Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër, bën transparencë si llogaritet çmimi

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër, bën transparencë si llogaritet çmimi

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nga vendimi i fundit, 1 litër naftë do të tregtohet me 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 83 lekë/litri, ose 3 lekë më pak nga sa ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 5 “Metodologjia e llogaritjes së çmimit” të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;

VENDOSI

1.Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë  (Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018) Gazoil  (10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018) dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).

2.Çmimet e miratuara  nga Bordi, reflektojnë:

a.Çmimet e tregjeve ndërkombëtare të një dite pune më parë nga mbledhja e Bordit, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD datë 22.06.2022, në kushtet e lëvrimit FOB Med, për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018

b.Vlerën “premio” sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga  shoqëritë e tregtimit me shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazën e së cilës kryhet transaksioni i pagesës.

c.Totali i vlerës së përftuar ( FOB Med + Premio), konvertohet në lekë sipas kursit fiks të shpallur zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë.

d.Marzhin bruto 3 lekë/litri (perfshire TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimit, mirembajtjes, transportit, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimit, furnitura e sherbime

e.Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import:

akcizë;

ii.taksë qarkullimi;

iii.taksë karboni;

iv.TVSH në import;

v.tarifë markimi dhe skanimi;

f.Vlera që rezulton  (a-e), përbën çmimin e shitjes me shumicë.

g.Mbi çmimin e shitjes me shumicë që rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë 12 lekë/litri (përfshirë TVSH-në). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimit, mirëmbajtjes, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licensimi e rilicensimi,  taksa të tjera lokale, furnitura e sherbime

h.Vlera që rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit të karburanteve.

i.Për rastin e GLN-së (gazi lëngshëm i naftës) çmimi përcaktuar sipas faturës së importimit të siguruar nga shoqëritë e tregtimit me shumicë 20220607/239.2.2, date 07.06.2022 ( IB GAZ AG).

3. Të dhënat e bursës së nënprodukteve të naftës FOB Med  dhe çmimet e tregtimit datë 22.06.2022 mbi të cilat janë kryer llogaritjet:

Benzine(Prem Unl 10 ppm) FOB MED  1.324 USD/Ton

Gazoil (10ppm ULSD) FOB MED 1.325  USD/Ton

3.1 Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve:

246 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018;

227 Lekë/litri për benzinën Prem  Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;

71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

3.2 Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:

258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018;

239 Lekë/litri për benzinën Prem  Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;

83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

4.Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

5.Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto çmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit  të çmimeve të Bursës për nënproduktet benzine dhe gazoil dhe ndryshimeve të kursit të këmbimit të Dollarit Amerikan.

6.Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar. /Monitor

Tags: bordiNAFTAshqiperia

TË LIDHURA

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni
Politikë

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike
Aktualitet

Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike

14:43 | 25/11/2025
VanHorn takim me kryetarët e grupeve parlamentare shqiptare: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës
Politikë

VanHorn takim me kryetarët e grupeve parlamentare shqiptare: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës

14:41 | 25/11/2025
Next Post
“Ka bërë pazar me gjakun e LSI, këlyshi ia futi Berishës”, Kryemadhi s’lë gjë pa thënë për Bashën

“Ka bërë pazar me gjakun e LSI, këlyshi ia futi Berishës”, Kryemadhi s’lë gjë pa thënë për Bashën

BE i jep Ukrainës dhe Moldavisë statusin kandidat

BE i jep Ukrainës dhe Moldavisë statusin kandidat

Dy të vdekur pasi makina elektrike Nio ra nga zyra e katit të tretë në Shangai (FOTO-VIDEO)

Dy të vdekur pasi makina elektrike Nio ra nga zyra e katit të tretë në Shangai (FOTO-VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe
Bota

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

by mirseda
16:34 | 25/11/2025
0

Plani i paqes për Ukrainën i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka qenë në fokus të...

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

15:01 | 25/11/2025
Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

14:49 | 25/11/2025
Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike

Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike

14:43 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com