Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Buxheti rekord i BE për të kapërcyer pasojat e pandemisë, ja sa përfitojnë Italia, Spanja, Franca

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Buxheti rekord i BE për të kapërcyer pasojat e pandemisë, ja sa përfitojnë Italia, Spanja, Franca

Komisioni i BE-së dëshiron ta përballojë krizën e pashembullt ekonomike me një projekt-buxhet të paparë. Shpëtimi i përbashkët shihet tek kreditë.

“Ky është momenti thelbësor për gjeneratën tonë,” tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në prezantimin e projekt-buxhetit në Parlamentin Evropian në Bruksel. Asnjë vend në BE nuk mund të dalë i vetëm nga kriza ekonomike që shkaktuan masat kundër pandemisë së Coronës. “Masat më të guximshme janë më të mirat për të ardhmen tonë,” tha von der Leyen. “Ky është momenti i Evropës”.

Fondin ekonomik ajo e pagëzoi me emrin “Gjenerata tjetër e Evropës” për të sqaruar se fjala është për një “investim në një të ardhme të përbashkët” dhe jo për shlyerjen e borxheve të vjetra. Duhet të krijohen themelet për një Evropë të gjelbër, digjitale dhe sociale. “Çdo shtet anëtar është i prekur nga kriza, kështu që duhet të jetë në interesin tonë të përbashkët që të dalim nga kriza shpejt dhe së bashku”, tha von der Leyen për DW pas paraqitjes së saj në parlament. “Ne duhet të rregullojmë me shpejtësi tregun e brendshëm të përbashkët të BE. Asnjë shtet anëtar nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Ne të gjithë jemi të ndërvarur”, tha ajo.

Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Evropian. Komisioni i BE-së planifikon të shpenzojë 1.85 trilion euro gjatë shtatë viteve të ardhshme. Kjo është rreth 1.9 përqind e prodhimit ekonomik të 27 vendeve të BE-së në vitin 2019. 1.1 trilion e kësaj shume përbëjnë buxhetin e rregullt për shtatë vjet. 750 miliardët e tjera do të ndahen për programet për ndërtimin e ekonomive të dëmtuar nga pandemia e Coronës. Paratë do të shpërndahen në rajonet dhe industritë e goditura fort gjatë dy viteve të ardhshme.

Programe akute ndihme

Vetë vendet e BE-së kanë buxhetuar tashmë në buxhetet e tyre kombëtare shuma tri herë më të mëdha, përkatësisht 2,4 trilion euro, për të mbështetur kompanitë e vendeve të tyre. BE ka vënë në dispozicion disa javë më parë 540 miliardë euro për tri programe akute ndihme.

Komisioni propozon që 500 miliardë euro të jepen në formë granti dhe 250 miliardë euro t’u vihen në dispozicion vendeve anëtare si kredi. Gjermania dhe Franca janë shprehur në favor të kësaj formule. Kurse kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe përfaqësuesit e Holandës, Danimarkës dhe Suedisë këmbëngulin që të mos jepen grante, por kredi të ripagueshme.

Italia, Franca, Spanja dhe gjashtë vende të tjera nga ana tjetër, insistojnë për grante sepse huatë shtesë do ta rritnin shumë borxhin e vendeve të prekura. Sipas llogaritjeve paraprake Italia do të marrë rreth 173 miliardë euro nga fondi ekonomik “Gjenerata tjetër e Evropës”, por më shumë se gjysma e kësaj shumë është në formë kredije. Spanja do të marrë rreth 140 miliardë euro, Franca 39 miliardë euro grante dhe Gjermania rreth 28 miliardë euro./DW

Tags: beBuxhetikoronavirusvon der leyen

TË LIDHURA

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri
Bota

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025
Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë
Bota

Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

10:29 | 11/08/2025
Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s
Bota

Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s

08:59 | 11/08/2025
Next Post
Surpriza emocionuese e “Fundjavë Ndryshe” për tre fëmijët jetimë

Surpriza emocionuese e “Fundjavë Ndryshe” për tre fëmijët jetimë

“Teatri u shemb që të ndërtohen kullat”, Rama i përgjigjet Rudina Hajdarit

“Teatri u shemb që të ndërtohen kullat”, Rama i përgjigjet Rudina Hajdarit

“Keni përgjysmuar truallin e Teatrit”, Hajdari akuza të forta ndaj Ramës

“Keni përgjysmuar truallin e Teatrit”, Hajdari akuza të forta ndaj Ramës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

by mirseda
11:50 | 11/08/2025
0

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, ka ndodhur një...

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

11:18 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025
Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

10:29 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com