Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Çështja ‘Tahiri”, Alibeaj nxjerr emrin: Ja kush i ndihmoi Habiljat, PD ka dokumentin me 18 faqe

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Çështja ‘Tahiri”, Alibeaj nxjerr emrin: Ja kush i ndihmoi Habiljat, PD ka dokumentin me 18 faqe

Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se Partia Demokratike disponon dokumente që vërtetojnë se ish-drejtori i Policisë së Vlorës i shpallur në kërkim, Jaeld Çela ka pasur komunikim të vazhdueshëm me kushërinjtë Habilaj, të akuzuar për trafik droge nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Alibeaj tha se dokumenti me 18 faqe provon gjithashtu që Jaeld Çela ka dekonspiruar informacione të Shërbimit Informativ të Shtetit.

“Dokumenti me 18 faqe është bazuar në të dhënat e Antimafias Italiane, e cila ka përgjime bisedash mes Habilajve dhe drejtuesve të lartë të Policisë së Vlorës që provojnë se ishin garant të drogës. Policia e Shtetit jo vetëm ishte kthyer në rrjet të transportit të kanabisit, por Jaeld Çela ka dekonspiruar informacione të SHISH për llogari të Habilajve”, u shpreh Alibeaj.

Sipas deputetit demokrat, Jaeld Çela ka biseduar vazhdimisht me Artan Habilajn, personi që përdorte Audin e ish-ministrit Saimir Tahiri, si dhe me Orest Sotën dhe Gentian Cekën, shoferin e Tahirit.

Të gjitha këto komunikime të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës ndodhen në tabulatet e tij telefonike, theksoi Enkelejd Alibeaj, i cili shtoi se këto lidhje jo rastësore tregojnë që “Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për transportin e kanabisit”.

Deklarata e plotë: 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahëj edhe nëpërmjet Drejtorit të Policicsë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Partia Demokratike disponon dokumentat zyrtare që e provojnë këtë lidhje. Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vedosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarjes në grup të strukturar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit.
Dokumenti me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.
Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës provojnë se Policia e Shtetit jo vetëm ishte kthyër në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habiljave, që vetë trafikantët në përgjime I quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”.
Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri Orest Sotës.
Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat e Saimir Tahirit.
Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave.
Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që kontrollontë piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama.
Për të mbrojtur me imunitet politik Saimir Tahirin, dhe, nëpërmjet tij, veten, si arkitekti dhe përfituesi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në pengesën kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tags: 18 faqeAlibeajceshtjadokumentinemrinHabiljatkushndihmoinxjerrTahiri

TË LIDHURA

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme
Aktualitet

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme

11:48 | 18/12/2025
Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese
Politikë

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

11:43 | 18/12/2025
Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit
Politikë

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

11:33 | 18/12/2025
Next Post
10 gjëra që i keni ditur ndryshe

10 gjëra që i keni ditur ndryshe

Kokaina rekord në Durrës, Rama del blof. Ja për çfarë ka ndryshuar mendim

Kokaina rekord në Durrës, Rama del blof. Ja për çfarë ka ndryshuar mendim

Pas arrestimit të Gjuriç, Rusia ndërhyn në mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë

Kush qëndron pas ndalimit të Gjuriç? Beogradi gati të fusë ushtrinë në Veri







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme
Aktualitet

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme

by mirseda
11:48 | 18/12/2025
0

E shoqëruar nga policia, mbërrin Mirlinda Karçanaj në Prokurinë e Posaçme vijon....

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit,PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

11:43 | 18/12/2025
Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

11:33 | 18/12/2025
Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

11:21 | 18/12/2025
Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli

11:17 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com