E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Defender-Europe 21/ Ambasada amerikane: Mbyllet stërvitja ushtarake në Shqipëri

Stërvitja ushtarake ”Defender 21”, e cila filloi një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në vendin tonë, tashmë ka përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Stërvitja nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej.

Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i ambasadës amerikane në rrjetin social, Facebook

”DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë 👉 https://bit.ly/3vOMguV”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

 Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...