Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, duket se ka kohë që “tjerr” në mendjen e tij, formulën reale nëpërmjet së cilës buroi rezultati i zgjedhjeve.
Ndërsa paraqet një sërë arsyesh, që sipas tij tjetërsuan vullnetin e lirë të zgjedhësve shqiptarë, ai thotë se në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal.
“Pas provave per shit-blerje vote, kartash identiteti, presionesh mbi administraten, intimidim te zgjedhesve nga banda kriminelesh te liruar nga burgjet para zgjedhjeve apo ne pritje per tu liruar pas zgjedhjeve, legalizime pronash kunder ligjit, shtrime rrugesh e investime te tjera ne ditet para zgjedhjeve per te bindur 5 familje ketu e tre atje, e lloj-lloj paligjshmerish te tjera, pas 20 vitesh qe merrem me zgjedhjet kam arritur ne konkluzionin që: Në Shqiperi zgjedhjet nuk behen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal,” shkruan ai në fb.
Ndërsa referuar situatës parazgjedhore në PD, Bylykbashi reflekton qëndrim të balancuar mes palëve të ndërsjellta në një konflikt të hapur, “pro dhe anti Bashë”
“Per ata qe do te komentojne se nuk kemi humbur per shkak se u blene votat, por se nuk kishte struktura, u them qe zgjedhjet ne parti behen vetem me Statut. Por mesa kam pare, asnje nuk eshte kunder dhe te gjithe i referohen Statutit. Statuti eshte Libri i Rregullave qe na mban te bashkuar si demokrate edhe kur kemi ide te ndryshme”, shkruan ai.