Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë peshe mund t’i japim vizitës së Bashës në Berlin?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Megjithëse opozita deri më tani ka pasur një qëndrim kritik ndaj përfaqësive diplomatike në Tiranë, apo shpeshherë e kemi dëgjuar duke thënë se ndërkombëtarokracia duhet të marrë fund në Shqipëri dhe zgjidhja duhet të vijë nga populli shqiptar për krizën aktuale politike, përsëri përpjekjet për të fituar terren në qeveritë aleate të Shqipërisë, nga ana e opozitës, janë të vazhdueshme.

E fundit, në këtë aspekt, është vizita e zotit Basha në Berlin, i ftuar për të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin Perëndimor, dhe sigurisht që është shfrytëzuar nga ana e tij për të gjetur mbështetje në kauzën e tij te një vend si Gjermania që vendos shumëçka në politikat e Bashkimit Europian. Është si të thuash një rikthim te ndërkombëtarët që aq shumë janë kritikuar nga opozita shqiptare. Shpeshherë me të drejtë, sepse ndërkombëtarët në Shqipëri mund të kritikohen dhe meritojnë të kritikohen, por kurrsesi të përjashtohen.

Duam apo nuk duam ne, politika shqiptare tashmë është trepolare. Nëse një shtet si Shqipëria e ka ceduar sovranitetin e saj në favor të organizatave ndërkombëtare si Bashkimi Europian dhe NATO, duke e sanksionuar në Kushtetutë këtë cedim, nuk mund kurrsesi të përjashtojë këto organizata nga politika e saj e brendshme. Dhe këtë gjë zoti Basha e di mjaft mirë, prandaj edhe është në përpjekje të vazhdueshme për të gjetur mbështetje ndërkombëtare për betejën e tij politike në Shqipëri.

E, megjithatë, vizita e zotit Basha në Berlin nuk solli asnjë zgjidhje për krizën apo një momentum të ri për çështjen politike të opozitës shqiptare. Me deklarata të kundërta të njërit apo tjetrit deputet të Bungestagut gjerman, nuk erdhi asnjë shpresë se vërtet Gjermania ka ndërmend të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës shqiptare, të paktën për momentin.

Megjithatë, vizita në Gjermani, por edhe në vende të tjera në kohët e fundit të zotit Basha, tregojnë një gjë mjaft të rëndësishme. Për ndërkombëtarët, Lulzim Basha pritet dhe vazhdon të jetë lideri i opozitës shqiptare, pavarësisht se opozita ka ndërmarrë një akt të paprecedent siç është djegia e mandatave. Në këtë kuptim, kjo është shenja e qartë se për ndërkombëtarët Basha është përfaqësuesi i gjysmës së shqiptarëve, edhe pse për momentin jashtë Parlamentit. Kështu që, edhe pse pothuajse të gjitha kancelaritë e huaja nuk e kanë mbështetur aktin e djegieve të mandatave, e dinë mjaft mirë se politika ka nevojë për përfaqësim, atë të vërtetin dhe jo atë të krijuar në mënyrë artificiale.

Kryesisht diplomacia ka natyrë procedurale dhe si e tillë sjellja e saj është vetëm formale. Prandaj ishte e parashikueshme që të mos e mbështesnin një akt të tillë si ai i djegies së mandatave.

Por, demokracia nuk është vetëm procedurë, është edhe thelb. Dhe thelbi i kauzës së opozitës dhe pretendimet e saj për votën në Shqipëri janë totalisht të vërteta dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Duke parë këtë kontekst, edhe pse një akt i paprecedentë dhe aspak formal, kauza e opozitës ka ende mundësi të gjejë mbështetje ndërkombëtare. Për faktin se, aleatët e Shqipërisë nuk mbështesin as Ramën dhe as Bashën, por Shqipërinë dhe interesin e saj. Nëse Lulzim Basha bind shqiptarët dhe ndërkombëtarët se kjo kauzë dhe qeveria tranzitore është në interes të Shqipërisë, sigurisht i ka të gjithë mundësitë për të marrë edhe mbështetjen e tyre, pa të cilën do ta ketë mjaft të vështirë, por jo të pamundur. E gjithë sfida e opozitës tanimë është të provojë të krijojë mbështetje në opinionin publik të gjerë, që nënkupton pjesën gri të shoqërisë, e cila në shumicën e rasteve është përcaktuese në betejat politike. Deri më tani, opozita shqiptare nuk ka zhvilluar një retorikë politike me jehonë të gjerë, që të depërtojë në pjesën më të madhe të shoqërisë, por është mjaftuar me një retorikë që duket sikur u drejtohet vetëm militantëve të saj, gjë e cila nuk mjafton për të fituar një betejë të vështirë si kjo që po zhvillon./ Gazeta Liberale

 

Tags: bashaBerlinervis iljazaj

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Basha: Përgjimet mbahen peng nga prokuroria e Ramës, harrojini zgjedhjet!

Basha: Përgjimet mbahen peng nga prokuroria e Ramës, harrojini zgjedhjet!

“Thashetheme, s’flitej për blerje votash”, PS mohon skandalin e përgjimeve

“Thashetheme, s’flitej për blerje votash”, PS mohon skandalin e përgjimeve

Kandidati i PS për bashkinë Shijak flet për gjobën me Avdylajt: Zotëria është pas hekurave

Kandidati i PS për bashkinë Shijak flet për gjobën me Avdylajt: Zotëria është pas hekurave







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com