Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Bizhuteri, para dhe makina luksoze, kapet shkodrani që “zhvati” Shijakun (Video + Emri)

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Bizhuteri, para dhe makina luksoze, kapet shkodrani që “zhvati” Shijakun (Video + Emri)

Fshiheshin pas të paktën 12 vjedhjeve të banesave nëpër Shijak, ndërsa gjatë një prej këtyre rasteve kërcënuan me armë edhe një 17-vjeçar. Bëhet fjalë për dy të rinj, një prej të cilëve përfundoi në pranga, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

I arrestuari është Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik.

20-vjeçari sipas policisë “ishte edhe person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”

Ndërsa në kërkim u shpall një 26-vjeçar me inicialle Z.N., edhe ky banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me suksese operacioni i koduar “Alfa”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes me thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut dhe gjithashtu kanë kanosur me armë një shtetas të mitur.

Dokumentohen 12 vjedhje banesash.

Sekuestrohen një automjet, vlera monetare si dhe mjetet e kryerjes së veprimtarisë kriminale si: doreza, kaçavida dhe pinca.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar operacionin e koduar ” Alfa”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• F. Sh, 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale” Vjedhja e kryer në bashkëpunim ” dhe” Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”.

Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.

Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.

Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një automjet tip Alfa -Romeo;
• vlera monetare në Euro dhe Lekë;
• mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.

Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera
” Vjedhje me dhunë “të kryera në rrethe të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Tags: bizhuterimakinaparaShijakun

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Bieta Sulo publikon portretin familjar: Të katërt të pandashëm

Bieta Sulo publikon portretin familjar: Të katërt të pandashëm

Nexhmije Pagarusha: Kur e dëgjoj Inva Mulën nuk mund të vij në vete!

Nexhmije Pagarusha: Kur e dëgjoj Inva Mulën nuk mund të vij në vete!

Letra që Bushi ia kishte dërguar Millosheviçit: Mos e prek Kosovën!

Letra që Bushi ia kishte dërguar Millosheviçit: Mos e prek Kosovën!







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com