Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë do të thotë rasti i Shkodrës për opozitën?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Rasti i Shkodrës vazhdon ende të mbajë gjallë aksionin opozitar dhe kauzën e saj e cila ka nisur shumë muaj më parë. Pavarësisht se opozita nuk ja doli dot të ndalojë zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit, beteja e saj vazhdon të frymëzojë militantët e opozitës, ndoshta si i vetmi terren për të zhvilluar lojën politike. Shkodra tregoi se aty ku ka mbështetje popullore suksesi politik është i garantuar.

Si të thuash, Shkodra paraqet  mundësinë e fundit që beteja opozitare të përfundoi me një fitore politike. Nëse opozita do të dijë ta kapitalizojë këtë mundësi ose jo, kjo mbetet për tu parë. Por, e sigurtë është se Shkodra i shërbeu opozitës që çështja e 30 qershorit të vazhdojë të mbetet ende e hapur, dhe në këtë mënyrë, opozita mund të vazhdojë të ketë të gjitha pretendimet e saj të drejta për zgjedhjet në Shqipëri.

Duke parë këtë kontest, çështja e 30 qershorit mbetet ende e hapur, pavarësisht se Partia Socialiste po merr në dorëzim të gjitha bashkitë, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kështu që 30 qershori, në mos një rishqyrtim politik, do të marrë me patjetër një vendim nga një arbitër i tretë, siç është për shembull Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të formohet. Sepse, pa një vendim të tillë është një pamundësi absolute të legjitimohet. Këtë gjë e di mjaft mirë opozita shqiptare dhe për këtë arsye, vazhdon ende të mbajë të gjallë çështjen e 30 qershorit.

Shkodra dhe kryetarja e saj e bashkisë, Voltana Ademi, kanë qenë gjatë muajve të fundit simboli i betejës së opozitës dhe kauzës së saj. Zonja Ademi ishte ndoshta kryetarja e bashkisë që qeverisej nga Partia Demokratike më aktive në mediat shqiptare. Jo vetëm për faktin se Shkodra është një qytet i madh dhe i rëndësishëm i Shqipërisë, por edhe për arsyen se është qyteti simbol i së djathtës dhe vështirë së qytetarët e saj do të pranonin qeverisjen e Shkodrës nga një kryetar i majtë.  Partia Socialiste e di mjaft mirë se konteksti kulturor dhe shoqëror në Shkodër nuk mund të anashkalohet aq lehtë.

Faktin që Shkodra përbën mundësinë e vetme të vazhdimësisë së aksionit opozitar, e di mjaft mirë Edi Rama. Për këtë arsye, ka një nxitim për të mbyllur sa më shpjet konstituimin e organeve të pushteti lokal. Por, më sa duket, kjo histori nuk do të mbyllet aq lehtë.

Ëndrra e Edi Ramës për të qeverisur Shkodrën, për momentin ka mbetur në mes. Po ashtu, shpresa e Lulzim Bashës për të transformuar situatën politike lidhet po me  Shkodrën. Asnjëherë më parë në këto 30 vite tranzicion qyteti i Shkodrës nuk ka qenë  një çështje vendimtare për kontestin politik shqiptar.

Rasti i Shkodrës simbolizon  të gjithë problematikat e një palë zgjedhje arbitrare. Sepse të kuptohemi, zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan me vendim arbitrar të mazhorancës në të gjithë procesin e tyre. Për sa kohë ekziston ende një konflikt institucional midis presidencës dhe mazhorancës për çështjen e 30 qershorit, dhe për sa kohë s’ka një vendim të Gjykatës Kushtetues që mund të zgjidhë këtë konflikt, ato nuk mund të konsiderohen zgjedhje shtetërore ashtu sikurse duhen të jenë në një demokraci, por të një force të vetme politike.

Prandaj, Shkodra i ktheu edhe njëherë të gjitha argumentet opozitar në qendër të debatit politik, i cili për hir të së vërtetës dukej përpara kësaj çështje sikur ishte mbyllur dhe nuk ishte më asnjë shpresë. Për këtë arsye, Shkodra dhe gjithçka ajo simbolizon në këtë moment është ndoshta karta e fundit politike e opozitës./Gazeta Liberale

 

Tags: edi ramaopozitaShkoder

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
“Bizneset VIP shkelje më të mëdha”, Ibrahimaj bën një përmbledhje të kontrolleve

“Bizneset VIP shkelje më të mëdha”, Ibrahimaj bën një përmbledhje të kontrolleve

Aktori i humorit tregon versionin e tij për ngjarjen me turistët spanjollë (video)

Aktori i humorit tregon versionin e tij për ngjarjen me turistët spanjollë (video)

Dorëheqja e Conte, reagon Salvini: Nuk dua një Itali skllave

Dorëheqja e Conte, reagon Salvini: Nuk dua një Itali skllave







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

by mirseda
17:45 | 29/01/2026
0

Përfundon në GJKKO seanca Meta-Kryemadhi. Sic njofton gazetarja e News24, Klodiana Lala, avokati i Metës, Kujtim Cakrani,...

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
Dyshohet se vranë mijëra protestues! BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit si grup terrorist

Dyshohet se vranë mijëra protestues! BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit si grup terrorist

17:34 | 29/01/2026
PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut

PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut

17:03 | 29/01/2026
Shkrirja e Kadastrës Vlorë/ Nën shoqërim policor, materialet drejt Tiranës

Shkrirja e Kadastrës Vlorë/ Nën shoqërim policor, materialet drejt Tiranës

16:44 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com