E shtunë, 28 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Çelja e negociatave – sprova e kryesisë gjermane të BE

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Në prag të ministerialit të BE-së, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i jep çmim kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bën thirrje për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW-së, se Bullgaria ende nuk po tregon gatishmëri për të zhbllokuar procesin e çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Hapja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një nga sprovat e kryesisë gjermane të BE-së. Në deklaratë për media, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, të martën në Berlin u bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sot do t’i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë.”

Bullgaria bllokon

Thirrja e Michael Roth shkon aktualisht në emër të Bullgarisë, e cila po pengon procesin e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut, për shkak të një grindjeje me vendin fqinj për çështjen e përkatësisë historike të kulturës dhe gjuhës maqedonase. Për shumë vëzhgues në Berlin qëndrimi i Bullgarisë është i pa arsyetueshëm, sidomos nisur nga fakti që Maqedonia e Veriut e bëri një lëshim në identitetin kombëtar të saj, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Berlini është përpjekur para ca kohësh që të arrijë një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por deri tani pa sukses. Edhe sot, qarqet qeveritare nga Berlini i thanë DW se deri tani Bullgaria nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj bllokues.

Lexo edhe :   Pandemia/ Meta i drejtohet Manastirliut me 11 propozime

Çmim për Zaev

Ndërkohë Gjermania nuk ka reshtur së inkurajuari kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , që ta mbajë shtetin e tij në rrugën e BE-së, megjithë këto humbje që ka pësuar vazhdimisht. Inkurajimi më i fundit erdhi të hënën, në 16.11.2020, kur fondacioni i afërt me partinë socialdemokrate gjermane, Friedricht Ebert, i akordoi kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, çmimin për të drejtat e njeriut.

Lexo edhe :   Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Heiko Maas, ministri gjerman i Punëve të Jashtme mbajti fjalën lavdëruese: “Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës,” tha shefi i diplomacisë gjermane të hënën në Berlin. Zaev ka vendosur që të krijojë një shoqëri për të gjithë, “një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar,” vazhdoi Maas.

Ishte hera e dytë që Maas mbante një fjalë lavdëruese për një çmim për 46-vjeçarin Zaev. Në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Zaev dhe homologu i tij i marrëveshjes së Prespës, Aleksis Cipras, u nderua nga Gjermania në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih me çmimin “Ewald von Kleist”, Maas do të thoshte asokohe se marrëveshja e Prespës do te hapte rrugën e Maqedonisë së Veriut për BE-në. Atëherë problemi qëndronte te presidenti francez Macron, që kërkonte një metodologji të re, para se të çeleshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Që pas zgjidhjes së kësaj pengese, sërish do të fillonin peripeci me një vend tjetër, këtë nuk e merrte me mend askush. Bllokimi i çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut çon automatikisht në shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi kjo e fundit nuk i ka plotësuar ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...