Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Bush mik me themeluesin e “Playboy”, Obama kushëri me Çërçillin

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Bush mik me themeluesin e “Playboy”, Obama kushëri me Çërçillin

Bota është një vend i madh. Sipas një llogaritje, rreth 107 miliardë njerëz kanë jetuar në këtë planet që nga fillimi i kohës, duke pasur të gjitha llojet e ndryshme të jetesës, në të gjitha llojet e vendeve të ndryshme.

Disa njerëz bëhen mjaft të njohur, madje edhe dekada ose shekuj pas vdekjes së tyre. Por ajo që nuk dihet dhe aq, janë lidhjet e tyre me figura të tjera të njohura historike. Ja disa prej tyre.

Xhorxh W.Bush ishte kushëri me themeluesin e revistën “Playboy” Hjuxh Hefner

Sipas britanikes “The Indipendent”, Bush dhe Hefner ishin kushërinj (Hefner ndërroi jetë në vitin 2017). Sigurisht kushërinj të largët, por gjithsesi me lidhje gjaku mes tyre. Hefner dhe Bush janë kushërinj të nëntë mes tyre.

Kjo nuk është shumë e habitshme, po të kihet parasysh që Hefner e kishte origjinën direkt nga Uilliam Bredfordi, udhëheqësi i pelegrinëve që themeloi koloninë Mayfloëer në Botën e Re në vitet 1600. Gjithsesi Hefner nuk ishte shumë i kënaqur me këtë zbulim.

Një mbështetës i përjetshëm i Partisë Demokratike, ai mbështeti senatorin Xhon Kerri në zgjedhjet e vitit 2004. Dhe kjo që kishte kuptim, pasi Kerri ishte gjithashtu një kushëri i nëntë i Hefnerit.

Kushërinjtë e nëntë nuk janë të afërm shumë të ngushtë. Kjo do të thotë se paraardhësi i tyre më i afërt i përbashkët, është një stër-stër-stër-stër-stër-stër-stër-stërgjysh. Gjithsesi lidhja e gjakut mbetet.

Uinston Çërçill dhe Barak Obama, ishin kushërinj të largët mes tyre

Për një djalë, babai i të cilit ishte kenian, ish-presidenti Barak Obama ka çuditërisht lidhje të largëta gjaku me shumë njerëz të famshëm. Sipas “The Guardian”, Obama mund të quajë kushërinj 6 kolegët e tij presidentë të SHBA-së:Xhejms Medison, Herri Truman, Lindon Xhonson, Xherald Ford, Xhorxh W.Bush dhe Xhorxh Bush (I Vjetri).

Ai është gjithashtu kushëri i nëntë me aktorin Brad Pit, i lidhur përmes një djali të quajtur Edvin Hikman që jetoi në Virxhinia në vitet 1700. Dhe një emër tjetër i famshëm i lidhur me Obamën? Gjenerali i Konfederatës Robert E.Li.

Por sipas “Los Angeles Times”, lidhja më e habitshme e Obamës, është me Uinston Çërçillin, kryeministri britanik më të famshëm të të gjitha kohërave. Në pamje të parë, lidhja duket e pabesueshme. Por Kenia ishte një koloni britanike për më shumë se 40 vjet.

Dhe kjo mund t’u ketë dhënë mundësi familjeve të të dyve, për t’u bashkuar në mënyra të papritura. Dhe i jep besueshmëri idesë, që bota drejtohet nga një numër çuditërisht i vogël njerëzish.

Cari rus Nikolla II, Kajzeri gjerman Vilhelmi II, dhe mbreti britanik Xhorxhi V

Nuk është ndonjë sekret që familjet mbretërore të Evropës, janë shumë të lidhura më njëra-tjetrën. Sipas Insider, pas shekujsh martesash, çdo familje mbretërore evropiane mund ta gjurmojë origjinën e saj tek një person:Mbreti anglez Xhorxh II, që sundoi gjatë viteve 1727-1760.

Fëmijët dhe nipërit dhe mbesat e tij, u martuan në të gjitha familjet e tjera mbretërore, duke u lidhur të gjithë me njëri-tjetrin si një super familje. Prandaj Lufta e Parë Botërore, mund të përshkruhet më mirë si një “grindje” familjare.

Udhëheqësit e 3 fuqive më të mëdha evropiane në Luftën e Parë, Mbreti Xhorxhi V i Anglisë, Kajzeri gjerman Vilhelmi II dhe Cari i Rusisë Nikolla II, nuk ishin thjesht të afërm me njëri-tjetrin. Sipas BBC, ata ishin kushërinj të parë mes tyre, dhe që të tre e quanin Mbretëreshën britanike Viktoria si gjyshen e tyre.

Ata madje dukeshin shumë të ngjashëm në fytyrë, dhe Vilhelmi dhe Nikolla kishin një marrëdhënie shumë të afërt midis tyre para shpërthimit të luftës. Vili dhe Niki, siç e thërrisnin njëri-tjetrin me dashamirësi, shkëmbyen një seri letrash në përpjekje për të shmangur konfliktin, por pa sukses.

Presidenti amerikan Abraham Linkoln, dhe aktori i mirënjohur Tom Henks

Siç vëren në një studim “Quartz”, ne jemi që të gjithë të lidhur me të gjithë të tjerët në një mënyrë të largët. Në një moment, në të kaluarën shumë të largët, të gjithë ne ndajmë një grup të vogël paraardhësish, çka na bën që të gjithë kushërinj, por aq të largët, sa nuk ka shumë kuptim që të quhemi të afërm.

Për pasojë, teorikisht ju mund të keni lidhje me disa njerëz shumë të famshëm në trungun tuaj familjar. Prandaj, ndërsa është interesante të zbulosh se aktori i mirënjohur Tom Hnks është i lidhur me presidentin amerikan Abraham Linkoln, është e mahnitshme kur zbulon se Henks nuk është një i afërm aq i largët. Sipas “Entertainment Tonight”, ai është kushëriri i tretë i Linkolnit. Nëna e Linkoln quhej Nensi Henks.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/263085/historical-figures-you-didnt-know-were-related/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Barak ObamaHjuxh HefnerUinston ÇërçillXhorxh W.Bush

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
“Deputeti që duam”, Rama del me ftesën e hapur për të gjithë

Rama i përgjigjet Bashës për inceneratorët: Do kthejmë malet me plehra në parqe

Fëmijët mbi 6-vjeç rekomandohet të mbajnë maskë (VIDEO)

Fëmijët mbi 6-vjeç rekomandohet të mbajnë maskë (VIDEO)

‘Atentati’ ndaj biznesmenit, të ndaluarit mohojnë përfshirjen në ngjarje

'Atentati' ndaj biznesmenit, të ndaluarit mohojnë përfshirjen në ngjarje







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!
Politikë

Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!

by mirseda
18:40 | 04/12/2025
0

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e tij të foltores duke...

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

18:14 | 04/12/2025
Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

17:16 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com