Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Britania premton të përgjigjet ndaj kërcënimit strategjik në rritje të Kinës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Britania premton të përgjigjet ndaj kërcënimit strategjik në rritje të Kinës

Britania premtoi të përgjigjet ndaj kërcënimit strategjik në rritje që paraqitet Kina, ndërsa përcaktoi këtë javë strategjinë e saj të re dhjetë-vjeçare të mbrojtjes. Me rishikimin e politikave Britania, tani jashtë Bashkimit Evropian, po kërkon të marrë një rol të ri në skenën botërore.

Në prezantimin e të ashtuquajturit “Vlerësim i Integruar” për politikat, në parlament Kryeministri Boris Johnson tha se Kina paraqet një ‘sfidë sistematike’ për sigurinë e Britanisë.

“Nuk ka dyshim që Kina përbën një sfidë të madhe për një shoqëri të hapur siç është e jona. Por ne gjithashtu do të punojmë me Kinën, aty ku kjo është në përputhje me vlerat dhe interesat tona, duke përfshirë ndërtimin e një marrëdhënieje më të fortë dhe pozitive ekonomike”, tha kryeministri Boris Johnson.

Disa ligjvënës e akuzuan zotin Johnson se duke kërkuar lidhje më të thella tregtare, nuk u tregua i ashpër sa duhet ndaj Kinës. Kryeministri tha se ata që kërkonin një ‘Luftë të re të Ftohtë’ me Pekinin e kishin gabim.

Ai nënvizoi gjithashtu se Britania do të mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s dhe sigurisë në Evropë.

“Nga kjo bazë e sigurt, ne do të kërkojmë miq dhe partnerë kudo ku mund të jenë, duke ndërtuar një koalicion për bashkëpunim dhe inovacion dhe duke u angazhuar më tej në Indo-Paqësor”, tha kryeministri Johnson.

Për të demonstruar këtë angazhim, aeroplanmbajtësja e re britanike HMS Queen Elizabeth do të bëjë udhëtimin e saj të parë në Indo-Paqësor më vonë këtë vit. Kryeministri Johnson do të vizitojë Indinë muajin e ardhshëm.

Britania ka në plan të shpenzojë 292 miliardë dollarë për pajisje të reja ushtarake gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Kundërshtimi ndaj rritjes së Kinës do të kërkojë një përgjigje të gjerë, thotë analistja Veele Nouwens.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin e anijeve apo avionëve luftarakë në rajon, por ka të bëjë me investime të barabarta që kërkohen në teknologji të reja, qofshin në atë kuantike, inteligjencën artificiale apo hapësirën kibernetike. Pra, kur flasim për rritjen e Kinës në Indo-Paqësor, është me të vërtetë një sfidë më e gjerë sesa thjesht mjetet e dukshme ushtarake”.

Britania nuk mund të konkurrojë me rritjen ushtarake të Kinës, thotë analisti Nouwens.

“Ne kemi burime të kufizuara. Kështu që duhet të gjejmë ato pika ku Britania e Madhe tashmë ka forcë dhe mund të punojë me partnerë dhe aleatë të tjerë, për të forcuar aftësitë dhe njohuritë tona”, thotë analistja.

Kryeministri Johnson tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten aleati më i afërt i Britanisë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin po vizitojnë Japoninë dhe Korenë e Jugut – duke patur Kinën në krye të axhendës së tyre.

“Kur Kina të përdorë forcën apo agresionin për të realizuar synimet e veta, ne do të kundërshtojmë nëse do të jetë e nevojshme”, tha sekretari Blinken.

Kina ka akuzuar Uashingtonin për prishjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Pekini ende nuk u është përgjigjur planeve të Britanisë për angazhim më të madh në Indo-Paqësor.

Britania njoftoi gjithashtu në raportin e saj të mbrojtjes se do të rrisë kufirin për arsenalin e saj bërthamor – nga 180 në 260 mbushje. Kritikët thanë se kjo do të shkelte angazhimin e Britanisë në bazë të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Qeveria thotë se po rrit kufirin dhe jo objektivin./VOA/

Tags: britanikinerrezik

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë
Bota

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

20:28 | 27/11/2025
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

20:24 | 27/11/2025
Next Post
“Do t’i pritet dora atij që prek votën”/ Manja: Meta e ka me LSI-në

“Do t’i pritet dora atij që prek votën”/ Manja: Meta e ka me LSI-në

Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

GJK: Komiteti teknik, një javë kohë të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve

Si koronavirusi e nxori zbuluar Gjermaninë e Angela Merkelit

Si koronavirusi e nxori zbuluar Gjermaninë e Angela Merkelit







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit
Aktualitet

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

by mirseda
14:18 | 28/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në përvjetorin e...

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

08:48 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com