Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Brexit në një rrugë pa krye

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Brexit në një rrugë pa krye

Nga Bernd Riegert/Negociatat e Britanisë së Madhe me BE për Brexitin ndodhen në një rrugë pa krye. Këtë nuk e thotë kushdo, por Theresa May, kryeministrja britanike.

Në një letër drejtuar partisë së saj konservatore të përçarë thellësisht, ajo pranon se në thelb nuk ka mundësi as të kthehet pas, as të ecë përpara.

Ajo është e rrethuar nga vija të kuqe, të cilat nuk lejohet t’i kapërcejë. Brexiti nuk lejohet të jetë tepër i butë, tepër i fortë ose krejt pa marrëveshje, në mënyrë që në fund të bien dakord me të krahët e ndryshëm të partisë dhe natyrisht në fund edhe Bashkimi Evropian.

Propozimi më i fundit i May-t për të zhvilluar negociata vetëm për mallra me BE, për një lloj zonash të tregtisë së lirë, refuzohet nga BE.

Vetëm njëmbëdhjetë përqind e britanikëve e quajnë me vend këtë plan. Këtë javë në Bruksel do të zhvillohen sërish negociata. Nëpunësit rreth kryenegociatorit të BE Michel Barnier dhe ministrit të Brexitit Dominic Raab e pyesin megjithatë veten se për se do të negociohet në fakt.

Propozime të zbatueshme nuk ka as për çështjet tregtare, as për kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Prandaj qeveria britanike dëshiron të miratohet vetëm një deklaratë e turbullt për raportin e ardshshëm me BE. Por BE ngul këmbë për një marrëveshje konkrete të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, që të paktën të rregullojë përfundimisht çështjet e rëndësishme si paratë, kufijtë dhe të drejtat e qytetarëve. E qartë është vetëm se koha po ikën. Deri në fund të tetorit marrëveshja për Brexitin duhet të jetë gati.

Brexiti nuk sjell përparësi: Metoda e tanishme e ndërmjetësimit e britanikëve, që të hiqen si të vdekur dhe vetëm në momentin më të fundit të paraqesin ide thelbësore dhe konkrete, këtë herë nuk do të sjellë sukses. Përpjekja e May-t që me ofensiva magjepsëse të përçajë Parisin nga Berlini dështoi. Pozicioni i britanikëve është i dobët dhe bëhet gjithnjë e më i dobët.

Bashkimi Evropian ka shumë më pak për të humbur se Britania e Madhe. Në ishujt britanikë, kryeministrja e zënë shumë ngushtë përhap panik. Ajo jep urdhër të magazinohen ushqime dhe medikamente për “global Britain” dhe paraprakisht ka nisur të thurrë legjendën se fajin për të gjitha e ka BE, sepse nuk është sa duhet i zhdërvjellët.

Problemi kryesor është se Brexiti i arritur përmes një fushate të gënjeshtërt nuk sjell thuajse asnjë përfitim për Britaninë e Madhe. As në tregti dhe as në migrim. Përkundrazi, punëdhënësit britanikë po ankohen që tani që në Britaninë e Madhe duan të punojnë shumë pak të huaj nga BE. Pastrueset polake në hotele dhe spitale ose mjekët gjermanë do të ishin të mirëpritur. Por ata i frikëson Brexiti.

Opozita? Nuk duket gjëkundi: Gati me dëshpërim luftojnë ata që duan të rrinë në BE “Remainer” për një referendum të dytë, për ta ndaluar Brexitin. Por ai nuk do të ndodhë, të paktën jo me kryeministren Theresa May, që e refuzon atë kategorikisht. Është e diskutueshme nëse kryeministrja do të mund të qëndrojë në post edhe përtej vjeshtës, me gjithë grindjen e brendshme në partinë e saj. Megjithatë askush nuk dëshiron ta ketë këtë detyrë gati të pamundur për ta kryer.

Luftëtari pararojë i Brexitit dhe klouni politik Boris Johnson ka lënë pendët. Drejtuesi i opozitës Jeremy Corbyn nuk e shfrytëzon momentin e përshtatshëm.

Partia e tij Laburiste po bie në mbështetje nën konservatorët, sepse miku kokëfortë i palestinezëve Corbyn ka ngecur në një skandal për gjoja simpati për terroristët palestinezë. Socialisti radikal Corbyn gjithsesi nuk ka paraqitur një koncept të tijin për Brexitin. Ai nuk është alternativë e vërtetë ndaj Theresa Mayt.

Po më tej? Britania e Madhe ecën duke iu marrë këmbët pak a shumë pa ardhur në vete drejt datës së Brexitit. Pa koncept, pa objektiv. Për momentin ka vetëm pak shpresë që dikush të tërheqë frenën e emergjencës dhe të paktën ta shtyjë Brexitin./DW

Tags: beBernd RiegertBrexitkryerruge

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Të shtëna me armë dhe ulërima, 4 shqiptarë i bënë zbor policisë franceze

Të shtëna me armë dhe ulërima, 4 shqiptarë i bënë zbor policisë franceze

Itali/Pezullohen kërkimet për të mbijetuar, rrezikon të shembet një pjesë tjetër e urës

Itali/Pezullohen kërkimet për të mbijetuar, rrezikon të shembet një pjesë tjetër e urës

Deklaratat për luftë dhe pokeri diplomatik, verë e nxehtë për Kosovën

Deklaratat për luftë dhe pokeri diplomatik, verë e nxehtë për Kosovën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

by mirseda
20:50 | 15/12/2025
0

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht...

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

19:53 | 15/12/2025
Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

19:49 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com