Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Biznesi i vogël: TVSH-ja do të na rrënojë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Biznesi i vogël: TVSH-ja do të na rrënojë

Rezarta Lila për gati pesë vite ka tregtuar rroba të përdorura në një dyqan shumë pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit.  Për Monitor ajo tregoi se me dyqanin nxjerr një rrogë për vete dhe u shpreh e shqetësuar për vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Biznesin e saj. Sipas zonjës Lila, konkurrenca është rritur shumë. Dyqanet, të së njëjtës natyrë, ishin hapur rresht në rrugën ku shiste dhe Rezarta.

“Punë nuk kemi shumë, në rast se na vendoset TVSH-ja, ne jemi të fundosur. E para që do të bëjmë është rritja e çmimeve, kështu do të largohet vetë klienti prej nesh,”- tha ajo kur u pyet se si do të vepronte në rast se do të aplikohej TVSH-ja dhe tek ajo.

Aty pranë saj, edhe Saimir Shahini bashkë me të vëllain, kanë hapur prej tre vitesh një dyqan të shitjes me pakicë të frutave dhe perimeve.  “Nuk është se fitoj ndonjë gjë të madhe, thjesht nxjerrim nga një rrogë për vete. Tregtimi i fruta-perimeve nuk ka leverdi, pasi ne, së pari kemi shumë firo, dhe se dyti konkurrenca është aq e fortë sa nuk mund të lëvizim me çmimet shumë,”- tha ai për Monitor.

Edhe për Saimirin, vendosja e TVSh-së do të ishte fundosje për biznesin e vogël. “Ne e hapim dyqanin herët në mëngjes dhe e mbyllim vonë në mbrëmje. Rrogat që nxjerrim janë të vogla, por kaq alternativa ka për t’u punësuar në Shqipëri”,- shtoi ai.

Kategoria e të vetëpunësuarve është më e brishta për t’u llogaritur për shkak se ata nxjerrin një pagë minimale dhe janë të pamësuar me procedurat e komplikuara administrative që do të sjellë futja në TVSH, për të cilin do të duhet të rrisin pagesat ndaj ekonomistëve.

Shqipëria është unike për nivelin e lartë të të vetëpunësuarve, që sipas INSTAT në vitin 2016 përbënin rreth 35% të totalit të të punësuarve në vend. Kjo normë është më e larta në Europë (pas nesh Greqia e ka 30%) dhe ndër më të lartat në botë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2016, rezulton se 41,2 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 34,9 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 23,9 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Në total, sipas të dhënave nga INSTAT rezulton se janë rreth 150 mijë persona janë të vetëpunësuar (pa përfshirë të vetëpunësuarit në sektorin bujqësor).

Biznesi, nxjerrim një pagë dhe jo fitime

Të intervistuarit për Monitor thonë se me aktivitetin që kanë çelur nuk bëhet fjalë që të nxjerrin fitime, por vetëm një rrogë modeste, nën 50 mijë lekë. Edhe në sondazhin e dytë të kryer në mars të këtij viti me bizneset që kishin mbyllur biznesin, një pjesë prej tyre u përgjigjën se do preferonin të ishin me pagë se sa me biznes, mirëpo nuk kishin alternativë tjetër.

Duket paradoksale, Ardit Nexhipi tha se e mbylli aktivitetin e tij, pasi kishte gjetur një punë më të mirë, me një pagë më të kënaqshme se fitimet që nxirrte nga biznesi i tij. Edhe Ilir Zoto, me aktivitet bar-kafe në kryeqytet, dha të njëjtën arsye për pezullimin e aktivitetit të tij.

“Nuk më leverdiste ta mbaja më. Tani punoj diku tjetër ku marr më shumë të ardhura se sa në biznesin që kisha, – tha ai gjatë intervistës.  Monitor

Tags: biznesiekonomiai vogelrrënojëTVSH

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
Klopp kemi shumë për të dhënë, Mourinho: Hedh në fushë 9 sulmues

Klopp kemi shumë për të dhënë, Mourinho: Hedh në fushë 9 sulmues

Si po e betonizon Rama dhe mafia e ndërtimit, bregdetin shqiptar

Si po e betonizon Rama dhe mafia e ndërtimit, bregdetin shqiptar

Liga e Kombeve, ja formati që do të ketë ky kompeticion

Liga e Kombeve, ja formati që do të ketë ky kompeticion







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com