Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Britania del nga unioni më 31 tetor, humbësi më i madh do jetë Bashkimi Evropian

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Britania del nga unioni më 31 tetor, humbësi më i madh do jetë Bashkimi Evropian

epa06566509 Pro EU protesters wave a joined EU and Union flag outside of the British Parliament in Westminster, central London, Britain, 26 February 2018. Media reports state on 26 February 2018 that forecasts for the British economy are gloomy with the uncertainty over Brexit. EPA-EFE/ANDY RAIN

Nga William Moloney “The Hill”

Ashtu si noti në ujërat plot me peshkaqenë, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson, po përballet me sfida të mëdha, teksa po synon të mbajë premtimin e tij të guximshëm për të nxjerrë vendin nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor.

Çuditërisht, “grabitqarët” më të rrezikshëm që e rrethojnë Xhonsonin nuk janë burokratët e Brukselit, por anëtarët e Partisë së tij Konservatore. Por nëse shumica e deputetëve konservatorë e cilësojnë Xhonsonin sot si një karagjoz të pa besueshëm, që kërkon vetëm të duket, pse votuan për ta bërë atë pasuesin e Tereza Mejit në postin e kryeministrit?

Përgjigja është e thjeshtë: Xhonson është shumë popullor në parti, dhe shihet në mënyrë universale si i vetmi person që mund ta shpëtojë partinë më të vjetër politike në botë, nga rrënimi i plotë në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të mbahen.

Që nga votimi i Brexit 3 vjet më parë, Britania është zhytur në një kaos politik, që e ka ndryshuar dramatikisht strukturën politike të asaj që më parë ishte demokracia më e qëndrueshme në botën perëndimore. Qeverisja katastrofike e Mejit e la Britaninë të poshtërohet nga burokratët e BE-së, si dhe e polarizoi jetën politike në vend, për shkak të dështimit të saj të plotë për të mbajtur premtimin elektoral sipas së cilës ”Brexit do të thotë Brexit”.

Polarizimi i debatit mbi Brexit – që është bërë çështja thuajse përcaktuese në politikën britanike – buron nga fakti se gati një e treta e votuesve konservatorë e urrejnë absolutisht Brexit-in, ndërsa një e treta e votuesve laburistë e duan atë. Kjo çoi në një “përplasje” mes Mej dhe udhëheqësit laburist Xheremi Korbin.

Si përfundim, disidentët e zemëruar në të dyja palët, arritën në përfundimin se udhëheqësit e tyre janë tepër të dobët, ndaj nisën të kërkojnë “opsione të tjera” midis njerëzve që ndanin pasionin e tyre të veçantë politik. “Opsionet e tjera”, patën një ndikim spektakolar në zgjedhjet e fundit evropiane në Britaninë e Madhe:Partia Liberale rilindi si një parti e vendosur anti-Brexit, ndërsa Partia Brexit, e shpikur së fundmi nga lideri i saj Najxhëll Fareixh, pati një sukses mahnitës, duke tërhequr si magnet konservatorët që duan një “Brexit tani”.

Pra, kush është Boris Xhonson, dhe cilat janë shanset e tij për të zgjidhur “rebusin Brexit”, duke e shpëtuar kësisoj partinë dhe vendin e tij nga katastrofa e pritshme? Xhonson është një elitist klasik britanik – nga shkollimi në Iton, Oksford, dhe lidhjet e tij familjare – që zotëron në një shkallë të jashtëzakonshme konsensusi, siç dëshmohet nga zgjedhja 2 herë si kryetar i Bashksisë së Londrës.

Ashtu si idhulli i tij, Uinston Çërçill, që para vitit 1940, nuk kishte besimin e konservatorëve, pasi konsiderohej gjerësisht si “i ç’rregullt dhe jo i besueshëm”, Xhonson ka të ngjarë të jetë kryeministër vetëm për shkak të një emergjence të rëndë kombëtare.

Siç e dinë të gjithë, Çurçilli i zhgënjeu të gjithë kritikët, dhe u ngrit në lartësinë e detyrës. Sa për Xhonsonin, këtë do ta tregojë vetëm koha. Dhe ai ka shumë pak kohë të çmuar nga tani deri më 31 tetor, afati i vendosur nga BE për Britaninë, për të pranuar “marrëveshjen” e ofruar ndaj zonjës Mej, ose për të dalë nga unioni pa asnjë marrëveshje.

Duke komanduar vetëm një shumicë të ngushtë në Dhomën e Komunëve, Xhonson i premtoi premtoi elementëve anti-Brexit në partinë e tij, se do të kërkonte një “marrëveshje më të mirë” nga Bashkimi Evropian, ndërsa e siguroi elementin pro-Brexit, se Britania do të largohet nga BE më 31 tetor, në rast se ai nuk e merr dot një marrëveshje të re.

Ndërkohë, vetë BE është në kurthin e një dileme që e ka prodhuar vetë. Në mënyrë të përsëritur, Brukseli i ka kanë thënë Britanisë se nuk do të ketë rinegociim të “marrëveshjes” së ofruar ndaj zonjës Mej. Sidoqoftë, udhëheqësit evropianë e dinë se marrëveshja u kundërshtua me forcë nga parlamenti britanik, dhe tani ata po përballen me një kryeministër që është një mbështetës entuziast i “Brexit”, dhe që e pa se nuk u përmbys bota pas referendumit të 3 viteve dhe parë, dhe sigurisht që nuk do të përmbyset as tani.

Dalëndagalë po bëhet e qartë se BE-ja e ka keqpërdorur pozitën e saj në negociatat me Londrën, dhe se në këtë “Betejë për Britaninë” të kohëve moderne është ajo – dhe jo Mbretëria e Bashkuar – ajo që në fund do të jetë humbësja më e madhe./ TIRANA TODAY

Tags: 31 tetorbashkimi evropianBoris Xhonsonbritania

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
“Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve sizmike”, flet eksperti gjerman: Ja arsyet e goditjes së fortë

“Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve sizmike”, flet eksperti gjerman: Ja arsyet e goditjes së fortë

“Dy shkolla nuk do të hapen”/ Ministrja Shahini: Nesër të gjithë në mësim!

"Dy shkolla nuk do të hapen"/ Ministrja Shahini: Nesër të gjithë në mësim!

Pas tërmeteve/ Balluku nxjerr bilancin: Nuk ka probleme në infrastrukturë

Pas tërmeteve/ Balluku nxjerr bilancin: Nuk ka probleme në infrastrukturë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

by mirseda
12:52 | 22/12/2025
0

Janë mbajtur sot homazhet në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjendar komentimit të ndeshjeve të futbollit që...

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

12:47 | 22/12/2025
Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

12:26 | 22/12/2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

10:22 | 22/12/2025
Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com