Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë ndodhi që ky popull u doli duarsh?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si mund të arratisen nga hija e tyre?

Nga: Frrok Çupi

23 qershor i vitit 2013, Laç. Një militant i LSI, Gjon Gjoni, u kthye në viktimë të pafajshme. I kishin dhënë një torbë me lekë për të blerë vota, kur një plumb e mori në zemër. Ilir Meta fluturoi për atje, gruan e tij Monikë e kishin kërcënuar në Lezhë, por ai ndaloi te Berisha. U afrua te viktima e tij dhe thërriti sa kishte në kokë: ‘Berisha nuk ikën dot pa gjak!’… Nuk kaluan veçse pak minuta dhe PD e Berishës lëshoi deklaratën kundër: ‘Politikanët e nekro-politikës vrapuan të nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike te Laçit, një akt i pastër terrorist…” Tani, pas tetë vjetësh, asnjë nga elementët e ‘primitivizmit’ nuk ndodhet në vendin e  ngjarjes: As turma, as ‘pushtuesit’ e masave, as njeriu argjil, as skena e ëndrrave, as miti…

Me këto mjete është sunduar dhe është transformuar njeriu që dogji vendin, vrau dëshmitarët, shkatërroi pronën, çoi në pus Drejtësinë, u kthye prapë e dogji vendin dhe sulmoi Vlorën… Në një situatë tjetër, dmth., në një vit të para disa vitesh, njerëzit sot do të ishin vënë në radhë, do të ishin armatosur e do të ishin nisur për në Vlorë. Ndërsa sot në Vlorë ka shkuar vetëm presidenti i Republikës, Meta i njëjtë si në Laç, i cili ndjehet i mashtruar prej të tijve. Të tijtë janë Basha, Monika dhe Berisha. Këta i premtuan se Vlorën do ta ndezim përsëri si në vitin 1997, veç ‘na prit në sheshin e Flamurit’. Por nuk i vajtën. Kush mashtroi cilin? Askush nuk mashtroi askënd; por dikush i doli duarsh dikujt. Populli u ka dalë duarsh këtyre; këta janë siç ishin atëherë, ndërsa populli nuk është më ashtu. Me gjithë thërritjet e pa fundme që populli të kthehet në gjendjen arkaike ku ishte, kjo nuk ndodh më.

Po çfarë ka ndodhur me këtë popull?

Ka ndodhur gjëja më e rëndësishme, çfarë konstatohet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit: Nuk votohen më ata që ndezën luftën civile, që grabitën kursimet e njerëzve të varfër, që vranë rreth 3000 vetë, nuk lanë shtet më këmbë, që morën urët për të djegur institucionet e popullit… Kjo është arritja e kombit në këto tre ose tridhjetë dekada. Në vitin 2005, një lajthitje solli në qeverisje ata që e kishin rrënuar; dhe bota nuk e harron këtë akt turpi të një ‘populli në Ballkan’. Domethënë është kryer inversi i konstatimit të filozofit Le Bon që shkroi ‘Psikologjinë e turmave’ aty nga vitet 1870.  Pra turma nuk është më një qenie amorfe dhe e paaftë që të vrapojë pas udhëheqësve të ‘ferrit’. As ‘uni’ nuk është më ‘ne’. Pse opozita mbledh turma pa fund, i vë nëpër makina, iu ngul nga një ose nga dhjetë flamuj dhe i vë në rrugë si buaj? Udhëheqësi as e çan kokën për shëndetin e ‘buajve’ që mbajnë karrocat për të tërhequr nëpër baltë…

Po pse e bën këtë pushteti i vjetër? E bën me qëllim që individët të rrasen me njëri tjetrin, ‘uni’ të duket si ‘ne’ dhe të marrin formë përmes shfrytëzimit të emocioneve më primitive… A nuk i shikoni si thërrasin rrugëve sepse i cyt udhëheqësi? A nuk shikoni si bërtasin e besojnë se do të fitojnë prapë? Këta janë akoma ajo pjesë që do të sillte edhe një herë vrasësit e ’97, ’98, 2001, 2019… Por ka ndodhur që shumica popullore u ka dalë duarsh dhe do t’i japin drejtim pozitiv vendit. Kjo ka ndodhur. Ka ndodhur që populli të dalë nga skena e ëndrrave. Prej vitit 1992, njeriu i këtij vendi është mashtruar me sloganet ‘Ne qeverisim, bota na ndihmon’(Slogani i PD me të cilin mori pushtetin). U fshi fjala ‘punë’, dhe koncepti ‘individ’. Kur turmat u përplasen mes tyre për skemat piramidale, nuk shikonin dot asnjë udhëheqës, veçse hanin vetveten.

‘Uni’ nuk ishte ‘unë’, por ishte një masë argjili me të cilin po formohej njeriu i së shkuarës. A nuk i dëgjoni sot të njëjtat parulla dhe premtime: ‘E duam Shqipërinë si Europa!’?,  ‘Liri, demokraci!’, ‘, ‘Do t’u kthejmë dinjitetin dhe Shqipërinë shqiptarëve’. Në gjithçka shitet vetëm ajër, asgjë konkrete nga jeta. Njeriu argjil është krijuar me gojë të hapur. Sepse populli, që të kthehet prapë atje ku ishte, me një Shqipëri tërë ‘bërllok’ dhe shkatërrim, duhet të mbahet në një skenë ëndrrash, pa konture të qarta realiteti.  Nuk është më individi ‘argjil’ si ai që ‘sikur të të shihte Fyhreri, ta miratonte sjelljen tënde’. Kjo ka ndryshuar që në boshtin e vet. Ja, kaq thjeshtë e kaq madhërishëm ka ndodhur me këtë popull.

Tags: Frrok Çupiopinionpopulli

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Brataj: Harta e infektimit është zgjeruar, po shtohen fshatrat

Brataj: Do kemi lirim të mëtejshëm të masave, vjeshta rrezik për mutacione

E rëndë në Greqi, gazetari ekzekutohet me 6 plumba sapo del nga emisioni

''Ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë''/ Detaje nga vrasja e gazetarit

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona
Bota

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

by mirseda
11:16 | 23/01/2026
0

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur qytetin e Guayaquil, Ekuador, kur tre burra të armatosur, të maskuar...

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

11:04 | 23/01/2026
SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

11:01 | 23/01/2026
Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, kapet ‘skifteri’ në Tiranë

10:40 | 23/01/2026
Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

Mashtronte qytetarët dhe u zhvaste paratë, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

10:37 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com