Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Braçe: Karteli i grumbulluesve vjedh fermerët, ndaj bërtas (VIDEO)

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Deputeti socialist Erion Braçe, ka shpërthyer me tone të larta sot në Kuvend ndaj Ministres së Bujqësisë, pasi thotë se fermerët nuk po ndihmohen dhe po lihen të vetëm përballë rritjes së çmimeve.

Ministrja Frida Krifca nga ana tjetër tha se është e vetëdijshme për problemet e bujqësisë, por shtoi se skema e subvencionimit po ecën me ritme të mira. Deputeti, në replikën e tij në Kuvend, tha se e ngre zërin për të gjithë fermerët që ka takuar në Lushnjë e Divjakë, dhe që pas shitjes së prodhimit, kanë dalë me humbje.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka denoncuar me emra ato që ai quan si kartel i grumbulluesve të shalqinjëve. Braçe tha se ata e mbledhin shalqirin me 8-9 lekë dhe e shesin shumë më shtrenjtë.

“Heshtja për një kulturë aq masive sa ç’është shalqini dhe që po zë një peshë shumë të rëndësishme të të gjithë eksportit nga Shqipëria në të gjithë Europën është e papranueshme. Kam monitoruar të dielën deri të martën që ishin ditët e krizës së shalqinit. Sot është dita e të vërtetës, pas një deklarate të gjatë të grumbulluesve që po i dilnin për Zot dhe po i shpëtonin jetën bujqërve dhe që unë po ua shkatërroja e kështu me radhë. Tomato Al ka shitur ditën e dielë me 23.8 lekë. Të gjithë ata që na dëgjojnë, e dinë që të dielën është mbledhur shalqini vetëm me 9 deri në 10 lekë. Romir Shpk është më interesanti, ka shitur të dielën 220 tonë shalqi në Kosovë, e ka mbuluar me shalqi. Me 15.5 lekë. LB Fruits 2006, ka shitur në Hungari me 40 lekë. U vjen gjynah këtyre njerëzve që bujqve shkojnë ua marrin me 8-9 lekë për kg dhe për vete e shesin 40 lekë për kg. Fraeno e ka mbledhur në Kosovë me 12 cent dhe 14 cent në Bosnje, ndërkohë që e ka blerë me 8 lekë. Doni Fruits ia shet vetes njëherë me 12 cent, njëherë me 11 cent”.

Këta janë pjesë e një karteli që po bëjnë një lojë të ndyrë pa fund në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes. Këta nuk grumbullojnë për 5-6 ditë me radhë dhe e bëjnë që çmimi të bjerë poshtë. Po këta eksportojnë me çmime qesharake me çmimet që do ti dëgjoni, se cilat janë çmimet me të cilin e shesin në Europë.

Doni Fruit ka shitur të hënën me 26.18 lekë në Zvicër. Ka shitur në Kosovë me 13 cent, ia shiti vetes. Fraeno shet në Bosnje me 15 cent dhe në Slloveni me 22 cent. Është Besim Thaçi që shet në Kosovë me 15 cent, Agro Con në Vilnius me 19 cent. Gazmir Kavaja shet me 7 cent. Po si i del që e grumbullon me 7 lekë dhe e shet me 7 cent? Kjo është loja. Gazmir Kavaja shet në Hollandë me 18 cent. Nga 7 cent e shet me 18 cent. Tani po shesin në Europë me 4 herë më shumë nga sa e grumbullojnë. Ky është shqetësimi që unë kam, prandaj bërtas”, tha Braçe.

Tags: Erion BraçeFrida Krifca

TË LIDHURA

Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

18:06 | 08/06/2026
Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026
Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Next Post

Krifca i përgjigjet deputetit Braçe: Ne besojmë te tregu, çmimi përcaktohet nga kërkesa dhe oferta

Ikën i nxehti afrikan, sot priten reshje shiu

Shkrumbohet banesa në Tiranë, humb jetën foshnja 6-muajshe







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

by mirseda
18:06 | 08/06/2026
0

Pensionet vijojnë të kushtojnë më shumë sesa arkëton skema e sigurimeve shoqërore. Edhe pse gjatë vitit të...

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

18:00 | 08/06/2026

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com