E hënë, 2 Gusht, 2021
34.5 C
Tirana

Tjetër aksident me pasojë vdekjen e një shqiptareje në Itali

Një aksident tragjik në Itali në natë më parë, i ka marrë jetën një të moshuare shqiptare, ndërsa paraditen e sotme u bë e ditur se një 21-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka humbur jetën pasi makina e tij u përplas kokë me kokë me një tjetër makinë në Bergamo.

Ndërkohë aksidenti që për pasoji i shkaktoi vdekjen të moshuarës shqiptare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes kur gruaja po kalonte rrugën Alemagna në Savassa, shkruan 

Viktima quhej Gjyle Mina, ishte me origjinë shqiptare, por jetonte prej vitesh në komunën Vittorio Veneto të Trevisos në Itali.  

Siç është raportuar nga Gazzettino, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, kur makina e drejtuar nga një 54-vjeçar e ka përplasur gruan e cila nuk kishte asnjë mundësi për t’u shmangur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ndihma e shpejtë, por nuk kanë mundur të shpëtojnë jetën e 77-vjeçares shqiptare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas Oggi Treviso shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë mungesa e ndriçimit në rrugën ku po kalonte e moshuara.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Çfarë duhet të dini për të udhëtuar në Itali

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...