Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Certifikata për roje bregdetare, trajnimi “vari l*shtë”

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Certifikata për roje bregdetare, trajnimi “vari l*shtë”

Kompania “Lifeguard Albania” ofron kurse profesionale për vrojtues plazhi në Durrës dhe Sarandë, duke i bërë publicitet këtij trajnimi.

Në një bisedë telefonike me përfaqësuesin e “Lifeguard Albania” në Durrës, emisioni investigativ “Stop” mësoi se mund të merret licensa para trajnimit për t’u regjistruar si vrojtues plazhi pasi afati i fundit ishte data 1 Maj 2022.

Pas bisedës në telefon, “Stop” shkoi në Durrës ku mori edhe certifikatën. Ndërsa, pasi u fut në xhep certifikatën, ditën tjetër u bë edhe pagesa prej 325 mijë lekësh të vjetra.

Biseda në telefon:

Johan Ceka: Alo!

Kursanti: Mirëmëngjesi! Si kaluat?

Johan Ceka: Mirëmëngjesi

Kursanti: Me Lifeguard Albania flas?

Johan Ceka: Po, po!

Kursanti: Interesohem për këtë kursin e vrojtuesit!

Johan Ceka: Kursin e vrojtuesit, po!

Kursanti: Të plazhit!

Johan Ceka: Dëgjo!

Kursanti: Po!

Johan Ceka: Dëgjo, si funksionon! Kursi fillon më datën 7!

Kursanti: Po!

Johan Ceka: 7 Maj pra, i bie ditën e shtunë. Ditën e shtunë dhe të dielën. Pastaj kemi javës tjetër prapë deri më datën 18-të, pra 3 të shtunë- të diela. Certifikimi merret më datën 18. Do pajisesh me certifikatë ndërkombëtare, plus edhe një patentë si kurs, kushton 325 mijë lekë.

Kursanti: Po për këtë lejen, o burrë, se na e kërkon kjo AKBN-ja, për këto plazhet?

Johan Ceka: Po pra, e merr edhe lejen.

Kursanti: Po është ideja, se këta po na bëjnë mbylljen e plazhit tani dhe po na kërkojnë kto.

Johan Ceka: Me çfarë date? Deri më datë 1 janë ato më duket.

Kursanti: Po edhe e kemi çikë kështu, si me nxitim.

Johan Ceka: Kush do vijë, ta bëj atë kursin?

Kursanti: Po unë do vij, ta bëj o burrë, kursin.

Johan Ceka: Ti me notin, si je?

Kursanti: Po mirë, mirë jam unë, not…

Johan Ceka: Noton? Vrapon?

Kursanti: Po normale, që notoj, o burrë.

Johan Ceka: Ty ta merr mendja, që atë kursin arrin ta marrësh? Testin?

Kursanti: Po pse, çfarë ka ajo burrë? Testi?

Johan Ceka: E merr thua? Dëgjo! Sepse unë zakonisht nuk supozohet të funksionoj kështu, po duke qenë se po mbyll kjo e datës 1…

Kursanti: Po!

Johan Ceka: Unë i kam lëshuar nja dy copë, nja dy–tre me këtë problemin tënd. I kam dhënë përpara çertifikatën. Më kupton?

Kursanti: Po!

Johan Ceka: Dhe me pakt kemi lënë, unë lëshoj certifikatën, ti vjen, bën kursin dhe pastaj në fund fare, unë të pajis me patentën.

Kursanti: Po mirë edhe kur ma nxjerr këtë lejen domethënë?

Johan Ceka: Po, lejen ta nxjerr direkt.

Takimi i parë në Durrës, marrja e certifikatës:

Kursanti: Si kalove? Johani?

Johan Ceka: Po Johani!

Kursanti: Ok! Si je ti?

Johan Ceka: Hajde, se unë kam.., hajde hajde!

Kursanti: S’ka gjë jo! Hë, e kemi ktu!

Johan Ceka: Domethënë, kjo do funksionojë kshu: më datë 7 do fillojmë trajnimin. Do ta bësh vetë, apo do më sjellësh ndonjë çun?

Kursanti: Vetë unë, o burrë!

Johan Ceka: Do ta bësh ti?

Kursanti: Po!

Johan Ceka: Dakord! Domethënë është një çikë, duhet të përgatitesh apk fizikisht për trajnimin. Jo nuk mund të ta jap dot certifikatën kështu hë…

Kursanti: Jo, mor burrë! Për not di, për të bredhur bredh, se luaj kalçeto.

Johan Ceka: Hë, lun kalçeto. Jo kam hall, se mos je, se unë jam fizioterapist, e kam hall, se mos je pa aktivitet fare e unë do të fus…

Kursanti: Luaj kalçeto javë për javë, mor burrë!

Johan Ceka: Ok! Super! Shpresoj ta bësh edhe notin mirë, domethënë çdo dy të shtunë-të diela, unë do ta bëj ktë, sikur e ka marrë më datë 20 (Maj). Do ta bëj sikur e ke bërë trajnimin.

Kursanti: Ok!

Johan Ceka: Kupton dhe pastaj në fund fare, pasi të bësh trajnimin, do të jap kartën, patentinon, që patenta duhet për kontrollet. Vijnë kontrollet ti ke…

Kursanti: Po!

Johan Ceka: Patentën e kartën. Kjo, që po bëj unë tani, që po ta jap certifikatën, është lëshim, që po bëj unë, se nuk supozohet të funksionojë kështu. Duhet të mbarosh kursin, pastaj merr certifikatën. Po meqënëse keni kto problemet me plazhet, unë po bëj një tolerim. Do ta ngjisësh foton dhe e ke në rregull. Ti je lifeguardi (Shpëtues jete) mund të punosh dhe kjo është ndërkombëtare, se mund të punosh edhe jashtë shtetit me këtë. Kjo çertifikatë, ti mban përgjegjësi penale, për çfarëdolloj gjëje, që ndodh në det. Domethënë pra, po paguan për të marrë përgjegjësi. E kuptove? Kjo është puna.

Kursanti: Po mirë po mund të na ndodhë ndonjë kështu o burrë, se s’kemi edhe aq shumë kohë. Domethënë ti më thuaj çikë datat, si janë ato të..!

Johan Ceka: Ato janë më datë 7-8, të shtunë- të dielë.

Kursanti: Po!

Johan Ceka: Nga ora 10 deri nga ora 12-të, domethënë ajo zgjatja e është 3 të shtunë të diela.

Kursanti: Po atje, ça do bëjmë ne? Not?

Johan Ceka: Është not, vrap, not.

Kursanti: Domethënë kjo kompletohet, kjo me gjithë patentën, bëhen domethënë, mund të shkosh kudo?

Johan Ceka: Kjo megjithë patentën pastaj, ti mund të punosh me këtë! Mund të punosh domethënë, kemi çuar dhe në Dubai, në Itali kanë punu me këtë domethënë, se kjo është ndërkombëtare. Ne jemi në kolaboracion me Isla-n. Unë jam i trajnuar nga amerikanët, për të trajnuar, po kam trajnim amerikan të trajnimit. Domethënë shife dhe kjo është organizata jonë, që bëjmë bashkëpunim. Mund ta shofësh edhe në websajt. Futesh tek websajti i kësaj Islës, ke edhe stemën tonë.

Kursanti: Gjithsesi ne do flasim prapë! Të vij nesër unë të jap lekët?

Johan Ceka: Dakord!

Kursanti: Edhe…

Johan Ceka: Në rregull!

Kursanti: Flasim!

 

Takimi në Durrës. Dhënia e Lekëve:

Johan Ceka: Ç’kemi? Si je?

Kursanti: Si je?

Johan Ceka: U lodhe?

Kursanti: Ça po bën?

Johan Ceka: Emër-mbiemër, firmë!

Kursanti: Ku?

Johan Ceka: Këtu!

Kursanti: Financieri?

Johan Ceka: Po shkruaj emër-mbiemër domethënë, që është një kontratë midis ne të dyve, domethënë, që ti m’i ke dhënë lekët.

Kursanti: Po mo! Merri lekët! Numëroji!

Johan Ceka: Nji, dy, nji, dy, tre, katër, pesë, që i bien edhe 2.

Kursanti: Hë mo 100-nd!

Johan Ceka: 100-nd, 120-të, 130-të!

Kursanti: 230-të, 330-të!

Johan Ceka: Për kursin, mos e vrit mendjen!

Kursanti: Hë?

Johan Ceka: Mos ke hallin e kursit!

Kursanti: Hë, po prandaj thashë!

Johan Ceka: Jo mo burrë, se do ta marrim, hë burrë! Kjo është unë do të stërvis ty, ti do stërvitësh! Do të ta tregoj testin? Se mos… Na ta çoj testin, ta bësh! Domethënë kjo funksionon kështu: Do jap dita e parë. Ditën e parë do japim kush janë rreziqet. Do filloj unë do flas për rreziqet në det. Do të jap ca stile shpëtimi, si hyhet në det tak- tak deri në stil. Do bësh nji circuit! Do bësh vrap, do të shof në vrap! Do bësh 200 metra vrap, do kthehesh! Ndihma e shpejtë: ngre kokën, ktheje kshu hë, hë! Sa lloje mbytjesh kemi? Kemi mbytje kështu, mbytje kështu, mbytje ashtu. Pastja në fund fare, kemi testin teorik. Do bësh testin dë-dë-dë ato, që kemi diskutu.

Kursanti: Po testin, a e ke gati ti testin?

Johan Ceka: Po, mo po, po nuk është problem testi teorik, o burrë! Domethënë te testi nuk e merr, kur je budalla fare. A më kupton?

Kursanti: Po jo mo, jo, se s’jemi aq fare.

Johan Ceka: Është test vari leshtë, o burrë, si test. Po mirë po ti?…

Kursanti: Se unë po marr edhe një lokal në Velipojë tani edhe po rregulloj dhe…

Johan Ceka: Po të paktën dy ditë do vish! Të paktën dy ditë! Ti do bësh kështu, do bësh dy ditë kurs edhe do vish edhe më datë 15-të!

Kursanti: Për provimin?

Johan Ceka: Që të bësh provimin!

Kursanti: Unë do të vij në datë 7 datë 15-të, o plak?

Johan Ceka: Do vish në datë 7 dhe 15-të!

Kursanti: 15-të! E kupton, që të…

Johan Ceka: Unë kam, unë kam toleru shumë, që të kam dhënë certifikatën përpara. Unë dënohem penalisht, që ta kam dhënë përpara se nuk ka, nuk ka, nuk ka, hë… organizatë. Të shkosh te tjetra do të torturojnë, po të shkosh te tjetra. Domethënë kjo je me fat, që erdhe te unë.

Kursanti: Ka tjetër? Këtu s’ka.

Johan Ceka: Është dhe një organizatë tjetër. Shko provo ti tek organizata tjetër shife ça..!

Kursanti: Po nuk më…

Johan Ceka: E kam llafin, që…/tvklan.al

Tags: durresJohan CekaKursanti

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Rritje temperaturash për sot, mësoni si do të jetë moti

Rritje temperaturash për sot, mësoni si do të jetë moti

Tiranë/ Pronarja e lokalit organizatore prostitucioni, kamarieret edhe punonjëse seksi

Tiranë/ Pronarja e lokalit organizatore prostitucioni, kamarieret edhe punonjëse seksi

Presidenca e Këshillit të Sigurimit/Rama: Të privilegjuar që po u japim zë bindjeve tona

Presidenca e Këshillit të Sigurimit/Rama: Të privilegjuar që po u japim zë bindjeve tona







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com