Ktheu ligjin për koncesionin e aeroportit, Meta: Kapje e shtetit nga një dorë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dekretin për rishqyrtim të ligjit për Aeroportin e Rinasit.

Në një konferencë për mediat me gazetarët, Meta tha se ka argumentuar në 43 faqe dokument të gjitha arsyet e kthimit të këtij ligji.

Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të lexojnë argumentet e tij, para se të ngrenë kartonët e të votojnë në Kuvend.

Ilir Meta: ”Ky ligj është një provë e korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kuvendi duhet të kërkojë vënien para përgjegjësisë çdo funksionari publik që ka shkelur procedurat. I bëj thirrje çdo deputeti dhe çdo zyrtari të lartë të reflektojë me shumë përgjegjësi për këtë nisëm dhe të respektojë Kushtetuën dhe ligjet në fuqi, për cdo vepër penale nuk do të ketë amnisti por vetëm drejtësi. Pas 25 prillit vendi do të kthehet në shinat e shtetit të drejtës.

Po u jap mundësinë deputetëve të reflektojnë duke kthyer mbrapsht në Këshillin e Ministrave këtë nisëm. I ftoj të gjithë deputetët dhe partitë e opozitës, dhe gazetarët e pavarur të njihen me argumentet zyrtare, këtu janë 43 faqe me argumente kushtetues, ligjor. Është një ftesë për deputetët ta lexojnë, mos thonë që nuk e kishim mendjen. Por edhe opinionin publik që të njihet me këtë kryevepër të kapjes së shtetit nga një dorë të vetme.”