Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Bye-bye Jozefinë!

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bye-bye Jozefinë!

Mustafa Nano/Këto ditë, teksa shtypi është marrë me listat e kandidatëve për deputetë, unë u vura të rrëmoja në bibliotekën time për të gjetur një libër të britanikut Gyles Brandreth, gazetar e shkrimtar. Dhe ish-deputet. Libri i tij, në fakt, është një ditar, ku përshkruhet jeta e tij politike, nga momenti që i shkoi në mendje të bëhej deputet deri në momentin që e mbylli karrierën e tij politike. Gjithë-gjithë ishin gjashtë vjet (1991-1997). U ngjit e ra, si të thuash, tok me John Majorin, që atë mot ishte kryetar i partisë konservatore. Pasoi Margaret Thatcherin. Dhe u pasua nga Tony Blair-i. Por, ngjitja e rënia e Brandrethit nuk ishin të lidhura me ndonjë vullnet apo tekë, apo qejf apo fund të kryetarit të partisë. Për këtë e kam këtë shkrim.

Jeta politike e Brandrethit më intereson për t’ju treguar se si mund të bëheshe deputet në Britaninë e Madhe në fillim të viteve ‘90 (në thelb është e njëjta gjë edhe sot; dhe është njësoj, si për konservatorët, edhe për laburistët). Gyles Brandrethit ia dha në kokë për t’u bërë deputet. Ai ishte një gazetar me prirje e bindje konservatore. Ai mendonte se, si konservator, mund të ishte i dobishëm në jetën parlamentare. Prandaj, duhej tentuar. Dhe bëri një aplikim, ku shprehte dëshirën për të kandiduar në distriktin elektoral të Chesterit. Këtë aplikim, të shoqëruar me disa rekomandime të rëndësishme, ia dërgoi degës lokale të partisë konservatore. Pas nja një muaji, i vjen një përgjigje: “Ju duhet të paraqiteni për një intervistë, ku do t’ju bëhen pyetje dhe ku juve do t’ju duhet të mbani për dhjetë minuta një fjalim pa letër, mbi një argument të caktuar që do ta zgjidhni ju vetë”. Kur u paraqit atje, i bënë disa pyetje. Edhe pyetjen: Ç’do të thotë për ty të jesh konservator? Ndërsa ai vetë shpjegoi për dhjetë minuta pse donte të bëhej deputet. “Që i vogël kam ëndërruar të përfaqësoj Chesterin në Parlament”, -tha midis të tjerash.

Pas ca kohësh, të njëjtin grup kandidatësh e ftuan në një veprimtari tjetër. Këtë herë tok me gratë a burrat e tyre. Donin që të krijonin një ide edhe mbi familjet e kandidatëve. Dhe Brandrethi u kënaq me performancën e së shoqes. “What a woman, what a wife”, ia bënte, teksa e shihte që po linte shije të mirë tek të gjithë. Të nesërmen, ishte radha e një provimi të dytë. Përballë një jurie të përbërë nga 14 vetë, të ulur rreth në një vijë në trajtë patkoi, Brandrethi shpjegoi mirë e bindshëm kredot e tij politike: “Parimet e idetë janë gjëja më e rëndësishme për mua; unë jam konservator sepse besoj te liria, individualiteti, te shanset e barabarta, e te natyra kuturisëse e njeriut; unë jam i sigurt se këto parime e bëjnë shoqërinë më të shëndetshme, më të lumtur, më të hapur; vetëm kështu shoqëria shton begatinë dhe e përdor atë për të krijuar një cilësi më të mirë jete për të gjithë” etj. etj.

Kalojnë ca ditë dhe Brandrethit i vjen një letër tjetër, ku e njoftonin se ai “ishte një nga tre kandidatët finalistë”. Po në atë letër i thuhej se që të tre do duhej të takoheshin me anëtarët e këshillit ekzekutiv të Partisë Konservatore. Në një ditë të caktuar, secili prej këtyre të treve do duhej të fliste për pesëmbëdhjetë minuta mbi të njëjtin argument: Si kishin menduar ata ta organizonin fushatën elektorale në Chester. Me të mbaruar prezantimin, do bëheshin pyetje të ndryshme nga anëtarët e këshillit. Në fund do votohej nga po këta anëtarë. Nëse njëri prej tre konkurrentëve merrte mbi 50% të votave, ai do duhej të prezantohej përpara një forumi tjetër, që quhej General Meeting, ku kandidaturës së tij do t’i vihej vula. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk merrte mbi 50% të votave të këshillit, atëherë do kalonin për më tutje dy kandidatët që kishin marrë numrin më të madh të votave. Në këtë Meeting të fundit, kandidati ose kandidatët (nëse do kalonin dy syresh) do mbanin sërish një fjalë, e do t’iu përgjigjeshin pyetjeve të tjera. Në fund do të votohej dhe aty për aty do të shpallej kandidati i vetëm i partisë për distriktin elektoral të Chesterit.

Kështu pra është zgjedhur kandidat Gyes Brandrethi. Këtij i është dashur të kalojë disa situata (provime), në të cilat ai ka demonstruar se kush është, nga vjen, a është në gjendje të shprehë mendimet e veta përpara të tjerëve, çfarë formimi ka, çfarë mendon ai për botën apo për Britaninë e Madhe, cilat janë kredot e tij politike, pse kërkon të kandidojë, si mendon që të fitojë etj. etj. Ai nuk iu fut kësaj pune, ngaqë kishte ndonjë mik që i kish dhënë garanci të plota apo ngaqë kish ca kontakte që do ta ndihmonin. Nuk përjashtohet që ai apo dikush tjetër të shfrytëzojë ndonjë kontakt me ndonjë të pushtetshëm, por ky kontakt nuk mund t’i vlejë për asgjë, nëse ai vetë nuk vlen hiç. Sepse së pari, asnjë mik nuk është aq i çmendur sa të marrë përsipër të bëjë deputet një hiç dhe së dyti, procedurat nuk janë në dorë të një njeriu të vetëm. Atë të dy apo të tre vetëve. As në dorë të kryetarit të partisë, i cili është krejt jashtë kësaj loje. Gyles Brandrethi, meqë ra fjala, e takoi John Majorin për herë të parë gjatë fushatës elektorale, kur kryetari shkoi të bënte një takim me zgjedhësit në Chester. Iu duket përrallë? Ok, vijoni atëherë të jetoni me idenë se edhe në Angli gënjejnë, janë hipokritë, mashtrojnë. Është e njëjta logjikë që i bën ca të tjerë të thonë, për të legjitimuar të gjitha prapësitë që ndodhin në Shqipëri, se kudo ka korrupsion, se kudo sistemi i drejtësisë nuk jep drejtësi, se kudo politikanët e kanë mendjen për të vjedhur (veçse vjedhin me lezet dhe me masë!!!), se edhe në Britaninë e Madhe janë kryetarët e partisë që kanë në dorë të zgjedhin se cili do jetë kandidat për deputet etj.

Ah po, mund të thuhet se kjo procedurë britanike nuk ndodh në vende të tjera. Ka shumë vende demokratike, pra ku kandidatët për deputetë zgjidhen edhe mbi bazën e njohjes, kontakteve, miqve të rëndësishëm, por as kjo nuk mund të shërbejë si një alibi për askënd. Në Shqipëri ndodh diçka që nuk ka pikën e kuptimit: Kandidatët për deputetë i zgjedh kryetari i partisë. Është po kryetari që vendos se dikush nuk duhet të jetë më deputet (bye-bye Jozefinë!). Pa asnjë kriter logjik, ideologjik, politik, kulturor. Pa u konsultuar me askënd tjetër. Thjesht sepse ashtu ia thotë truri. (Mapo)

Tags: Britania e MadhedeputetGyles Brandrethjozefinemustafa nano

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Topalli: Basha e zhbëri PD-në, Republika e Re si Rilindja

Topalli: Basha e zhbëri PD-në, Republika e Re si Rilindja

Garon për deputet, dikur mallkonte: Kanceri në fyt kush s’më voton!

Garon për deputet, dikur mallkonte: Kanceri në fyt kush s'më voton!

193 kandidatë në sitën e komisionit ad hoc, nesër përmbyllet procesi

193 kandidatë në sitën e komisionit ad hoc, nesër përmbyllet procesi







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi
Aktualitet

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

by mirseda
19:16 | 17/01/2026
0

Komuniteti lokal i Makrynias në Aitoloakarnania të Greqisë është tronditur pas vrasjes së kryetarit 51-vjeçar të komunitetit...

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
“Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë me pankarta ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut

“Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë me pankarta ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut

18:29 | 17/01/2026
“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

18:25 | 17/01/2026
Rama: I nderuar nga ftesa e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Rama: I nderuar nga ftesa e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

18:02 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com