Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Britania, vendi absurd që predikon integrimin në BE

8 vjet ago
in Të Gjitha
Britania, vendi absurd që predikon integrimin në BE

Nga Othon Anastasakis & Adis Merdzanovic “The Conversation”/ Ja një paradoks nga Brexit-i britanik. Këtë verë, në një takim të nivelit të lartë në Londër, të organizuar nga Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe, një Brexit-er i vijës së ashpër – Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson – do të jetë në rolin e avokatit të anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pra, një vend që po përgatitet të largohet nga BE, do të predikojë hyrjen në union të Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Një vend që kërkon të “rimarrë kontrollin”  e vetes nga dora e rëndë e Brukselit, do të këshillojë të tjerët të heqin dorë nga sovraniteti i tyre, për t’ia dhënë atij super-shteti. Po çfarë po ndodh kështu?

Samiti i Londrës në korrik, do të presë udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Austrisë.

Është pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, një nismë ndërqeveritare e prezantuar nga Angela Merkel në vitin 2014, qëllimi i së cilës ishte të ndihmonte zhvillimin e këtij rajoni duke u përqendruar në investime, lidhje, infrastrukturë dhe bashkëpunim rajonal, me qëllimin përfundimtar të anëtarësimit të tyre në BE.

Deri më tani, si pjesë e procesit, është themeluar një Zyrë Rajonale për Bashkëpunim Rinor, “për të nxitur frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon, nëpërmjet programeve të shkëmbimit”.

Është nënshkruar edhe një marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Gjithashtu flitet për një Zonën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ku mallrat, shërbimet, investimet dhe punëtorët e kualifikuar, do të mund të lëviznin pa pengesa.

Procesi i Berlinit përfshin, nga ana e BE-së, 5 vendet anëtare më të forta dhe më të shquara. Çdo verë, udhëheqësit e këtyre vendeve takohen me udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të riafirmuar angazhimin e tyre ndaj integrimit evropian të rajonit.

Ata gjithashtu synojnë të tërheqin premtime për investime, dhe të kryejnë një fotografi familjare gjatë një takimi shumë të promovuar.

Tani, pas një angazhimi të marrë në vitin 2014, është radha e Britanisë të jetë mikpritësja e këtij samiti. Takimi i vitit 2018, është një mundësi për Britaninë e Madhe, që të tregojë se ka diçka thelbësore për të ofruar në çështjet evropiane, pavarësisht Brexit. Tek e fundit, çdo mikpritës deri më tani e ka formësuar agjendën duke përfshirë ekspertizën e vet.

Në Vjenë, tre vjet më parë, ishte angazhimi i shoqërisë civile, në Paris, dy vjet më parë, ishte ndryshimi i klimës. Samiti i vitit të kaluar në Trieste, trajtoi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Me gjithë largimin e saj të menjëhershëm nga BE, Britania ka ende një rol të dobishëm për të luajtur në Procesin e Berlinit.

Kjo mund të përfshijë ekspertizën e saj të sigurisë, si një komb i fortë ushtarak, dhe që mbetet një anëtar entuziast i NATO-s .

Meqë gjeopolitika po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për politikën e jashtme të Europës, Ballkani Perëndimor është një nga rajonet më të prekshme të kontinentit.

Nga perspektiva e sigurisë, rajoni është shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve në periferi të kontinentit.

Rreziqet e sigurisë në rajon, përfshijnë një frikë të përgjithshme për rikthimin tek luftërat e viteve 1990 midis disa shteteve post-jugosllave, kërcënimin nga fundamentalizmi islamik, ngritjen e krimit të organizuar, konkurrencën gjeopolitike dhe ekonomike nga Kina, Rusia apo Turqia.

 Pastaj janë mosmarrëveshjet ekzistuese dypalëshe midis shteteve post-jugosllave. Të gjitha vendet kanë çështje të pazgjidhura kufitare – disa prej tyre janë subjekt i arbitrazhit ndërkombëtar. Dhe të gjitha këto mosmarrëveshje, ndikojnë në stabilitetin e rajonit.

Asnjë nga shtetet nuk ka kërcënuar të përdorë forcën ushtarake kundër njëra-tjetrës për të zgjidhur këto çështje, por çdo ndihmë sigurie nga jashtë ndaj një vendi, mund të shihet si një kundërvënie ndaj interesave të vendit fqinj.

Përqendrimi aq i madh mbi çështjen e sigurisë, mund të dëmtojë ndërkohë progresin politik. Njerëzit në rajon, po përjetojnë gjithnjë e më shumë një zmbrapsje të demokracisë.

Siç vuri në dukje një raport i Shtëpisë së Lordëve , ka “një shqetësim serioz, se arritjet e shënuara në raport me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, janë të rrezikuara të humbasin, pasi vendet e rajonit po kthehen drejt udhëheqjes autoritare, politikës nacionaliste dhe kapjes së shtetit”.

Dhe një raport i kohëve të fundit nga “Human Rights Watch”, zbuloi se shumica e vendeve në rajon, përballen ende me sfida serioze në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut.  

Për shkak se shqetësimi kryesor për një kohë të gjatë ka qenë siguria në Ballkanin Perëndimor, shqetësime të tilla kanë rënë kryesisht në vesh të shurdhër në kryeqytetet perëndimore.

Shqetësimet gjeopolitike, u kanë lejuar liderëve lokalë dhe qeverive të gëzojnë kushtëzimin politik për hir të sigurisë dhe stabilitetit – atë që është quajtur “stabilitokraci”.

Për pasojë, politika liberale është përkeqësuar, dhe përparimet e shënuara gjatë viteve 2000 janë zbehur.

Është e rëndësishme që çdo agjendë e sigurisë të përfshijë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit – “trininë e shenjtë” të transformimit politik, që është në vetvete një kusht i domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i Procesit të Berlinit dhe Komisionit Europian, që së fundmi ka miratuar një strategji të re zgjerimi për shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Sfida më e madhe për Johnson dhe Ministrinë e Jashtme Britanike, në këtë rast të veçantë, është gjetja e mënyrave për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me Bashkimin Evropian, duke synuar përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, në një kohë kur Britania e Madhe po e përjashton veten nga ajo.

PËRSHTATI TIRANA TODAY 

Tags: absurdbebritaniaintegriminpredikonvendi

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Negociatat me Greqinë/Të pathënat e tre takimeve Meta-Bushati

Pasi Meta i dha autorizimin, Bushati reagon për paktin me Greqinë

Trump nuk e uroi Putinin për fitoren, reagon Kremlini

Trump nuk e uroi Putinin për fitoren, reagon Kremlini

Të shtënë me armë në një shkollë, ka të plagosur

Të shtënë me armë në një shkollë, ka të plagosur







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com