Ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari akuzon kryeministrin Rama se vazhdon me aferat kriminale në projektin e Unazës së Re.
Me anë të një postimi në Facebook, Brahimllari shprehet se Edi Rama nuk mbron interesin qytetar por atë të oligarkisë dhe krimit të organizuar.
“Banorët e Unazës së Re, bulevardit të ri dhunohen, arrestohen, ndërkohe Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro lëvizin të lirë dhe shijojnë në resorte luksoze paratë e grabitura ndaj qytetareve”, shkruan ai në postimin e tij.
Ai ka komentuar edhe situatën e sotshme në Devoll, ku socialistët hynë me forcë në këtë bashki pasi dyert ishin të mbyllura.
Postimi i Endrit Brahimllarit:
Me banoret e Unazes se Re.
Qytetaret kane perball nje kryeminister dhe nje qeveri te korruptuar qe nuk mbron interesin qytetar por ate te oligarkise dhe krimit te organizuar.
Projekti korruptiv dhe kriminal tek Unaza e re eshte fytyra e vertete e Edi Rames. Qytetaret e varfer qe protestojne per te mbrojtur pronen e tyre i arreston dhe i dhunon nderkohe kriminelet levizin te lire me bekimin e qeverise dhe te Edi Rames.
Banoret e Unazes se re, bulevardit te ri dhunohen, arrestohet nderkohe Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro levizin te lire dhe shijojne ne resorte luksoze parate e grabitura ndaj qytetareve.
Shikoni si banditet e Edi Rames thyejne dyert e bashkise per te zaptuar institucionet te cilat nuk ja besuan qytetaret.
Po zaptojne me dhune dhe me terror shteteror institucionet sepse kjo eshte filozofia e Edi Ramas zapto, shkaterro, dhuno çte gjesh perpara. Qytetaret nuk do ja falin dhunen e ushtruar dhe terrorin shtetorer te Edi Ramas dhe zagareve te tij.