Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Borxhi ndaj OSHEE/Shtyhet afati, abonentët marrin frymë “lirshëm”

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Borxhi ndaj OSHEE/Shtyhet afati, abonentët marrin frymë “lirshëm”

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të shtyjë afatin e aplikimit të skemave lehtësuese të pagesës me këste të detyrimeve të prapambetura për të gjithë abonentët.

Kjo strategji pritet që të lehtësojë qytetarët, të cilët ende nuk kanë shlyer detyrimet ndaj OSHEE.Lajmi konfirmohet nga burime brenda këtij institucioni, të cilët thanë se pritet një vendim i Këshillit Mbikëqyrës për të përcaktuar detajet.

“Të njëjtat burime shtuan se propozimi është që afati i ri do të jetë dhjetori i vitit 2018, ndërsa shtuan se po shihet mundësia e hartimit dhe të të tjera skemave për t’iu përshtatur nevojave të abonentëve debitorë”-shkruan Scan.

Afati i fundit për shlyerjen me këste të detyrimeve të krijuara nga janari 2007 deri në dhjetor 2016 përfundonte në datën 31 dhjetor të këtij viti, por me vendimin e ri krijohet mundësia për të përfituar ende prej tyre.

Sakaq, për t’u vendosur mbetet edhe politika që do të ndiqet me borxhet e krijuara përgjatë këtij viti, të cilat deri më tani nuk ishin pjesë e skemave lehtësuese, por gjërat po shkojnë drejt një ndryshimi.

Referuar skemave aktuale, për ata abonentë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%. Gjithashtu, konsumatorët jofamiljarë kanë mundësi që të shlyejnë me këste fikse mujore detyrimin e krijuar.

Një tjetër skemë që aplikohet në këtë kuadër është edhe ajo e reduktimit të kamatë vonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 100 lekë për konsumatorët e kategorisë biznes i vogël, të cilët janë debitor kundrejt OSHEE, vetëm për vlerën e kamatëvonesës.Sipas kompanisë, aplikimi i tyre, përveç përfitimeve nga ana e abonentëve ka sjellë edhe reduktimin e borxhit të vjetër, duke rritur të ardhurat.

Tags: abonenteborxhetfrymelirshemOSHEEshqiperia

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Rama, mësuesve: Ju punoni lekët i marr unë

Rama, mësuesve: Ju punoni lekët i marr unë

Guardiola heq City-n nga favorit për Champions: Me kë luan Messi?

Guardiola heq City-n nga favorit për Champions: Me kë luan Messi?

Gol dhe asist, “Perandori” nuk e ka humbur talentin edhe pas 7 vitesh (Video)

Gol dhe asist, “Perandori” nuk e ka humbur talentin edhe pas 7 vitesh (Video)

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com