Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Çani nuk udhëton drejt Turqisë, mbi 100 mijë euro të çuara dëm tek Partizani

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Çani nuk udhëton drejt Turqisë, mbi 100 mijë euro të çuara dëm tek Partizani

Çështja “Çani” te Partizani është parësore për tu zgjidhur. Që nga vera kur iu bashkua ekipi ai është paraqitur shumë pak në fushë dhe po fiton shumë para. E gjitha kjo për problemet me gjurin, ku doktorët që e operuan dolën garant asokohe se do të ishte i gatshëm në fillim të kampionatit. Në verë, ai firmosi kontratë dyvjeçare, duke e bërë më të paguarin në Superiore me 20 mijë euro rrogë në muaj.

Kontrata “e kopsitur” në gusht e detyron Partizanin që ta presë lojtarin, gjersa nuk ka një marrëveshje me mirëkuptim për të ndryshuar termat, ndonëse rendimenti i sulmuesit është zero. Në ditët e fundit të 2017- ës u hap një dritë jeshile për të ardhmen e sulmuesit, pasi mjekët që e operuan në verë dhanë garanci se ai mund të jetë gati në shkurt pas pastrimit të gjurit.

Çani e ka kryer pastrimin e gjurit, por stafi mjekësor ka vendosur që lojtari të mos udhëtojë me ekipin në Turqi për fazë përgatitore. Stafi mjekësor, në bashkëpunim me lojtarin dhe klubin kanë vendosur që Çani ka kryejë fazën intensive rikuperuese në Romë, pikërisht pranë klinikës ku është operuar në maj dhe ku ka kryer pastrimin e fundit të gjurit. Gjatë kohës që ekipi do të përgatitet në Antalia, Çani do të vijojë programin stërvitor në Itali me garancinë se ai do të jetë gati për ekipin në fund të janarit.

Edhe në verë pati një garanci nga mjekët italianë se ai do të ishte gati në fillim të sezonit, por rezultoi e kundërta. Ndaj, sërish ekziston frika në kampin e kuq që garancia e dimrit të jetë si e verës për Edgar Çanin. Klinika mund ta bëjë gati 28- vjeçarin në aspektin fizik, gjë e cila mbetet e shumëdëshiruar te “demat”, por ai do të humbasë përgatitjet me grupin. Pra, edhe sikur të jetë gati fizikisht, atij do t’i duhet sërish kohë që të harmonizohet me grupin.

Gjithsesi, trajneri Starova, në përfundim të pjesës së parë të sezonit, e dha mendimin e tij për Çanin: “Çështja e Çanit për mua është koklavitur, pasi është puna e kontratës në mes. Pretendohet që të bëhet sërish një pastrim i gjurit sepse, pas kontrolleve të fundit, ka rezultuar se operacioni i gjurit qenka mirë. Por, unë nuk jam i ngrohtë në drejtim të Çanit, ndaj nuk e mbaj shpresën tek Edgari. Do të ishte gabim po ta mbaja shpresën te Çani”.(p.sport)

Tags: 100caniçuarademdrejteuromijënukpartizaniTurqisëudhëton

TË LIDHURA

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

22:29 | 19/11/2025
Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën
Sport

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih
Sport

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

18:17 | 19/11/2025
Next Post
Tjetër aksident me pasojë vdekjen e një shqiptareje në Itali

Tjetër aksident me pasojë vdekjen e një shqiptareje në Itali

Shqiptarin e zë belaja, banorët e zonës i ngritën kurth

Shqiptarin e zë belaja, banorët e zonës i ngritën kurth

Të gjithë qajnë para Zotit, presidenti Duka e bëri për të… qarë!

Të gjithë qajnë para Zotit, presidenti Duka e bëri për të… qarë!







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com