Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Bizneset që rrezikojnë falimentimin nga rënia e konsumit

5 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Bizneset që rrezikojnë falimentimin nga rënia e konsumit

Në një intervistë të dhënë për Revistën Monitor eksperti fiskal, Ahmet Xhinishi, ka pohuar se biznesi I vogël është duke kaluar një situatë shumë të vështirë si pasojë e krizës që ka prodhuar pandemia.

Pavarësisht faktit se ka pasur rënie të blerjeve nga ana e konsumatorëve nga frika se mos do të ketë një mbyllje të dytë në muajin shkurt kur pati një rritje të rastve me Cov*d, ai gjithashtu shton se arsye të tjera janë edhe kostot e larta të qirasë, pagesat e siguracioneve dhe mungesa e subvencioneve nga shteti.

Ahmet Xhinishi, ekspert fiskal, pohoi për “Monitor” se për shkak të pasigurisë ekonomike, konsumatorët po frenojnë blerjet për shumë produkte. Tendenca është reflektuar me rënie të të ardhurave te biznesi i vogël. Krahasuar me 3-mujorin e parë të 2020-s, xhiroja ka rënë me 50%. Bizneset e shitjeve me pakicë të veshjeve, të produkteve industriale (siç janë tregtarët e Tregut Çam), dyqanet e bulmetit dhe kasapët e mishit janë më të prekurit.

“Xhiroja e bizneseve të vogla ka pësuar rënie të lartë, sidomos në 3-mujorin e parë të vitit 2021, pasi deri në fund të 2020-s, bizneset dhe konsumatorët u munduan të tresnin ‘dhjamin’. Deri në muajt e parë të vitit, kishte pritshmëri se situata do të përmirësohej, por u pa që ndryshimi nuk mund të ishte kaq i shpejtë dhe se kriza mund të zgjasë gjatë gjithë vitit. Në vitin 2020, sektori i ushqimeve arriti të ruajë nivelin e shitjeve dhe në muajt e karantinës pati rritje, por aktualisht është në stanjacion. Këto biznese po e ndiejnë që konsumatori nuk ka më çfarë të shpenzojë.

Restorantet kanë diversifikuar produktet, kanë filluar me shërbimet ‘catering’ apo ‘dilevery’. Nuk mund të bëhet krahasim për ecurinë e biznesit para COVID-19, pasi në periudhë pandemie kanë nisur shërbime të reja. Shërbimet që ofronin më parë kanë falimentuar.

Shumë biznese të vogla po përpiqen të mbijetojnë, por ka edhe shumë prej tyre që janë mbyllur, siç janë dyqanet e shitjes së veshjeve në rrugën ‘Myslim Shyri’. Arsyet janë kostot e larta të qirasë, pagesat e siguracioneve dhe mungesa e subvencioneve të shtetit. Biznesi i vogël përfitoi vetëm 3 paga. Në anën tjetër vihet re se dyqanet outlet (me veshje të përdorura firmato) kanë rritur investimet. Dikush ka zgjeruar biznesin, por edhe janë hapur dyqane të reja, duke tërhequr më shumë klientelë”, pohoi z. Xhinishi.

Burimi:Monitor

Tags: Bizneseekonomifalimentim

TË LIDHURA

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”
Politikë

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”
Politikë

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Next Post
Mes kaosit dhe shpresës, si nisi vaksinimi masiv!

Mes kaosit dhe shpresës, si nisi vaksinimi masiv!

Ekzemat, nga se shkaktohen dhe si kurohen. Si duhet të ruajmë fëmijët e vegjël

Ekzemat, nga se shkaktohen dhe si kurohen. Si duhet të ruajmë fëmijët e vegjël

Vetëvendosja si shpresë dhe një rezervë për “krejt dhe drejt”

Fatos Lubonja: Rrotacioni si mundësi për të marrë kthesën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

by mirseda
21:38 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar sot Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku...

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com