E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Kandidati i PS për bashkinë Shijak flet për gjobën me Avdylajt: Zotëria është pas hekurave

Njëra nga gjashtë bisedat në përgjimet që janë publikuar sot nga gazeta gjermane ‘Bild’ është ajo mes Elton Arbanës dhe Astrit Avdylit. Aktualisht kandidat për kryetar bashkie nga PS-ja për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në momentin që biseda është përgjuar, 31 mars 2017 Elton Arbana ka qenë kryetar i PS-së në qytetin e Shijakut.

I kontaktuar nga Report Tv, Elton Arbana thotë se kandidimi i tij për kryetar nuk lidhet me Avdylajt dhe se nëse vërtetohet se ka ndërhyrë në institucione për të hequr gjobën që flitet në përgjime jep dorëheqjen nga çdo post që mban.

“Kandidimi im nuk lidhet me këto momente që zotëria është pas hekurave. Kandidimi im erdhi krejt natyrshëm. Nëse vërtetohet se unë kam ndërhyjë në atë të ashtuquajturën gjobë jap dorëheqjen” tha ai.

SQARIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM-  Astrit Avdylaj , Elton Arbana, Kryetari i PS Shijak (0696309689) Astrit Avdylaj, koka e grupit të grupit kriminal të Avdylajve në Shijak, telefonon kryetarin e PS në Shijak, Elton Arbana, i cili është aktualisht kandidati i PS për Bashkinë Shijak. Me një zë të irrituar ai telefonon Arbanën dhe i thotë se Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimeve është duke i vënë gjoba disa njerëzve në Sukth dhe ai nuk mund të lidhet dot me Gjushin për t’i kërkuar që të ndalojnë këtë sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit është me Edi Ramën në një udhëtim në Zvicër. Kur Arbana i thotë se nuk e ka gjë në dorë se nuk punon më tek Inspektoriati i Ndërtimit, Avdylaj i kërkon të telefonojë inspektorët të heqin gjobat dhe ti ‘qortojë’ ose ndryshe do ta bëj vetë këtë punë. Në fund kryetari i PS në Shijak bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt që do ti telefonojë dhe do ta zgjidhë këtë punë.

Arbana: Astrito?

Astrit Avdylaj: Si ja çove?

Arbana: Ca bone, si ja kalove?

Astrit Avdylaj: Mirë, si jeni?

Arbana: Mire mo, ça bohet si ke qenë ti?

Astriti: Vallaj mirë mo, ti si je?

Arbana: Hajt mo mire tu bo i loj murlan me çunat.

Astrit Avdylaj: A e di ku kisha hallin.

Arbana: Urdho!

Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-ut, atë drejtorin ti e?

Arbana: E njof e, Dallëndyshja?

Astrit Avdylaj: Ore leje Dallëndyshen, këtë të Durrsit, ça osht ky i Durrësit, Artur….

Arbana: Artur Cela, i bashkisë…

Astrit Avdylaj: eeeee.

Arbana: Po e njof.

Astrit Avdylaj: I kujt bashki, Shijakut eee?

Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit!

Astrit Avdylaj: Po s’ka qen aty Vangjushi se osht atje me Edin o vlla. Merre vlla, ore bythqim thuj, se ke shku aty thuj tu i vo gjoba ne Ferma sot na 5 milion e vlla. Tashi, se nuk o Vangjushi ktu…

Arbana: Mu më kan heq u bon nja 4 dit. Ta marr në telefon, ke kush?

Astrit Avdylaj: Ore ka shku në Ferm të Sukthit. Ka shku tu vu gjoba. Po nuk ësht Vangjushi, ësht me Edin në Zvicër, a më kupton? S’kam ca me ashu, me lajmërun tashi.

Arbana: Epo ka na i emër konkret, ke na i emër apo jo?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Arbana: Domethon kujt i ka von që ti them megjithmen i ke von kti personi.

Astrit Avdylaj: Ore thuj i ke von atje në Ferm thuj ke bo gabim thuj edhe kthe gjobat mos i vej gjobat thuj. Se nuk o Vangjushi aty, a m’kupton?

Arbana: Ja ta mor tashi direkt.

Astrit Avdylaj: Je tu bo gabim thuj, or pis thuj, sdu me e mor vet ne telefon.

Arbana: E mor un e mor un, po e more vesh ti që para i jave më hoqën? Eee? Alo? A e more vesh që më hoqën para i jave?

Astrit Avdylaj: Un nuk e di vlla? Kush, si, qysh tek?

Arbana: Më hoqën se unë isha e INUKU aty, edhe ndërhyna për kto, kshu a kupton? Edhe fillun…

Astrit Avdylaj: Nuk e di vlla. Ma lajmëro icik kte, thuj ke bo gabim që ke shku aty në Ferm thuj, se nuk o Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër, e un skam ku me e ashu.

Arbana: Direkt e mor tashi.

Astrit Avdylaj: Mire pra, faleminderit!

Arbana: Hajt ciao.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...