Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë do të bëjmë kur të dalim nga shtëpitë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë do të bëjmë kur të dalim nga shtëpitë

Nga Skënder Minxhozi

Kjo është një krizë globale, pa bashkëpunim global. Kështu e përshkruante dje rrokopujën botërore që ka krijuar pandemia e koronavirusit Farid Zakaria, një ndër komentatorët kryesorë amerikanë. Ajo që shihet e dëgjohet sot rreth krizës më të madhe sanitare të 100 vjetëve të fundit, është kaosi, pesimizmi dhe dështimi i thuajse të gjitha shoqërive, nga ato më të prapambeturat, tek më të pasurat.

Prej tre muajsh, qëkurse ky cikël krize ka filluar të konsumohet në shkallë të gjerë, koronavirus ka dëmtuar e prekur thellë jetët e më shumë se një miliard njerëzve, kryesisht në hemisferën veriore, të cilët janë mbyllur në shtëpitë e tyre, duke braktisur ekonomitë, biznesin, arsimin, kulturën dhe përgjithësisht aktivitet shoqërore bazë. Planeti është mbyllur pas mureve, kurse të fuqishmit kruajnë kokën për një zgjidhje që askush nuk e di çfarë forme do të ketë dhe kur do të vijë.

E megjithatë, të gjithë po bëjnë gradualisht planet sesi do të përballen me momentin kur kjo masë e stërmadhe njerëzish të hapë derën e banesës private dhe të dalë në rrugë. Një javë më parë presidenti amerikan Trump guxoi të fantazojë një hapje të SHBA-ve gjatë festës së Pashkëve, pra në këto orë. Qe një premtim në ajër, të cilin e tërhoqi shpejt, ndërkohë që Papa Françesku vijoi të mbante meshë në një Vatikan sërish të zbrazët nga turmat e mëdha të besimtarëve.

Edhe Italia e Spanja, Franca, Gjermani apo Britania e Madhe, megjithëse në mesin e pandemisë, teksa i kanë kthyer stadiumet e sallat e koncerteve në spitale të improvizuara, po mendojnë seriozisht se kur dhe si do të jetë momenti i daljes nga karantina thuajse totale. Italianët shpresojnë që kjo të vijë diku nga maji, pa bërë parashikimet të sakta, vendet e tjera evropiane, amerikanët dhe kanadezët, po përpiqen të gjejnë zgjidhje delikate dhe më shumë eksperimentale, sesi mund t’i rihapin industritë dhe biznesin, me qëllim që fatura tashmë stratosferike e pandemie, të mos kthehet në një recetë afatgjatë krize ekonomike e financiare. Më të favorizuar nga kjo situatë komplekse kanë dalë kinezët, të cilët po rihapin me kujdes qytetet, ekonominë por jo ende shkollat dhe aktivitetet masive.

Sot Evropa dhe Amerika Veriore, por edhe India e pjesë të Amerikës së Jugut, vijojnë të zbatojnë regjimin e ashpër të distancimit social. Mbyllje në shtëpi e popullatës, ndërprerje e aktivitetit ekonomik, mbyllje shkollash, lokalesh biznesi e restorantesh, ndërprerje kampionatesh sportive dhe eventesh kulturore. Kjo është statu quo-ja brenda të cilës më së paku ndjehemi të qetë për jetën. Lajmë duart, dalim vetëm për të blerë ushqimet e ilaçet esenciale dhe presim kur të na thonë që “lufta” e habitshme ndaj të padukshmes, mbaroi.

Ky është perimetri i ngushtë që kemi ngritur rreth vetes dhe ku gjithçka është bazike dhe e thjeshtë. Ashtu siç është e frikshme, e panjohur dhe e ngatërruar gjithçka shtrihet përtej derës së shtëpisë. Teksa u lodhën për t’i futur brenda me zor qindra milionë njerëz, aktualisht po afrohet momenti që qeveritë, OBSH dhe organizmat e tjera që merren me emergjencën e koronavirusit, të vrasin edhe më fort mendjen, sesi do t’i nxjerrin gradualisht jashtë ata që kyçën një muaj më parë.

Kur duhet bërë rikthimi gradual në punë? Si do të jetë ai? Çfarë masash mbeten dhe cilat prej tyre bien? Sa normale do të jetë jeta e rigjetur? Sa do të ngjajë ajo me atë që mbajmë mend jo më larg se 30 ditë të shkuara? Të cilat tani na duken si vite.

Bill Gates, miliarderi që pesë vjet më parë bëri parashikimin fatal se një pandemi ishte ajo që rrezikonte më shumë botën e sotme, e ka një përgjigje për të gjitha këto pyetje, sado cinike që ajo të duket. “Nëse do të duam të shkojmë sërish në një stadium”, thotë ai, “ e të ndjehemi të qetë e të shpenguar mes njerëzve, duke parë ndeshjen, do të na duhet medoemos një vaksinë”. Me fjalë të tjera, miliarderi vizionar që e njeh biznesin e sëmundjeve infektive më mirë sesa shumë qeveri të vogla e të mëdha, po e shtyn ëndrrën tonë për një jetë “si ajo e dikurshmja”, për një apo disa vjet të mira.

Dhe deri atëherë, si do të jetojmë? Cila do të jetë “normalja” e jetës tonë jashtë karantinës? Edi Rama tha me një batutë, pak ditë më parë, se këtej e tutje, siç blejmë këpucët në një dyqan të posaçëm, do të duhet të blejmë edhe maskat kundër virusit. Një parashikim i zymtë që na paralajmëron se asgjë s’do të jetë më si më parë, edhe kur karantina të ketë mbaruar. Pak a shumë ashtu siç e thoshte edhe Henri Kinsinger në artikullin e tij thellësisht goditës të dy ditëve më parë. Paradoksalisht do të na duket se ishim më mirë brenda, sesa jashtë, me privacionet, vështirësitë, rregullat absurde që do të kontrollojnë jetët tona.

Por ky hap duhet hedhur, është i pashmangshëm. Bota duhet të mësohet me një jetë të re pasi ta ketë lënë pas karantinën e koronavirusit. Ne duhet të përgatitemi për një pranverë dhe verë të çuditshme, plot masa mbrojtëse rreth nesh, me larje duarsh, dizinfektantë dhe kafene të mbyllura edhe për shumë kohë. Kjo krizë na ka futur në një stinë të gjatë provacionesh dhe duhet të jemi të përgatitur se rruga do të jetë e gjatë.

Në shtypin evropian botohej pak ditë më parë një lajm ku thuhej se delfinët i janë afruar brigjeve italiane në detin Tirren për shkak të pezullimit të peshkimit dhe se në rrugët e qyteteve të vogla të Polonisë janë shfaqur drerët. Ajri mbi qytetet e mëdha është pastruar dhe sasia e naftës që po djegim është shumë më e vogël. Toka nuk ndjehet keq me futjen tonë kolektive në shtëpi, për shkak të një virusi mikroskopik.

Ne po. Ne ndjehemi shumë keq, sepse ishim mësuar aq shumë me këtë lloj ekzistence, ku gjithçka ishte e arritshme me një klikim, saqë sot, kur dyert janë mbyllur dhe secili mendon të mos sëmuret, na duket sikur erdhi fundi i botës. Fundi nuk ka ardhur, por, siç e tha Kisinger, kur të hapim derën e shtëpisë, do të gjejmë një botë tjetër. Nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. E keqe, për njeriun, është që të mësohet me ndryshimin. Kjo është sfida madhore, kur të dalim nga shtëpitë e t’i kthehemi jetës së re postkoronavirus që na pret!

Tags: karantinëkoronavirusskender Minxhozi

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Italia shton masat, aktivizon satelitin ‘Copernicus’ për të monitoruar shkelësit e izolimit

Italia shton masat, aktivizon satelitin ‘Copernicus’ për të monitoruar shkelësit e izolimit

“Morgu është mbushur plot”, infermierja shqiptare tregon çfarë po ndodh në SHBA

“Morgu është mbushur plot”, infermierja shqiptare tregon çfarë po ndodh në SHBA

Bilanci/ Mbi 100 mijë persona të infektuar nga koronavirusi në Gjermani

Bilanci/ Mbi 100 mijë persona të infektuar nga koronavirusi në Gjermani

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“Liderët evropianë ironizuan Trump”, batuta e Ramës në Kopenhagen “pushton” mediat ndërkombëtare
Politikë

“Liderët evropianë ironizuan Trump”, batuta e Ramës në Kopenhagen “pushton” mediat ndërkombëtare

by mirseda
19:22 | 02/10/2025
0

Një batutë me nota ironike e kryeministrit Edi Rama, në margjinat e takimit të Komunitetit Politik Europian...

“Për këtë kompeticion vendimet na takojnë ne”, Botërori “përplas” FIFA-n me Trump-in

“Për këtë kompeticion vendimet na takojnë ne”, Botërori “përplas” FIFA-n me Trump-in

19:13 | 02/10/2025
Mijëra qytetarë francezë dalin në protestë, Kulla Eiffel njofton mbylljen

Mijëra qytetarë francezë dalin në protestë, Kulla Eiffel njofton mbylljen

18:48 | 02/10/2025
Vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore, trashësia arrin në 20 centimetra

Vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore, trashësia arrin në 20 centimetra

18:33 | 02/10/2025
Planin i Trump për Gazën/ Ndërmjetësuesit arab japin informacione nga brenda Hamasit, ja kur pritet përgjigjia e organizatës

Planin i Trump për Gazën/ Ndërmjetësuesit arab japin informacione nga brenda Hamasit, ja kur pritet përgjigjia e organizatës

18:18 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com