Katër të rinjtë e ndaluar dje lidhur me atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, e kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje.
Shtetasit e prangosur për ‘vrasjen e mbetur në tentativë’ të biznesmenit Andon Dhima, nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje, edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, janë me dhjetëra orë pamje të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar, dhe nga kqyrja e të cilave do të përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.
Prokuroria ka dyshime se autorët nuk kanë dashur ta ekzekutojnë biznesmenin, por ta paralajmërojnë.