në Kanada, midis prillit dhe qershorit 2020, ato ishin 58 për qind më të larta se sa në të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Vështirësitë ekonomike dhe izolimi social, kanë kontribuar në rritjen e përdorimit të opioideve, ndërsa kriza ekonomike ka bërë që popullatat ku kultivohen këto substanca të bëhen edhe më të varura prej saj.

Kjo është shumë e vërtetë në Afganistan, ku pandemia erdhi pas dy viteve thatësirë, të pasuara nga përmbytjet që dëmtuan rëndë bujqësinë, dhe ku të korrat e opiumit u shndërruan në një burim edhe më tërheqës për të ardhurat.

Lexo edhe :   Italia lehtëson masat për shqiptarët, me detyrim karantinimi 5 ditor

Në vitin 2019, 18 milion njerëz vdiqën nga sëmundje të lidhura me drogat; 70 për qind e këtyre vdekjeve i atribuohen opioideve. Vdekjet nga abuzimi me substancat janë dyfishuar gjatë dekadës së fundit, dhe po rriten në mënyrë jo proporcionale me rritjen e përdoruesve. Droga po bëhet më e rrezikshme.

Gjithsesi, pandemia ka inkurajuar forma të reja të trajtimit dhe mbështetjes për ata që duan të dalin nga varësitë nga droga:konsultime, vizita në distancë dhe receta, linja këshillimi dhe trajnimi përmes interneti; shpërndarja në shtëpi e gjilpërave, shiringave dhe naksolonit (një ilaç që përdoret për të bllokuar efektet e opioideve).

275 milion, ishte numri i njerëzve në botë që përdorën drogën në vitin 2020 (në vitin 2010 ishte 226 milion). Një rritje me 22 për qind, pjesërisht për shkak të rritjes së popullsisë gjatë së njëjtës periudhë (plus 10 për qind).

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/droga-traffici-consumi-covid

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...