Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Brataj këshillon qytetarët: Ja si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-in

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Brataj: Harta e infektimit është zgjeruar, po shtohen fshatrat

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një këshillë për qytetarët të cilët edhe pse kanë kaluar koronavirusin, vijojnë të kenë simptoma.

Sipas tij, simptomat më të zakonshme vijojnë për një kohë të gjatë te pacientët, ndërsa thekson se këta persona duhet të ndiqen me ekzaminime.

Ai u shpreh se kohëzgjatja e simptomave ndryshon nga personi në person, madje ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim.

Postimi i Bratajt në rrjetin social, Facebook

Si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-19 dhe kemi persistencën e shenjave për një kohë të gjatë(Long Covid-19)?

Quhet sindroma Long Covid-19, ose Post-Covid -19 periudha pasi kemi kaluar sëmundjen. Ajo karakterizohet nga pasoja që mund të ngelen me ditë, javë ose muaj para se të shërohen plotësisht. Ato janë veçanërisht në ata që kanë kaluar sëmundjen në një formë të mesme ose të rëndë dhe me pneumoni. Pasojat e raportuara në literaturë tregojnë se janë dëmtimet që i përkasin mushkërive, ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre  shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%.

Për këtë arsye duhet të kemi parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen. Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen  alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19.

Në literaturë, prevalenca e pacientëve me simptoma në javët e fundit ose muaj pas kalimit të sëmundjes dhe negativizimit të parametrave është rreth 10%. Shumë prej këtyre pacientëve kanë pasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen. Një shenjë e shpeshtë që është hasur është humbja e nuhatjes dhe shijes e cila shpesh është prezantimi i vetëm i post-Covid-19. Kohëzgjatja e tyre ndryshon nga personi në person, biles ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim. Ato kanë qenë të formave me çrregullim të lehtë, ose në përmirësim shumë të ngadaltë. Nuhatja rekuperohet zakonisht pas shijes. Ajo mund kthehet përmes trajtimeve të përsëritura 20-30 minuta me esenca të tilla si trëndafili, eukalipt, karafil, limon e tjer, për 12 javë.

Më pak të shpeshta, por po aq të përsëritura janë, dhimbje të kyçeve, muskujve, kolla e thatë, dispnea kronike, veçanërisht si rezultat i pneumonisë intersticiale, lodhje kronike  dhe dhimbje koke. Ato zakonisht kanë trajtim simptomatik me medikamente të ndryshme kundër dhimbjeve ose shqetësimeve të tjera të cilat reagojnë mirë. Po ashtu kërkohet terapi specifike për rehabilitimin e frymëmarrjes, për të rekuperuar indet e dëmtuara dhe vatrat e shumta të pneumonisë. Pacientët duhet të fillojnë një aktivitet të lehtë fizik, fillimisht duke praktikuar fryrjen e tullumbaceve disa herë në ditë dhe duke bërë fizioterapi të mushkrive, pastaj gradualisht të kthehen në jetën e përditshme.  Shenja të tjera janë, humbje e përkohëshme e flokëve, diabeti post-kovid, një sindromë e njohur nga përdorimi i kortikosteroideve në pacientë ku ato janë përdorur. Po ashtu sindroma e stresit post-traumatik me ankth, depresion, pagjumësi.

Analizat për të sugjeruar këtyre pacientëve kush janë?

CT(Skaner i mushkërive), në rastin e pneumonisë intersticiale, por jo menjëherë. Këshillohet nëse provat e mushkrive tregojnë ndryshime të parenkimës edhe një muaj pas negativizimit. Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj. Analizat laboratorike gjatë sëmundjes tregojnë se ato inflamatore ndryshojnë shumë (PCR, Ves), ndërsa rruazat e bardha të gjakut ndryshojnë pak ose janë në proporcion të ulët, ndryshe nga pneumonia bakteriale në të cilën ato rriten në 20-30 mijë herë më shumë. Pra, analizat laboratorike që duhet të kontrollojmë janë: gjak komplet me formulë leukocitare, D-Dimeri, Fibrinogjeni dhe Ferritina.   Këto kontrolle mund të përsëriten dhe mund të menaxhohen nga mjeku i familjes. Ecuria e periudhës pas Covid-19 edhe pse zgjat në kohë, është zakonisht e mirë.

Ato raste të cilat janë më të shprehura dhe rezistente duhet tu drejtohen specialitetve përkatëse.

Tags: COVID-19keshillaskender brataj

TË LIDHURA

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së
Politikë

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

16:48 | 14/04/2026
Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente
Politikë

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

16:35 | 14/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para
Aktualitet

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
Next Post
Basha e Kryemadhi alarmohen nga lëvizja e Ramës: Informuam Metën dhe ndërkombëtarët

Kryemadhi feston ditëlindjen, Basha i bën dhuratën e veçantë

Publikohet harta e Covid-19: Ja zonat e kuqe në Shqipëri

Ulet numri i të infektuarve, 7 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shqipëria shpall ”non grata” diplomatin rus: Të largohet brenda 72 orësh

Sezoni turistik, Shqipëria heq vizat për shtetasit rusë







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores
Sport

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

by mirseda
16:51 | 14/04/2026
0

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se në kalendarin e javës së 32-të në Superiore,...

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

16:48 | 14/04/2026
Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

16:35 | 14/04/2026
Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:26 | 14/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com