1 Maj 1945 – Shefi i propagandës naziste, Joseph Goebbels, vetëvritet me gruan dhe 4 fëmijët
Paul Joseph Goebbels, ishte një nga njerëzit me besnikë të Adolf Hitlerit, i njohur për aftësitë e tij oratorike dhe antisemitizmin e tij të tërbuar. Përveç problemeve me mushkërritë që kur ishte fëmijë, Goebbels, pati probleme edhe me zhvillimin e vonuar të njërës nga këmbët, e cila i mbeti me e shkurtër dhe më e dobët se tjetra.
Krahas shkollës ai nisi të frekuentonte edhe mësimet kishtare, ndërsa prindërit shpresionin
që ai të bëhej prift. Por gradualisht Goebbels, nisi të distancohej, derisa u shkëput tërësisht.
Në universitet njihet dhe bie në dashuri me Anka Stalherm, e cila ishte 3 vite më e madhe. Ndarja me të në vitin 1920, e çoi në prag të vetëvrasjes. Pikërisht në atë kohë shkruan një roman gjysmë autobiografik, “Michael”, një vepër në 3 pjesë, nga të cilat ka mbijetuar e para
dhe e treta. Deri më 1940, do të shkruante 14 libra.
I bashkohet Partisë Naziste më 1924-ën, ndërsa 2 vite më vonë emërohet drejtues i partisë
në Berlin, ku nisi të interesohej për përdorimin e propagandës, për të promovuar partinë dhe programin e saj. Pas ardhjes në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Ministria e Propagandës e drejtuar prej tij vuri shumë shpejt nën kontroll mediat, artet dhe të gjithë informacionin në Gjermani.
Goebbels ishte veçanërisht i aftë në shfrytëzimin e mediave relativisht të reja të radios dhe televizionit, për qëllime propagandistike. Në vitin 1943, ai filloi të ushtronte presion ndaj Hitlerit për të futur masa që do të prodhonin një luftë totale, duke përfshirë mbylljen e bizneseve jo thelbësore për luftën, duke i detyruar gratë të angazhoheshin në industrinë e punës, dhe burrat në rradhët e ushtrisë gjermane.
Hitleri më në fund e emëroi atë drejtues Fuqiplotë të Rajhut për Luftën Totale më 23 korrik 1944, kur Goebbels ndërmori masat kryesisht të pasuksesshme, për të rritur numrin e njerëzve në dispozicion për prodhimin e armatimeve dhe Wehrmacht-it.
Ndërsa lufta ishte pranë fundit dhe Gjermania në prag të shpartallimit të plotë, bashëshortja Magda Goebbels dhe fëmijët u bashkuan me të në Berlin. Ata u futën në bunkerin nëntokësor të Hitlerit, më 22 prill 1945. Hitleri kreu vetëvrasje më 30 prill.
Në përputhje me vullnetin e Hitlerit, Goebbels e pasoi arriti atë si kancelar i Gjermanisë. Por ai shërbeu vetëm një ditë në këtë post. Të nesërmen më 1 maj 1945, Goebbels dhe gruaja e tij kryejnë vetëvrasje, pasi kishin helmuar të gjashtë fëmijët e tyre me cianid.
1 Maj 1961 – Fidel Kastro ndalon shpall Kubën republikë socialiste, dhe ndalon zgjedhjet në vend
Qindra mijëra kubanë morrën pjesë në paradën e 1 Majit në kryeqytetin Havanë. Në fjalën e tij udhëheqësi i revolucionit, Fidel Kastro deklaroi:”Revolucioni nuk ka kohë për zgjedhje. Në Ameriknë Latine, nuk ka qeveri më demokratike sesa ajo revolucionare. Nëse zotit Kenedi nuk i pëlqen socializmi, neve nuk na pëlqen imperializmi dhe as kapitalizmi”- deklaroi ai.
Udhëneqësi komunist, njoftoi gjithashtu se priftërinjtë e huaj katolikë, do të dëboheshin dhe se të gjitha shkollat katolike dhe private do të shtetëzoheshin. Revolucionarët kishin arsye për të festuar më 1 Maj. Pak javë më parë trupat e Kastros, parandaluan një tentativë të pushtimit të ishullit nga mërgimtarët kubanë, të mbështetur nga SHBA-ja në Gjirin e Derrave.
1 Maj 1994 – Kampioni i botës në Formula 1, Ayrton Senna vdes në një aksident gjatë garës në Imolas
Piloti brazilian, Ayrton Senna, vdes në një aksident gjatë garës së madhe të Formula 1 në pistën e Imolas në San Marino, pranë Bolonjës në Itali. Ai ishte vetëm 34 vjeç. Makina e tij Williams po udhëtonte me një shpejtësi prej 309 km/h, kur doli nga rruga në një kthesë, dhe u përplas me forcë në një mur betoni.
Fituesi i 41 garave në këtë sport, ai cilësohej si piloti më i mirë i brezit të tij, dhe fansat në mbarë botën do të mbanin zi. Vetëm një ditë më parë piloti austriak Roland Ratzenberger, u vra në pothuajse të njëjtin vend, i njohur si kthesa e Tamburelos. Senna, 3 herë fitues i kampionatit, ishte i njohur për stilin e tij agresiv të garimit.
Në vitin 1989 ai u përplas me shoferin francez Alain Prost në garën për çmimin e madh të Japonisë. Ai u skualifikua dhe humbi titullin e tij. Vitin që pasoi, ndodhi sërish një incident,
por në atë rast fitimtar doli Senna, teksa Prost doli jashtë piste. Në fund të garës ai u tha gazetarëve:”Fitorja është si një drogë. Unë nuk dua në asnjë rrethanë të renditem i dyti apo i treti”.
1 Maj 1544 – Trupat osmane pushtojnë Hungarinë, me ndihmën e trupave franceze. Franca shpërblehet me eksluzivitetin e lidhjeve tregtare e kulturore me Perandorinë Osmane.
1 Maj 1707 – Firmoset akti i bashkimit Angli-Skoci, duke formuar Britaninë e Madhe.
1 Maj 1776 – Jezuiti Adam Weishaupt themelon lozhën e famshme masonike Iluminati në Ingolshtad të Bavarisë së Epërme në Gjermani.
1 Maj 1889 – Kongresi i Internacionales së Dytë, vendos që duke filluar nga viti 1890, 1 Maji të jetë Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në përkujtim të protestave të dhunshme të Çikagos më 1886.
1 Maj 1915 – Anija RMS Lusitania niset nga Nju Jorku në udhëtimin e saj të 202-të dhe të fundit, duke kaluar në ujërat e Atlantikut të Veriut. Gjashtë ditë më vonë, anija u mbyt pranë brigjeve të Irlandës, duke shkaktuar vdekjen e 1.198 njerëzve.
1 Maj 1919 – Trupat gjermane hyjnë në Mynih për të shtypur Republikën Bavareze Sovjetike.
1 Maj 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Deri në 2500 njerëz vdesin në një vetëvrasje masive në Demmin teksa Ushtria e Kuqe po bëhej gati të hynte në qytet.
1 Maj 1960 – Rusia rrëzon avionin spiun amerikan U- 2 të drejtuar nga piloti Francis Gary Poëer, teksa ishte duke fluturuar mbi Sverdlovsk.
1 Maj 1977- 36 persona u vranë në sheshin Taksim në Stamboll, gjatë manifestimeve me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
1 Maj 2011 – Papa Gjon Pali II lumturohet nga pasardhësi i tij, Papa Benedikti XVI.