Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë i mban të ngrira marrëdhëniet Evropë-Rusi?

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Çfarë i mban të ngrira marrëdhëniet Evropë-Rusi?

Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”

Edhe pse Bashkimi Evropian dhe Rusia, janë pjesë e së njëjtit truall, ato nuk kanë dhe aq shumë gjëra të përbashkëta. Në fakt, rusët duhet ende të vendosin se ku bën pjesë vendi i tyre. Pjesa më e madhe e territorit rus gjendet në Azi, por mbi 70 për qind e rusëve jetojnë në perëndim të Maleve Urale.

Rusët nuk kanë asnjë interes të asociohen me Azinë Lindore ose jugun islamik. Ndaj zgjedhja e tyre e vetme është të qëndrojnë ose vetëm, ose të orientohen drejt Evropës. Por të mbetesh vetëm është diçka e rrezikshme. Rusia është një vend i madh me armë bërthamore.

Por ajo është në rënie në aspektin demografik, ekonomik dhe teknologjik. Vendi e fiton ende jetesën, duke eksportuar lëndë djegëse fosile dhe mallra të tjerë, gjë që nuk është e mjaftueshme për ruajtjen e statusit të superfuqisë në shekullin XXI. Moska po rrezikon gjithnjë e më shumë, të bëhet një partnere e vogël e Pekinit.

Kësisoj, alternativa e vetme është Evropa. Por që të dy palët janë “peng” i historive të tyre përkatëse. Kujtimet e sundimit shtypës nën carët dhe sovjetikët, mbeten të freskëta në Evropën Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në Poloni dhe Baltik. Ndërkohë, aneksimi i Krimesë nga presidentit rus Vladimir Putin, dhe fushata e tij ushtarake në Ukrainën Lindore, e kanë forcuar mosbesimin ndaj Rusisë në të gjithë rajonin.

Marrëdhënia e Rusisë me pjesën tjetër të Evropës, diktohet edhe nga historia e saj. Pasi vuajti pasojat e shembjes së Bashkimit Sovjetik gjatë viteve 1990, Rusia adoptoi që nga ngjitja në pushtet e Putinit në vitin 2000, mentalitetin e shekullit XIX. Elita ruse, duke e kthyer kokën nga periudha cariste e para Revolucionit Bolshevik, e konsideron vendin si një fuqi të madhe evropiane – madje hegjemone, në rastin e Evropës Lindore – çka e kundërvë atë direkt me BE-në.

Synimi i Bashkimit Evropian, është të ruajë zonat e saj të ndikimit në Evropë. Pasi kjo është mënyra e vetme, për të parandaluar rikthimin e luftërave mes fuqive të mëdha, dhe luftërave që kulmuan në gjysmën e parë të shekullit XX. E megjithatë, Rusia është thjesht shumë e madhe për t’u integruar në BE.

Madje në fakt nuk është e qartë, se kush do të integrohet me kë. Edhe po të mos ishte kështu, Rusia – ose së paku udhëheqja e saj – nuk ndan vlerat e BE-së. Përveç mbrojtjes së demokracisë, pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, BE-ja ka hequr dorë nga çdo rishikim i kufijve me forcë. Ndërsa afërsia gjeografike, kërkon që Rusia dhe BE-ja të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre në një mënyrë sa më të favorshme që të jetë e mundur, lufta e vazhdueshme e Kremlinit në rajonin ukrainas të Donbasit, e bën këtë gjë të pamundur.

Pavarësisht kësaj, presidenti francez Emanuel Makron, ka bërë së fundmi përpjekje të reja për të përmirësuar marrëdhëniet BE-Rusi. Ai u takua me Putinin në prag të samitit të G7 në Biarritz muajin e kaluar. Sipas Makron, nuk është në interesin e Evropës ta hedhë Rusinë në “krahët’ e Kinës. Apo të qëndrojë mënjanë, dhe të shohë shpërbërjen e vazhdueshme të traktateve të kontrollit të armëve, mes SHBA-së dhe Rusisë.

Në lidhje me kontrollin e armëve, interesat amerikane dhe evropiane nuk janë të njëjta. Dhe administrata e sotme e SHBA-së, nuk është se e vret shumë mendjen për Evropën apo pikëpamjet e saj për çdo çështje të caktuar. Por përpjekjet e Makron, shtrojnë shumë pikëpyetje.

Së pari, nuk është e qartë se çfarë roli mund të luante Evropa, në ripërsëritjen e regjimit global të kontrollit të armëve. Pa SHBA-në, Evropa shumë ka pak për t’i ofruar Rusinë për çështjen e raketave me rreze të ndërmjetme. Ajo do të ngecte në pozicionin e përpjekjes për të bindur dy palë, që nuk dëshirojnë të arrijnë ndonjë marrëveshje të re.

Dhe nuk mund të bindte as Kinën, që po ashtu ka zhvilluar raketa me rreze të ndërmjetme. Evropa ka diçka për t’i ofruar Rusisë në rrafshin ekonomik. Por përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike, është thjesht i pamundur pa një përparim të verifikueshëm në zbatimin e Protokollit të Minskut, për t’i dhënë fund konfliktit në Donbas.

Mbetet e paqartë, nëse Putini do të ishte gati për këtë gjë. Por problemi real midis Rusisë dhe BE-së, është çështja e demokracisë. Frika më e madhe e Putinit dhe e oligarkisë ruse, është se revolucioni Maidan i Ukrainës në vitin 2014, mund të përsëritet në Sheshin e Kuq të Moskës. Kremlini, nuk e fajëson NATO-n por BE-në për këtë skenar të mundshëm. Retorika anti-NATO, është një refren i vjetër propagandistik, që bazohen në frikën e rrënjosur të shumë rusëve që nga Lufta e Ftohtë. Por kërcënimi i vërtetë në sytë e oligarkisë ruse është Bashkimit Evropian, dhe promovimi prej saj i demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Sistemet ruse dhe evropiane, janë thelbësisht të papajtueshme mes tyre. Ato përfaqësojnë vlera kontradiktore, dhe kanë qasje shumë të ndryshme mbi politikën e jashtme dhe atë të brendshme. Në shekullin XIX, Rusia cariste ishte udhëheqëse e “Aleancës së Shenjtë”, një front reaksionar kundër revolucioneve borgjeze që përfshinë në atë kohë Evropën. Dinamika ndryshoi nën bolshevikët pas vitit 1917, kur Rusia u bë djepi i revolucionit.

Por nën Stalinin, ajo risi të ndjekë në thelb të njëjtat synime me ato të carëve. Sidomos, kur ishte fjala për shtypjen e lëvizjeve për pavarësi në Evropën Qendrore dhe Lindore. Regjimi i Putinit ka ndjekur një trajektore të ngjashme, duke kopjuar qasjen e shekullit XIX, lidhur aleancë me Kishën Ortodokse, ndërmarrë sulme ndaj “Perëndimit dekadent’, dhe sulme ndaj homoseksualizmit dhe liberalizmit.

Mbështetja aktive e Kremlinit për forcat anti-liberale dhe nacionaliste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, është vetëm një pjesë e panoramës më të madhe. Sado i dëshirueshëm që mund të jetë një përmirësim i marrëdhënieve BE-Rusi, kjo nuk do të ndodhë as shumë shpejt, dhe as shumë lehtë. Në çështjet kryesore të Ukrainës dhe demokracisë, Evropa vështirë se mund të  lëshojë ndonjë centimetër ndaj Rusisë.

Shënim: Joschka Fischer, ka qenë zv/kancelar dhe Ministër i Jashtëm i Gjermanisë në vitet 1998-2005.

Tags: bashkimi evropianevropamarredhenietmbanrusitë ngrira

TË LIDHURA

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Bota

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime

14:02 | 31/05/2025
Kina i përgjigjet ashpër Macron
Bota

Kina i përgjigjet ashpër Macron

13:42 | 31/05/2025
Gjermania ndryshon qasje ndaj Izraelit: Nuk do t’ju dërgojmë më armë nëse…
Bota

Gjermania ndryshon qasje ndaj Izraelit: Nuk do t’ju dërgojmë më armë nëse…

13:29 | 31/05/2025
Next Post
“Çohuni çuna se kemi punë”, si u organizua vrasja e Santiago Malkos

Vrasja e Santiago Malkos/ Policia zbardh ngjarjen, në kërkim 8 persona (Emrat)

Emri/Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, pranga pronarit të lokalit

Përndiqte vajzën e re në Tiranë, policia arreston 39-vjeçarin

“E ka futur pronari për të më marrë jetën”, 19-vjeçari tregon si u përplas nga roja e gurores

“E ka futur pronari për të më marrë jetën”, 19-vjeçari tregon si u përplas nga roja e gurores

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Bota

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime

by mirseda
14:02 | 31/05/2025
0

Më shumë se 100 kamionë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) u plaçkitën...

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

13:58 | 31/05/2025
Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

13:52 | 31/05/2025
Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

13:45 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com