Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bizneset në “kolaps”, lista e borxhlinjve në tatime u zgjerua me 27% këtë vit

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bizneset në “kolaps”, lista e borxhlinjve në tatime u zgjerua me 27% këtë vit

Përgjysmimi i ritmeve të rritjes ekonomike, konsumi i dobët, kriza e zgjatur politike e kombinuar me një aksion antiinformalitet e kanë përkeqësuar më tej klimën e biznesit në vend gjatë këtij viti.

Lista e “zezë” e bizneseve në tatime që nuk shlyejnë në kohë detyrimet tatimore numëroi në fund të muajit gusht 27,915 biznese gjithsej. Vetëm në vitin 2019 u shtuan edhe 7640 biznese ose 27.4% më shumë, të cilat nuk arritën të paguanin në kohë detyrimet tatimore.

Nga shqyrtimi i listës e cila është e aksesueshme në web-in e tatimeve shihet se, gjatë muajve korrik dhe gusht 2019 pati një zgjerim më të shpejtë të bizneseve në borxh tatimor, çka përkon edhe me aksionin antiinformalitet.

Sipas ligjit të procedurave tatimore, ndaj këtyre bizneseve nis mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga lista.

Publikimi emrave të bizneseve që janë në borxh bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Sa herë që administrata tatimore konstaton se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, administrata tatimore i dërgon, me postë rekomande, një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor. Për njoftimin dhe kërkesën për të paguar, zbatohen afatet dhe procedurat e parashikuara në Ligjin e Procedurës Tatimore.

Administrata tatimore, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, mund të kërkojë pranë organeve kompetente ndalimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të administratorit, të personit juridik, ortakut dhe aksionarit të personit juridik apo individit tregtar, i cili ka detyrime të papaguara dhe ndalimin e transferimit jashtë shtetit të shumave të depozituara në llogaritë bankare, në emër të individit tregtar apo të shoqërisë tregtare, që ka detyrime të papaguara.

Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar, nëpërmjet një urdhri me shkrim, të lëshuar nga drejtori i drejtorisë rajonale, i kërkon çdo banke, ku tatimpaguesi ka llogari, të bllokojë llogaritë./Monitor

Tags: 27biznesetborxhlinjtëkolapstatimet

TË LIDHURA

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet
Aktualitet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini
Politikë

PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini

20:36 | 08/10/2025
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Fier, përplasen 2 automjete, të plagosurit dërgohen në spitalin Memorial

20:01 | 08/10/2025
Next Post
Takimi me delegacionin e Venecias, Ruçi zbardh detajet

Takimi me delegacionin e Venecias, Ruçi zbardh detajet

Dëshmia e Saimir Tahirit në Gjykatë, zbulon shkresën sekrete për ministren Kodheli

Dëshmia e Saimir Tahirit në Gjykatë, zbulon shkresën sekrete për ministren Kodheli

Pamjet skandaloze në Tiranë/ Mamaja shet trupin, shfrytëzon fëmijët si tutorë

Pamjet skandaloze në Tiranë/ Mamaja shet trupin, shfrytëzon fëmijët si tutorë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore
Bota

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

by mirseda
22:03 | 08/10/2025
0

Gjermania do t’u japë policëve të drejtën për të rrëzuar dronët që shkelin hapësirën ajrore, si ata...

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Të reja të fundit nga negociatat për Gazën/ Marrëveshja për paqe “mund të nënshkruhet nesër”

Të reja të fundit nga negociatat për Gazën/ Marrëveshja për paqe “mund të nënshkruhet nesër”

21:25 | 08/10/2025
Beogradi kundër dronëve kamikazë të Kosovës, Osmani: Vuçiç po sulmon pa turp Turqinë

Beogradi kundër dronëve kamikazë të Kosovës, Osmani: Vuçiç po sulmon pa turp Turqinë

21:20 | 08/10/2025
Vllaznia i sjell fat, Bylisi synon rikthimin te fitorja në kampionat

Vllaznia i sjell fat, Bylisi synon rikthimin te fitorja në kampionat

20:53 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com