Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Bizneset e vogla në vështirësi, bien shitjet dhe fitimet më 2018

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2018, ndërmarrjet e vogla vijojnë të raportojnë rënie të nivelit të shitjeve me një balancë neto negative prej -5.6% dhe ulje të fitimeve me 3.3%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë situata ka rezultuar pozitive për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, të cilat kanë shënuar balanca neto pozitive të shitjeve, respektivisht me +18.6% dhe +23.4%, në gjashtë mujorin e dytë në raport më të parin, por duke mbetur nën nivelet e një viti më parë.

Lidhur me pritshmëritë për nivelin e shitjeve të përgjithshme për gjashtëmujorin e ardhshëm, të tre grupet e ndërmarrjeve paraqiten optimiste, duke pritur një rritje të nivelit të shitjeve. Gjithsesi, subjektet janë shprehur më pak optimiste në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, veçanërisht në rastin e ndërmarrjeve të vogla.

Rezultatet ecin në mënyrë të ngjashme edhe për ndryshimin e rezultatit financiar në gjysmën e dytë të vitit 2018, duke ndjekur ecurinë e balancës së shitjeve të përgjithshme.

Kështu, ndërmarrjet e vogla vijojnë të vlerësojnë ulje të rezultatit financiar për gjashtëmujorin e dytë 2018, me një balancë neto negative -3.3%, por me ngushtim të kësaj balance në krahasim me periudhat e mëparshme.

Nga ana tjetër, ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha deklarojnë balanca pozitive të rezultatit financiar të tyre, respektivisht +13.4% dhe +21.7%, duke shënuar përmirësim krahasuar me periudhën e kaluar, por duke mbetur nën nivelet e deklaruara një vit më parë.

Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pozitive për të gjitha ndërmarrjet, pra në favor të një rezultati financiar më të lartë, por më pak optimiste se në gjashtëmujorin paraardhës. Ky rezultat shkon në të njëjtën linjë me pritshmëritë për ecurinë e shitjeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e dytë të vitit 2018, me përjashtim të ndërmarrjeve të vogla, dy grupet e tjera të ndërmarrjeve kanë shënuar balanca neto pozitive,- përkatësisht +11.0% për ato të mesme dhe +22.9% për ndërmarrjet e mëdha, duke mbështetur ecurinë e rezultatit financiar të tyre gjatë periudhës.

Për gjashtëmujorin e parë 2019 të gjitha ndërmarrjet presin një zgjerim të veprimtarisë së tyre, me një balancë neto pozitive. Në rastin e ndërmarrjeve të mëdha, pritjet për një zgjerim të veprimtarisë kanë qenë optimiste dhe në rritje gjatë tre vrojtimeve të fundit, ndërkohë që tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, pritjet paraqiten më pesimiste krahasuar me periudhën paraardhëse.

Pritshmëritë përgjithësisht pozitive të ndërmarrjeve të të gjitha madhësive, lidhur me shitjet, rezultatin financiar dhe zgjerimin e veprimtarisë së tyre, vijojnë dhënien e sinjaleve optimiste mbi ecurinë e veprimtarisë në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, por me një rritëm më të moderuar./Monitor

 

Tags: biznesetborxhetfatura

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Moti për sot, ja sa do variojnë temperaturat

Bebe Rexha pëson aksident (foto)

Përplasjet/ Rama paralajmëroi se s’mund të ketë negociata vetëm për Maqedoninë e Veriut







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com