pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahisbetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahiscratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Burri këngëtar e rrihte, drama e shqiptares: Nëna më thoshte të prostituoja për lekë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Historia plot drama e një 28-vjeçareje është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’. E ftuar në studion e emisionit, përballë moderatores Evis Ahmeti, Alma tregon se u martua në vitin 2010 dhe se pas 2-3 muaj njohje dhe fejese ngeli shtatzënë. Kjo i detyroi të bënin dasmë dhe të martoheshin me Ylberin. Gjatë martesës erdhën në jetë 2 fëmijë, 2 djem të cilët aktualisht janë 8 dhe 6 vjeç (shkojnë në klase të parë dhe të tretë).

Gjatë martesës burri punonte dhe blenë tokë, me pas ndërtuan në atë tokë edhe një shtëpi private, por marrëdhënia në çift nuk po shkonte si duhej. Sipas 28-vjeçares bashkëshorti e dhunonte, abuzonte me drogat dhe e tradhtonte me të tjera. Kjo solli ndarjen dhe Alma ju drejtua gjykatës, para 2 vitesh është bërë dhe divorci. Gjykata vendosi që kujdestarinë e fëmijëve t’ia lërë asaj ndërsa ish-bashkëshorti të paguante në total për të dy djemtë një pension ushqimor prej 15 mijë lekësh të reja.

Prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte 16 vjeçe dhe shkoi të jetonte me nënën, e cila vete nuk ka banesë, por jeton ne një shtëpi me qira. Babai nuk ishte dakord për divorcin, sipas tij ajo duhej të duronte dhunën e burrit, pasi nuk kishte ku të shkonte dhe që atëherë nuk flet dhe s’ka asnjë komunikim me të. Për të disatën herë nëna është zënë me të dhe e ka nxjerrë përjashta nga shtëpia se bashku me 2 fëmijët e vegjël. Aktualisht ajo është strehuar për pak ditë tek shtëpia e tezes, por ka ngelur në qiell të hapur.

Punonte prej disa vitesh në një fabrike, këto ditë e ka lënë sepse nuk ka ku të lërë fëmijët. Pasi është konfrontuar me të ëmën fizikisht kanë shkuar të dyja në polici dhe kanë firmosur që nuk do t’i afrohen me njëra-tjetrës. Nëna thotë Alma e ka detyruar të marre kredi për të paguar qiranë e shtëpisë, i ka thënë që do të jetojë jetën e saj dhe nuk e ndihmon më. Madje ajo e akuzon nënën se i ka kërkuar edhe të prostituoje për të fituar disa para, gjë që ajo se ka bërë kurrë. Ish-burri i ka kërkuar disa herë t’i marrë ai fëmijët, por ajo thotë se do t’ia jap vetëm atëherë kur te vdes. Ai ka pasuri, por jep për fëmijët vetëm pensionin ushqimor te vendosur nga gjykata.

Dhunë nga i shoqi

Gjatë martesës për shkak të dhunës Alma është pajisur 2 herë me urdhra mbrojtje. Ish-burri është këngëtar popullor, por ka patur probleme me drejtësinë, është arrestuar edhe nga policia pasi ka telefonuar Alma dhe ka kërkuar ndihmë “Me ndihmoni burri po kërkon te me vrase”, policia ka parandaluar ngjarjen. Sot 28-vjeçarja kërkon ndihme pasi është ne qiell te hapur me 2 fëmijët e saj.

“Unë dua ndihmë, por nuk mund të kthehem kurrë tek banesa e ish-burrit tim. Ai më ka dhunuar tërë jetën, më ftohen duart sa më afrohet e të më prekë. Si harroj ato skena dhune. Shkova një vit më parë dhe pastrova shtëpinë dhe më erdhi kunata dhe më tha; ik që këtej se të ka marrë vec për pastruese. Dua një tjetër zgjidhje”, tha Alma.

Pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” është bërë dhe tezja e Almës, e cila shpjegoi po ashtu edhe sherrin nënë e bijë.

“Motra ime përderisa e mori përsipër cupen dhe fëmijët ti dale për zot tani. Ato kane mosmarrëveshje nene e bije, jo ti mbaj fëmijët jo s’ti mbaj fëmijët, çupa duhet te iki ne pune se paratë nuk ju dalin, motra ime është e papunë, shtëpinë e ka me qira. Ato të dyja kanë faj, unë ju flas te dyjave, po më shumë faj ka motra ime. Ato nuk merren vesh me njëra-tjetrën. Motra ime nuk ulet, me atë unë nuk flas, vajza është e ndershme e mirë. E mori përsipër ta mbajë gocën. Unë nuk flas me motrën time për shkak të vajzës po bëj 4 muaj, që të dyja kanë faj. Kjo e ka goditur, por ajo si nënë duhet të ulet. Babai nuk e fut në shtëpi vajzën as me gjallë e as me vdekje se pse la burrin, nuk donte që vajza të ndahej. Unë nuk mundem ta mbaj, i kam thënë, nuk kam çfarë të bëj. Babai i fëmijëve nuk përgjigjet”, tha tezja e 28-vjeçares.

Vet Alma i kërkoi falje nënës për veprimin që kishte bërë duke e goditur. Pas telefonatës së tezës, ka ardhur edhe reagimi nga nëna e Almës.

Pjesë nga intervista me nënën e Almës:
Evis Ahmeti: cili është raporti me vajzën tënde?

Nëna në telefon:
 Ajo e di mirë nëna ka 9 vjet qe merret me të, u martua, u divorcua.

Evisi: Kush e martoi?
Nëna: Vetë u martua
Evis Ahmeti: Para pak minutash ishte motra juaj në telefon, ajo ju bën ju përgjegjëse për martesën e Almës

Nëna e mbylli telefonin

BW

Tags: bashkëshortiDramanenashqiptarja

TË LIDHURA

Aktualitet

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët kryesore të Kryeqytetit

21:09 | 10/06/2026
Aktualitet

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

21:06 | 10/06/2026
Aktualitet

I verbëri në protestë: Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin, Shqipëria na takon ne

20:17 | 10/06/2026
Next Post

Edicioni informativ i datës 16 nëntor, në "Tirana Today"

Brexit ‘shkund’ paundin britanik, në rënie edhe dollari amerikan

“Korrigjimi i kufijve”/ I besuari i Merkel bën deklaratë të fortë nga Beogradi







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët kryesore të Kryeqytetit

by mirseda
21:09 | 10/06/2026
0

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, por revolta qytetare e kësaj mbrëmjeje nuk ndalet këtu. Menjëherë...

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

21:06 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

I verbëri në protestë: Kjo qeveri e ka mbaruar mandatin, Shqipëria na takon ne

20:17 | 10/06/2026

Ervin Salianji në protestë, i shoqëruar nga Alesia Balliu

20:09 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com