E premte, 5 Qershor, 2020
13 C
Tirana

“Morgu është mbushur plot”, infermierja shqiptare tregon çfarë po ndodh në SHBA

Më të lexuarat

Pagat e Luftës, Rama: Një lajm i mirë

Kryeministri Edi Rama sapo ka ndarë një mesazh me qytetarët lidhur me Pagat e Luftës. Kreu i Qeverisë njofton se ka kaluar 30 mijëshin numri...

Shtimi i rasteve në Maqedoninë e Veriut/ Policia: Do të hyjmë nëpër shtëpi

Maqedonia e Veriut ka ngritur alarmin pasi numri i rasteve të infektimeve është rritur sërish. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj...

Rama bën premtimin e madh për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të madh sa i përket bizneseve të vogla. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se...

“Do ketë marrëveshje për Reformën Zgjedhore”/ Hajdari komenton sjelljen e ambasadores së SHBA

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka komentuar situatën politike në vend dhe negociatat për Reformën Zgjedhore. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hajdari u...

Rama mbron 15-vjeçaren, 1 vit më parë publikoi identitetin e prindërve të 13-vjeçares së përdhunuar

Deputeti i opozitës Halit Valteri, propozoi sot në Kuvend rikthimin e dënimit me vdekje për përdhunuesit. Ai iu referua rastit të abuzimit të një...

Thirri ‘o hajna’/ Truprojat e Thaçit dhunojnë aktivistin (VIDEO)

Një qytetar është dhunuar e situata është agravuar më tej, pasi gjatë konferenës së presidentit Thaçi ai tha ‘o hajna’. Kaq ka mjaftuar, që...

Ulen ndjeshëm rastet e të infektuarve në vend/ Ja si paraqitet situata 24 orët e fundit

13 raste të reja të prekur me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit. Me të dhënat e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi...

Tirana ‘vatër e nxehtë’ e COVID-19, infektohen 3 mjekë të tjerë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, 11 prej të cilave në Tiranë. Mes të infektuarve janë edhe...

Derdhet aksidentalisht 20,000 ton naftë, Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin arktik të Norilskit, pasi janë derdhur aksidentalisht 20, 000 ton naftë. Mediat e...

Shkollat, ‘çerdhe’ të abuzimeve/Shahini: Më gjeni një grua që s’është ngacmuar një herë seksualisht

Pak ditë më parë, u bë publik rasti i një 15 vjeçareje e cila u përdhunua nga roja e shkollës. Ky rast tërhoqi vëmëndjen...

Infermierja shqiptare Valbona Ishmaku, e cila ushtron profesionin në New York të Amerikës, përgjatë një interviste për “News 24”, tregoi se si paraqitet situata në spitalin ku ajo punon dhe kujdeset për personat e infektuar me COVID-19.

Infermierja nga Shqipëria deklaroi se morgu në spital është mbushur plot dhe se numri i pacientëve me koronavirus po rritet në një mënyrë dramatike.

“Kam 8 vjet që punoj si infermiere këtu në Amerikë. Unë kam punuar në Departamentin e Kardiologjisë, por tani na kanë mobilizuar për t’u kujdesur për pacientë të infektuar me COVID-19 që prej 2 javësh.

Puna në spital është shumë e stresueshme sepse shumë nga ne infermierët jemi lëvizur, shpërngulur nga pozicioni ynë dhe tani duhet t’i shërbejmë këtyre pacientëve të sëmurë, pa pasur as trajnim të mjaftueshëm për pozicionin e ri.

Nga ana tjetër, stresi është gjithashtu se këta pacientë kalojnë në gjendje kritike shumë shpejt, nga një broknopleumoni për tre ditë kalojnë në falimentim të mushkërive, ku kanë nevojë për ventilim artificial.

Orari i infermierëve është nga mëngjesi në darkë. Me një fjalë 12 orë e gjysmë punë.

Spitali ku punoj unë na jep vetëm një maskë në ditë. Kjo e bën shumë të vështirë punën, sepse heqja dhe veshja e një maske të përdorur e rrit rrezikun e kontaminimit dhe të infeksionit me këtë virus.

Shumë infermierë dhe doktorë janë infektuar me këtë virus. Disa infermierë kanë humbur dhe jetën, kurse disa të tjerë janë të shtruar në spital në gjendje kritike.

Një nga mjekët që spitali ynë ka humbur është Dr. James Goodrich. Ky doktor ka orkestruar operacionin e ndarjes së dy binjakëve të ngjitur në kokë në spitalin tonë.

Një grua më tha që të marr të bijën e saj në telefon dhe t’i tregonte se ishte shtruar me koronavirus. E mora dhe vajza e saj më tha se e donte shumë nënën e saj. Kur vajza erdhi, nëna ra në koma në mënyrë të pavetëdijshme.

Nga ky virus po humbin jetën njerëz të pazëvëndësueshëm, jo vetëm për familjen e tyre po dhe për komunitetin mjekësor.

Dua të theksoj se shumë nga infeksionet e punonjësve të shëndetësisë ka ndodhur në javët e para të fluksit të pacientëve të infektuar, kur testimi nuk ishte i gatshëm për të gjithë pacientët dhe rezultatet vononin nga tre katër ditë.

Gjatë kësaj kohe spitali, meqenëse kishte pak maska dhe “personal protective equipment” thoshte të mos përdoren, që të shpërdorohen maskat derisa të vinin rezultatet e testimit. Gjatë kësaj kohe shumë veta u infektuan në krye të detyrës.

Lexo edhe :   Ulen ndjeshëm rastet e të infektuarve në vend/ Ja si paraqitet situata 24 orët e fundit

Në spitalin ku punoj unë numrat e djeshëm të 5 Prillit janë 1662 raste të konfirmuara të njerëzve të shtruar në spital të infektuar me këtë virus. Në pavionin ku punoj unë ka 57 njerëz të shtruar.

Lexo edhe :   Maqedonia e Veriut pezullon futbollin, shkak rastet e shtuara me koronavirus

Në New York numri total i njerëzve të testuar pozitivë deri në 4 Prill është 122 031, me pjesën jugore të shtetit të NY me numrin më të madh të rasteve, dhe vetëm në këtë ditë kemi pasur 8327 njerëz që kemi testuar pozitivë. Interesante është që nga numri i njerëzve të testuar pozitivë, 55% janë burra dhe 44% gra.

Dua të theksoj se megjithëse ky virus ka sëmurë më shumë njerëz që janë pleq ose njerëz që vuajnë nga sëmundje të tjera, ky virus nuk i kursen as të rinjtë.

Ka pasur shumë raste kur njerëz të rinj që nuk kanë vuajtur nga asnjë sëmundje kanë humbur jetën nga ky virus. Shumë doktorë mendojnë që është një predispozim gjenetik që i bën këta njerëz me vunerabël ndaj këtij virusi.

Stresi në spitalin tonë është se shumë punonjës të shëndetësisë, duke përfshirë dhe infermierët, pa folur për numrin e lartë të pacientëve, janë shumë vetë të sëmurë dhe të infektuar me këtë virus.

Kjo ka bërë që në pavione ku kujdesi nuk është kritik, si në pavione intensive, raporti të jetë 1 infermiere me 10 pacientë dhe në pavione ku shërbimi është intensive, raporti është 1 infermiere me 4 pacientë. Këto raporte më përpara kanë qenë 1 me 6 dhe 1 me 1 ose 1 me 2 respektivisht.

Stresi është që mos të kontaminosh veten, dhe pastaj ta sjellësh virusin në shtëpi e të infektosh njerëzit më të shtrenjtë të jetës. Pastaj puna e infermierit është punë që jo vetëm nga ana fizike është e lodhshme, por dhe nga ana mendore dhe emocionale.

Nuk ke vetëm pacientin e sëmurë, për të cilët të vjen keq, por dhe familjet e tyre.

Ditën e kaluar kur isha në punë, familja e një pacienti në gjendje kritike në ventilator merrte në telefon, vajza, djali, gruaja, thoshin duam të flasim me të. Ai nuk ishte në gjendje të fliste, ishte në ventilator duke luftuar për jetën e tij.

Tani në spital familja nuk lejohet të vijë e ta shohë pacientin. Shumë nga këta njerëz që janë të sëmurë kritikë mund të mos ta shohin më kurrë familjen e tyre mbasi shtrohen në spital. Morgu është i mbushur plot. Tani dhe varrimet janë pezulluar sepse mbledhja e njerëzve sjell rrezik infektimi me COVID-19”, tha Ishmaku.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama bën premtimin e madh për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të madh sa i përket bizneseve të vogla. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se...

Rama sqaron pse nuk pranoi qeveri teknike

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e PD-së për krijimin e një qeverie teknike për menaxhimin e zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama e...

Do e miratojë Reformën Zgjedhore pa pëlqimin e opozitës? Përgjigjet Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se nuk do të presin pafund që opozita të japë pëlqimin për miratimin e Reformës Zgjedhore. I ftuar...

“Zgjedhorja”/ Rama: Nënkryetari i KQZ-së do të zgjidhet nga PD

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë implementimi i sistemit biometrik të identifikimit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se...

Refoma Zgjedhore/ Rama flet për identifikimin biometrik

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me ngërçin e krijuar lidhur me Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se mazhoranca ka...
WhatsApp KONTAKTO TT