Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Boris Xhonson, koha e liderëve të qartë dhe të drejtpërdrejtë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Boris Xhonson, koha e liderëve të qartë dhe të drejtpërdrejtë

Nga: Ervis Iljazaj

Para disa ditësh, Boris Xhonson u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, dhe si pasojë, kryeministri i saj. Që nga koha e referendumit për Brexit, Britania e Madhe ndodhej në paqëndrueshmëri dhe vështirësi politike, për shkak të mosgjetjes së një marrëveshjeje me Bashkimin Europian, për mënyrën e daljes nga tregu i përbashkët.

Deklarata e parë politike që bëri Xhonson pasi mori detyrën, ishte: “Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Europian me apo pa marrëveshje”.

Pikërisht kjo vendosmëri dhe qartësi politike e bëri Xhonsonin fitues në raport me kundërshtarët e tjerë. Për një arsye shumë të thjeshtë. Jetojmë në një kohë politike, ku gjithmonë e më shumë po na paraqet liderë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të vendosur. Madje, liderë që janë ndoshta edhe arrogantë në vendosmërinë e tyre. Dhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe i përmbush të gjitha këto kritere.

Rasti i Xhonson është rasti i fundit i kësaj tipologjie politikanësh që janë në trend kohët e fundit. Sigurisht, që këtë mënyrë lidershipi e solli pa dyshim Donald Tramp në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nën ndikim e tij, u transportua në shumë vende perëndimore. Si për shembull në Itali me Mateo Salvinin apo vende të tjera.

Të gjithë këta drejtues të shteteve shumë të rëndësishme perëndimore, me diferencat përkatëse, përbëjnë atë tipologji lidershipi që me sa duket do ta kemi prezent gjithmonë e më shumë në dekadën e ardhshme. Liderët që ishim mësuar deri më tani, me një staturë dhe fjalor mbase elitar, mbase të kultivuar, do të mbetën në kujtesë për disa kohë.

Ka dy arsye kryesore se përse politika në kohën e sotme sjell liderë me karakteristika të tilla.

E para, gjithmonë e më shumë shoqëri të ndryshme kërkojnë liderë që kanë qëndrime të forta dhe të qarta për çështje të ndryshme. Liderë të cilët, pavarësisht nëse marrin vendime të drejta apo të gabuara, më së paku vendosin. Dhe në shoqëritë komplekse që jetojmë sot, ku trajtohen probleme nga më të komplikuarat, të vendosësh shpejt dhe qartë është një avantazh për këdo lider që hyn në një garë elektorale. Aq më tepër kur këto vendime shoqërohen me një gjuhë të thjeshtë dhe i drejtohen shpeshherë publikut me “stomak” dhe jo me stërhollime intelektuale. Një nga defektet e demokracisë është me siguri koha e gjatë e një vendimmarrjeje, sepse procedurat për të arritur deri atje janë të ngadalta, duke qenë se marrin pjesë aktorë dhe faktorë të ndryshëm. Dhe, në një ekonomi konkurruese dhe shoqëri komplekse, ai lider që vendos shpejt dhe qartë ka gjithmonë avantazh në raport me kundërshtarët.

E dyta, është rikthimi i ideologjive politike. Për disa dekada me radhë, politika u teknikalizua në mënyrë të skajshme, ku shpeshherë nuk kishte dallim ideologjik midis qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë dhe u instalua një sistem më teknokrat, apo siç quhet ndryshe ekspertokracia. Liderë të tillë si Tramp apo Xhonson, janë pa dyshim liderë qartësisht ideologjikisht, në këtë rast të djathtë, dhe politikat e tyre i bazojnë fort te filozofia politike që i përkasin. Në këtë kuptim, pas një periudhe politike globaliste, me të gjitha elementet që ajo përmban, jemi kthyer plotësisht në një politikë totalisht realiste. Dhe këtë gjë e përfaqësojnë më së miri si Presidenti i SHBA, ashtu edhe kryeministri i ri britanik.

Në fakt, ka shumë arsye dhe kontekste se përse është duke u përhapur kjo tipologji e liderëve të tillë, të cilët nuk mund të shpjegohen në kaq pak rreshta. Por e sigurt është se liderë të tillë si Tramp, Salvini dhe Xhonson, do të jenë gjithmonë e më shumë prezent në politikën e dekadës së ardhme. Nëse kjo tipologji politikanësh është më mirë apo më keq sesa ata që jemi mësuar deri më tani, mbetet për t’u parë./Gazeta Liberale

 

 

Tags: Boris Xhonsonervis iljazajSHBA

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Liga Profesioniste me mbledhje të jashtëzakonshme, ja çfarë do kërkohet

Liga Profesioniste me mbledhje të jashtëzakonshme, ja çfarë do kërkohet

E ‘djeg’ në Korçë, Niko Peleshi në gjunjë para Inva Mulës duke kënduar (video)

E ‘djeg’ në Korçë, Niko Peleshi në gjunjë para Inva Mulës duke kënduar (video)

“Djali s’është i imi”, Aureta tregon vuajtjet: Isha gati të bëja ADN

“Djali s’është i imi”, Aureta tregon vuajtjet: Isha gati të bëja ADN







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com