E premte, 3 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Bota në pragun e Luftës së Madhe, Evropa s’duhet të shndërrohet në Ballkanin e ri

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Nga Carl Bildt “European Council on Foreign Relations”/ Njëqind vjet më pare, “heshtën” armët në Frontin Perëndimor. Për 4 vite të gjata, miliona burra dhe gra kishin luftuar kundër njëri-tjetrit. Miliona prej tyre humbën jetën. Vendet ishin shkatërruar. Por më në fund, hyri në fuqi një marrëveshje armëpushimi. Por ajo nuk ishte paqe.

Armëpushimi nuk përfshinte lindjen e Evropës, ku luftimet vazhduan me tërbim për vite me radhë, pas rënies së Perandorisë Ruse dhe Revolucionit Bolshevik. Marrëveshja e paqes që u arrit në Versajë, dhe traktatet e mëvonshme në Shën Zhermen, Noili, Triano dhe Sevrë patën padyshim meritat e tyre, por në fund nuk arritën të garantonin një stabilitet afatgjatë.

Shumë shpejt, Evropa dhe bota u përfshinë në një luftë tjetër.

Vera e vitit 1914 ishte vera e fundit e epokës së Evropës. Të gjithë e dimë historinë. Gjithçka nisi në Sarajevë. Fuçia e përjetshme e barutit në Ballkan. Në fakt fuçia e barutit nuk qe Ballkani, por Evropa. Rritja e fuqisë ekonomike dhe ushtarake të Gjermanisë dhe papërgjegjshmëria e diplomacisë së saj në epokën pas Bismarkut, ishte qartazi një faktor që e rëndoi situatën.

Gara ndërmjet fuqive evropiane në zonat e largëta në Afrikë dhe Azi, e bënë edhe më shpëthyese situatën. Dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, krijoi ndërkohë rrethana të reja të vështira për tu trajtuar brenda kornizave të vjetra. Traktati i Versajës, dhe Lidhja e Kombeve që prodhoi ai dokument, u kritikua që atëherë, si një kompromis i brishtë midis utopianizmit amerikan dhe paranojës evropiane.

Ai syoni të ngrinte një sistem të vërtetë të sigurisë kolektive globale, kur në të njëjtën kohë reduktonte kufijtë, krijonte shtete dhe konflikte të reja pas rënies së perandorive osmane, Habsburgëve, Rusisë dhe Gjermanisë. Paqja dështoi, dhe një shpërthim i ri dhune, u pa shumë shpejt.

Ndërsa lufta qe ende në fillimet e saj, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara – ende neutralë – dhe Mbretëria e Bashkuar – u takuan në gusht 1941 në bregun e Nju Faundlendit për të hartuar kursin për botën që ata do të përpiqeshin të ndërtonin pas luftës, që atëherë ata as që mund të fitonin.

Karta Atlantike që rezultoi nga ai takim, synoi të mësonte nga dështimet e dhimbshme të Versajës dhe në dy aspekte thelbësore.

Së pari, rendi i dëshiruar botëror duhet të jetë gjithëpërfshirës, ​​duke ulur në tryezë të gjithë, sidomos lojtarët e fuqishëm, dhe së dyti çështjet ekonomike, monetare dhe tregtare nuk duhen lënë pas dore, duke rrezikuar një zhytje të re në një krizë si ajo e Depresionit të Madh.

Nga ai projekti patëm Kombet e Bashkuara, institucionet e Breton Udsit, dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Por ajo nuk u kthye në një botë harmonike. Ambiciet e udhëheqësit sovjetik Stalinit, u bënë shpejt mjaft të qarta. Atë çfarë kontrollonte ushtria e kuqe, duhet të sundohej nga satrapët e tij komunistë.

Një perde e hekurt ra mbi Evropë. Përgjigjja perëndimore, erdhi në formën e Planit Marshall, NATO-s dhe Planit Shuman për themelimin e BE-së. Ky rend perëndimor, u dëshmua shumë i suksesshëm për gjysmë shekulli. Vendet e mposhtura jo vetëm që u rindërtuan dhe u bënë demokraci të gjalla, por Gjermania dhe Japonia brenda disa dekadash u shndërruan në fuqi ekonomike globale.

Demokracitë e Evropës, u bashkuan në një përpjekje historike unike të sovranitetit të përbashkët, duke kapërcyer ndarjet e rrezikshme të së kaluarës. Ndërkaq, funksionoi edhe strategjia e frenimit të sistemit komunist sovjetik. Kur sistemi çnjerëzor më në fund u shemb, Kina komuniste nisi të hapë ekonominë e saj, dhe të synojë integrimin në ekonominë globale.

Bota e parë ndihej e realizuar. E dyta ishte shembur. Ndërsa bota e tretë, filloi të integrohet shpejt në rendin liberal në zhvillim. Nuk kishte më një përplasje të demokracisë kundrejt diktaturës – të gjithë flisnin për demokracinë. Nuk kishte më një antagonizëm mes të pasurve përkundrejt të varfërve – një klasë e mesme e re filloi të lindë, nga Sao Paulo në Shangai.

Në Evropën tonë, 10 vende dhe 100 milionë njerëz nga Gjiri i Finlandës në veri, dhe deri pranë ngushticës së Bosforit në jug, ishin në gjendje t’i bashkoheshin BE-së.

Procesi i integrimit evropian, kishte forcuar tashmë paqen në perëndim të kontinentit tonë, dhe siguruar demokracinë në jug. Dhe ekonomitë tona filluan të zhvilloheshin me shpejtësi. Ekonomia botërore u rrit me 4 ose më shumë për qind në vit.

Sigurisht që kishte sfida dhe tmerre – një dekadë luftërash gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sulmet në Lindjen e Mesme, 11 Shtatori dhe terrorizmi i ri – por çereku shekulli që pasoi ka ende gjasa të mbetet në histori, si më i miri për njerëzimin në historia e regjistruar, në aspektin e zhvillimit ekonomik, social dhe politik.

Ndryshimi i madh që tani po përpiqemi të kuptojmë, është ai i politikave në Shteteve të Bashkuara. A është ky një fenomen i përkohshëm, i nxitur nga një personalitet kontradiktor,

apo po përjetojmë një ndryshim më themelor? Për një dekadë apo më shumë, gjërat kanë ndryshuar.

Deri para 15 vitesh fisnim ende për një Evropë që mund të projektonte fuqinë e saj të butë, multilateralizmin e saj dhe stabilitetin e saj në lagjen e saj fqinje, si dhe mbi botën.

Sot, dëgjojmë të flitet për përpjekjen për të ndërtuar një Evropë, që mbrohet nga trazirat e botës së jashtme.

Bota jonë ka ndryshuar. Ne kemi tani një Kinë të sigurt, një SHBA të përçarë, dhe një Rusi revizioniste. Historia na mëson se kur Rusia ka forcën, dhe kur lindin mundësitë, ajo synon të zgjerohet. Gjatë gjithë historisë së tij, ky vend e ka përdorur mitin e një kërcënimi të madh të huaj, i cili me kalimin e kohës është shndërruar në një profeci vetë-përmbushëse, që rrezikon stabilitetin e Evropës.

Mbretëria e Bashkuar, po i kthen shpinën integrimit evropian, dhe Shtetet e Bashkuara po i kthejnë shpinën qeverisjes globale. Kur presidenti Obama u largua nga zyra, ai i la një shënim trashëgimtarit të tij duke thënë se ”Na duhet, nëpërmjet shembullit tonë, të mbështesim rendin ndërkombëtar që është zgjeruar vazhdimisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë, dhe mbi të cilin varet mirëqënia dhe siguria jonë”.

“Amerika do të zgjedhë gjithmonë pavarësinë dhe bashkëpunimin mbi qeverisjen, kontrollin dhe dominimin global”- u shpreh nga ana e tij presidenti Trump në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Një Amerikë që konkurron me sukses, është mënyra më e mirë për të parandaluar konfliktet”- thuhet se Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, që shton se “një vazhdimësi qendrore në histori, është gara për pushtet”.

Fjalë si këto nuk duken të huaja për “veshët” e Moskës dhe Pekinit – një botë që udhëhiqet nga pushteti sesa nga parimi, u jep atyre mundësi të reja – por fjalë të tilla alarmojnë shumë “veshët” e evropianëve. Për ne ato nuk janë një recetë për paqen. Ne jetojmë në një epokë, kur ‘pllakat tektonike’ të fuqisë globale po zhvendosen, kur sfida të shumta globale po ngrihen, dhe kur kërkesa për një rend botëror duhet të jetë në rritje, në vend që siç duket të jetë rasti në rënie.

Ka një rritje të ndërvarësisë midis kombeve dhe kontinenteve – ndryshimet klimatike, presioneve të emigracionit, rregullave kibernetike për të përmendur vetëm disa nga çështjet.

Por njëkohësisht ka edhe një rritje të retorikës së sovranitetit, midis dhe deri në një farë mase edhe brenda kombeve tona. Ashtu si në fillim të Luftës së Madhe, ne kemi hyrë në një periudhë pasigurie në sistemin global. Evropa duhet të diskutojë dhe të vendosë, se ku dëshiron të shkojë.

Duke iu referuar përvojës sonë gjatë shekullit që ka kaluar që nga viti 1918, dhe në fakt në shekullin që i parapriu katastrofës së vitit 1914, unë jam edhe më i bindur mbi domosdoshmërinë e atij modeli të sovranitetit dhe integrimit të përbashkët, të rregullave të përbashkëta dhe të kornizave, që ne hap pas hapi kemi zhvilluar në pjesën tonë të botës.

Në këtë botë të rivaliteteve në rritje, të rritjes së konkurrencës shtetërore, detyra jonë numër një duhet të jetë parandalimi, që Evropa jonë të bëhet një Ballkan i ri i ndarë, dhe që në mënyrë të pashmangshme bëhet një vend gjithnjë e më i rrezikshëm.

Shënim:Pjesë nga fjalimi i ish-kryeministrit suedez, Karl Bildt, mbajtur në Berlin më rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Katër deputetë kosovarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Mediat kosovare raportojnë se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas Gazetës Express, bëhet fjalë për 4 deputetë nga radhët...

A mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur pandeminë? Përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i prerë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të shtyhen. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha...

Nuk dogjën mandatet/ Basha: Ja çfarë u ofroi Rama deputetëve të opozitës së re

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se shumica prej deputetëve të opozitës së re kanë bërë pazare me kryeministrin Rama. I ftuar në emisionin “Zonë...

Një kryeministër që nuk mërziti askënd, pa llogaritur Albinin

Nga Mero Baze Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rikthyer paqen politike mes Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë. Ai është pritur me tapet të kuq...

“Sëmundjen e babait e mësova ditën e dasmës”, rrëfehet djali i Moikom Zeqos

Djali i akademikut të njohur Moikom Zeqo, Epidamn Zeqo, tregon se sëmundjen e rëndë të të atit e ka marrë vesh ditën e dasmës...