Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çfarë do të bëjë BE me qeverinë “Rama 2”?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Çfarë do të bëjë BE me qeverinë “Rama 2”?

Ekonomia, rritja e kujdesit social, e investimeve në arsim dhe shëndetësi, forcim i bashkëpunimit rajonal janë shtyllat e programit të qeverisë së re të Tiranës, që kreu i saj, Edi Rama e paraqiti të hëhën, në ditën e parë të punimeve të Parlamentit të ri.

“Do të kapërcejmë nivelin 5% të rritjes ekonomike në vitin e tretë të këtij mandati; do të krijojmë mundësi për 220 mijë vende pune më shumë, do të rrisim përsëri rroga e pensione, do të rrisim eksportet bujqësore, do të zbatojmë një program të madh investimesh në infrastrukturën rrugore, shkollore, shëndetësore, pa rritur borxhin publik”, tha kryeministri Rama.

Një paketë financiare prej 100 miliardë lekësh do të mundësojë një frymëmarrje të re të ekonomisë për të realizuar projekte të mëdha në infrastrukturën ndërlidhëse brenda vendit dhe me rajonin. Turizmi mbetet një sektor prioritar për rritjen ekonomike dhe qeveria e re do të investojë në 4 destinacione turistike kombëtare: në Alpet, Bregdetin e Jugut, portet dhe në Tiranë.

Ekonomia
Për rritjen ekonomike që synon qeveria e re Rama, bashkëpunimi me vendet fqinjë vlerësohet një instrument efikas. Konkretizimi i projekteve dhe nismave rajonale, të marra në kuadër të projektit të Berlinit, janë prioritare në realizimin e ambicies së qeverisë së re. Por krahas projekteve rajonale një vëmendje të veçantë marrin realizimi i nismave dypalëshe me Kosovën. Fjala është për lehtësimin e kalimit të mallrave, njerëzve, kapitaleve në të dyja anët e kufirit dhe për bashkimin doganor, shkruan DW.

“Bashkimin doganor të Shqipërisë me Kosovën ta bëjmë fakt të kryer një orë e më parë, duke i kthyer doganat në portet e Shqipërisë në dogana edhe të Kosovës. Projekti është gati, i punuar, i konsultuar dhe i dakordësuar mes dy palëve në nivelin teknik. Miratimi nga ana jonë në nivelin politik është gati. Presim vetëm miratimin e Qeverisë së Kosovës” theksoi kryeministri Rama.

Problemet me fqinjët 

Qeveria e re Rama synon të rrisë marrëdhëniet jo vetëm me Kosovën por edhe me vendet e tjera fqinjë. Kryeministri Rama tha se “Shqipëria dëshiron që të ketë “zero” probleme me vendet fqinjë” pa përmendur secilin prej tyre. Por ai e cilësoi Greqinë si të vetmin vend fqinj, me të cilin Shqipëria sot ka probleme.

“Mesazhi im për fqinjin jugor është i thjeshtë dhe i qartë: Ne duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim strategjik. Për ne, çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar, apo anëtare me liri dhe me të drejta të barabarta i familjes sonë dhe minoriteti grek në tërësi, është një urë tejet e vyer lidhëse mes të dy vendeve dhe popujve tanë, urë për të cilën kujdesi i qeverisë dhe i shtetit shqiptar vetëm do të vijojë të rritet” tha kryemnistri Rama.

Hapja e negociatave – shpresa për vitin e ardhshëm
Në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë ka pasur tensione kohët e fundit për shkak të planit urbanistik në bashkinë e Himarës, zbatimi i të cilit përfshin edhe shkatërrimin e disa ndërtimeve të banorëve, që Greqia i konsideron minoritarë grekë.
Presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias kanë kundërshtuar planin urbanistik të qeverisë në Himarë dhe pretendojnë që zbatimi i tij mund të bllokojë hapjen e negociatave të anëtarësimit BE-Shqipëri.
Por ndryshe nga pretendimi i Greqisë për të bllokuar këto negociata, Shqipëria pret që ato të hapen vitin që vjen. “Kjo është ajo që Shqipëria meriton. Sipas nesh është e padrejtë që hapja e negociatave të zvarritet për arsye që s’kanë lidhje me Shqipërinë”, tha kryeministri Rama.

Basha: Program me premtime boshe
Ai përmendi se Shqipëria plotësoi të gjitha kushtet e vëna nga BE dhe tani ka mbetur të shihen rezultatet e para të zbatimit të vettingut, i cili fillon më 18 shtator. Rama i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim dhe dialog në jetësimin e programit duke theksuar se në këtë drejtim ”gjërat që i bashkojnë kanë më shumë peshë se ato që i ndajnë”. Por lideri i opozitës dhe i PD Lulzim Basha, e quajti programin e qeverisë socialiste ” sipërfaqësor dhe me premtime boshe”.

Parlamenti i ri filloi punimet e tij pas dekretimit nga Presidenti Meta të kryemnistrit Rama dhe kabinetit të tij qeverisës. Kryetar i Parlamentit u zgjodh nga deputetët Gramoz Ruҫi, me votat e maxhoranxës parlamentare socialiste por edhe 3 vota të PD, kurse deputetët e LSI abstenuan.

Tags: anetaresimibeedi ramahapja e negociatavekryeministriQeveria

TË LIDHURA

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë
Aktualitet

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
Next Post
Ekonomia gjermane po humbet vrullin e dikurshëm

Ekonomia gjermane po humbet vrullin e dikurshëm

Berisha pranon gabimet e opozitës, i drejtohet Ramës: Hajde bëjmë testin e drogës

Berisha pranon gabimet e opozitës, i drejtohet Ramës: Hajde bëjmë testin e drogës

Ja si mund ta trajtoni depresionin

Ja si mund ta trajtoni depresionin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com