Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bëri figurën e budallait përballë Ministri i Jashtëm rus Lavrov, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Moskë. Në një intervistë për “Der Spiegel”, ai shpjegon së përse nuk u soll më ashpër, dhe si duhet të jetë sjellja e BE-së dhe Perëndimit ndaj Rusisë.
Një gazetë spanjolle foli dikur për “karakterin tuaj vullkanik”. Por ku ishte ky karakter kur Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ju turpëroi publikisht në një konferencë shtypi, dhe kur Moska dëboi diplomatët nga 3 vende evropiane?
Në fakt, unë jam i njohur për reagime impulsive dhe për mos-shmangien e debateve. Por në këtë rast, kur dëgjova krahasimin e çështjes Navalni me katalanasit, të cilët u dënuan për rolin e tyre në referendumin e pavarësisë, mendova në fillim që të replikoj fort. Por pastaj vendosa të mos e bëj këtë. Unë nuk shkova në Moskë për të folur për Katalonjën. Vendosa të qëndroj i qetë.
Për shumë njerëzve iu dukët më shumë i pafuqishëm sesa i qetë…
Nuk mendoj se do ta thoshit këtë, në rast se do të ishit dëshmitar i takimit tonë me dyer të mbyllura. Unë e pashë Lavrovin në sy, dhe ia thashë shumë qartë se çfarë mendoja për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi. I bëra thirrje për lirimin e politikanit të opozitës Aleksei Navalni, dhe për një hetim të pavarur mbi sulmin me helm kundër tij, teksa kritikova arrestimin e protestuesve. Atëherë Lavrov më paralajmëroi.
Çfarë ju tha?
Më pyeti nëse doja të flisja për çështjen Navalni edhe gjatë konferencës për shtyp. Lavrov tha se Rusia nuk do të pranonte atë, që ata e quajnë një ndërhyrje në çështjet e brendshme.
Lavrov tha gjithashtu se BE-ja nuk është një partner i besueshëm. Ju duhet të kishit replikuar sërish…
Dhe atë bëra. I thashë se marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë, janë në një pikë shumë të ulët, se ne e konsiderojmë Rusinë si një kundërshtare, se dënojmë me forcë helmimin e një qytetari rus, dhe mënyrën se si po vepron gjyqësori atje.
Pra nga këndvështrimi juaj, keni bërë gjithçka siç duhet?
Jo. Kur kaq shumë njerëz besojnë se duhet të kisha pasur një reagim më të fortë, unë nuk t’i kundërshtoj.
Sanksionet kundër Moskës të vendosura pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës Lindore, kanë pasur pak efekte. Cilat janë sanksionet e reja, mbi të cilat pritet të bien dakord ministrat e jashtëm të BE-së?
Kjo është hera e parë që ne përdorim Regjimin e Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të BE-së. Dhe po e përdorim atë për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës në aparatin e sigurisë dhe gjyqësorin, që u përfshi në dënimin e Navalnit dhe në shtypjen e demonstratave. Këto sanksione kanë një rëndësi të madh simbolike. Edhe sanksionet ekzistuese në lidhje me Ukrainën po japin një efekt:Ato po rrisin kostot politike dhe ekonomike për Rusinë.
A nuk do të ishte më efektiv ndalimi i oligarkëve rusë nga hyrja në BE, dhe ngrirja e pasurive të tyre në Perëndim?
Nëse BE ngrin pasuritë, ajo duhet të jetë në gjendje ta mbrojë këtë akt në gjykatë. Çdo oligark mund të padisë Brukselin. Atëherë ne do të duhet të shpjegonim saktësisht, se çfarë lidhje ka njëri apo tjetri me helmimin apo dënimin e Navalnit. Nëse ne si BE duam që të mbështesim sundimin e ligjit, atëherë ligji duhet të zbatohet për të gjithë.
BE mund të kishte vendosur sanksione shumë më të ashpra kundër Rusisë. Pse nuk e ka bërë këtë gjë?
Sanksionet janë vetëm një mjet, por ato nuk e zëvendësojnë politikën. Ne duhet të bëjmë shumë gjëra të tjera. Në rastin e Rusisë, qasja duhet të përfshijë tre gjëra:Ne duhet të tërhiqemi pas, duhet të frenohemi, dhe në disa aspekte duhet të angazhohemi me të.
Një lëvizje që do të dëmtonte Moskën, do të ishte pezullimi i plotë i projektit “Nord Stream 2”, që do ta lejojë Rusinë t’i shesë direkt gaz Gjermanisë…
Komisioni Evropian, ku unë jam zv/president, ka thënë disa herë se “Nord Stream 2” nuk është i dobishëm për të ndihmuar në diversifikimin e furnizimeve energjetike të Evropës, apo në autonominë energjetike të BE-së. Por Komisioni nuk mund t’i pengojë kompanitë private, që të vendosin t’i investojnë paratë e tyre në një projekt industrial.
Përshtatur nga TIRANA TODAY