Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë duhet të bëjë Perëndimi me Putinin?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë duhet të bëjë Perëndimi me Putinin?

Nga Guy Verhofstadt, “The Guardian”/Të martën, Jean-Claude Juncker i shkroi një letër Vladimir Putinit, për ta përgëzuar këtë të fundit për fitoren në zgjedhje, duke u frymëzuar me sa duket nga lista e demagogëve dhe diktatorëve botërorë, që gjithashtu nxituan t’i dërgonin urimet e tyre shefit të Kremlinit, nga presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, tek ai bjellorus Aleksander Lukashenko.

Korit iu bashkua edhe presidenti amerikan Trump, por të paktën në këtë rast këshilltarët e tij e patën këshilluar: “Mos e uroni!”, këshillë që presidenti amerikan sigurisht që e shpërfilli.

Për turpin e tyre, as Juncker as Trump, nuk e përmendën përdorimin e armëve kimike ruse në Salisbury të Britanisë së Madhe, dhe as nuk ngritën shqetësime rreth legjitimitetit të të ashtuquajturave “zgjedhje” presidenciale, që sapo i pamë të zhvillohen në Rusi.

Michael Link, deputeti gjerman që udhëhoqi misionin e pavarur të OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Rusi, ka qenë i qartë kur deklaroi se në Rusi nuk pati “zgjedhje reale” për votuesit. Qytetarët iu drejtuan dhomës së fshehtë të votimit, kutitë u mbushën më pas me dorë, teksa udhëheqësi kryesor i opozitës Alexei Navalny u ndalua të garojë.

Prandaj nuk është koha për urime. Po, ne do të kemi gjithmonë nevojë për dialog me Rusinë, por lidhjet më të ngushta duhet të kushtëzohen me respektimin e sundimit të ligjit.

Shumë shpesh, Perëndimi ka bërë një sy qorr ndërsa Rusia ka sulmuar demokracitë liberale, ka korruptuar sistemet politike, ka sulmuar partitë politike, ka “ndotur” ekosistemet tona online, dhe ka synuar të zhysë Evropën në të kaluarën e saj të dhunshme dhe plot përçarje.

Ndërsa udhëheqësit evropianë, reaguan me fjalë të ngrohta mbështetëse ndaj Britanisë pas ngjarjes së Salisbury, ne duhet të sigurojmë një përgjigje kolektive evropiane, që mund të përkufizohet si pjesë e një strategjie të re të BE-së ndaj Rusisë.

Me këtë strategji të re, ne duhet t’i tregojmë Putinit se shkeljet e tij të së drejtës ndërkombëtare do të kenë pasoja të qarta, por gjithashtu se mund të hapim perspektivën e bashkëpunimit dhe angazhimit, me kushtin që Rusia të fillojë të përmbushë angazhimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, duke filluar me zbatimin e marrëveshjeve të Minskut.

Në vend se të dërgojnë letra urimi, liderët e BE-së, dhe në veçanti përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Federica Mogherini, duhet të hartojë një strategji kaq proaktive.

Para së gjithash, ajo duhet të nxisë vendosjen e sanksioneve të qarta të BE-së ndaj Moskës, si një kundërpërgjigje rreth rastit Sergei Skripal. Nëse ka një gjë që alarmon realisht elitën mafioze përreth Putinit, ajo është perspektiva e mohimit të qasjes në vilat e tyre luksoze në Evropë.

Është thelbësore që Brexit, të mos dobësojë politikën e jashtme dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë në të gjithë Evropën. Propozimi i Parlamentit Evropian për një ombrellë të Marrëveshjes së Asocimit BE-UK, përcakton një kornizë për garantimin e saj.

Ne duhet të garantojmë që marrëveshjet e sigurisë dhe mbrojtjes të kenë hyrë në fuqi, para fundit të periudhës transitore të Brexit. Ne kemi nevojë për një hetim gjithëpërfshirës në nivelin e BE në stilin e Robert Mueller në SHBA, mbi shtrirjen e ndikimit të Rusisë në demokracitë, ekonomitë dhe sistemet tona politike, që mund të na japë një përgjigje të besueshme.

Është diçka e gabuar që miliarderët rusë, kanë mundësi të blejnë nënshtetësinë e BE-së në Maltë, të pastrojnë paratë me blerjen e pasurive të patundshme në Londrës përmes kompanive nën-kontraktore, dhe me sa duket të dhurojnë para për partitë politike evropiane.

Njëkohësisht ne duhet të kapërcejmë ngërçin aktual, ku kontaktet BE- Rusi janë të ngrira, ndërsa shtetet anëtare vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe me Rusinë, që shpesh u shërbejnë interesave të ngushta kombëtare.

BE-ja dhe NATO-ja, duhet të rihapin kanalet e komunikimit për të zvogëluar rrezikun e keqkuptimeve dhe llogaritjeve të gabuara – siç ishte rasti gjatë Luftës së Ftohtë. 

Një strategji e re, mund të ndërtohet në logjikën e procesit të Helsinkit në vitet 1970. Një Helsinki 2.0, do ta përforconte arkitekturën e sigurisë në Evropë, duke hapur perspektivën për një angazhim politik dhe ekonomik me Rusinë.

Në këmbim të respektimit të plotë të marrëveshjeve të Minskut, pajtueshmërisë me të drejtën ndërkombëtare, progresit kur është fjala për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe respektimin e të drejtave të njeriut brenda Rusisë, BE-ja jo vetëm që do të heqë sanksionet ekonomike, por do të thellojë bashkëpunimin politik dhe ekonomik me Moskën.

Kjo strategji, do ta bënte gjithashtu të qartë se mosmarrëveshja jonë është me qeverinë aktuale të Rusisë, dhe jo me popullin rus. Për këtë arsye, ne duhet t’i hapim universitetet dhe tregjet tona të punës ndaj qytetarëve më të mirë dhe më të aftë të Rusisë, si dhe të sigurojmë lehtësimin e njëanshëm të vizave për qytetarët e Rusisë.

Duhet të rrisim mbështetjen për aktivistët e pavarur të shoqërisë civile, mediat e lira dhe OJQ-të në Rusi. Më e rëndësishmja, ne duhet të ndërtojmë me shpejtësi një Union të Mbrojtjes, si një shtyllë të NATO-s në Evropë.

Për dekada me radhë, jemi mbështetur tek SHBA-ja, dhe nuk kemi arritur të investojmë në mbrojtjen moderne dhe integrimin e kapaciteteve tona. Shumë politikanë evropianë refuzojnë ta mbështesin këtë projekt, për shkak të frikës nga mposhtja në zgjedhje nga euro-skeptikët që sponsorizon Putini. Dhe kështu ne e gjejmë veten të bllokuar në një rreth vicioz.

Unë shpresoj që brezat e rinj të udhëheqësve aktualë të Evropës, nga Emanuel Macron te Leo Varadkar, do të jenë më të guximshëm, dhe të mbështesin ndërtimin e një mbrojtjeje të integruar në kuadrin e BE-së.

Shumë nuk duan ta pranojnë të vërtetën, pasi kjo do të thotë se duhet të merren zgjedhje të vështira, por realiteti është se Kremlini është sërish në luftë me demokracitë tona liberale. Nëse nuk reagojmë me një strategji të re afatgjatë, Putini do të guxojë të reagojë më fort kundër nesh.

Shënim: Guy Verhofstadt, është shefi i Brexit për Parlamentin Evropian

Tags: beMoskaPerendimiPutininTrump

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
PS vijon të kërkojë hetim për kontratat e PD

PS vijon të kërkojë hetim për kontratat e PD

Futbolli më shumë se pasion/Tifozin e Barcelonës e zgjon nga koma himni i Sevillas

Futbolli më shumë se pasion/Tifozin e Barcelonës e zgjon nga koma himni i Sevillas

Historike, pas tymit dhe flakës votohet demarkacioni me Malin e Zi

Gjirokastër/Përplaset makina me zetorin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam
Showbizz

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

by mirseda
21:52 | 14/11/2025
0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka vendosur të angazhohet në një nismë të rëndësishme për...

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

20:28 | 14/11/2025
Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

19:23 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com